Kryesore Show Biz
“Nuk do ta harxhoj kohën time me ty”/ Era Istrefi “çmend” këngëtarin britanik

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi po pozicionohet shumë mirë në tregun muzikor ndërkombëtar. Pas “Bon bon” të gjitha këngët e saj numërojnë me miliona klikime në kanalin muzikor Youtube.
Por përveç aspektit profesional, edhe jeta private po shkon shumë mirë për Erën. Era Istrefi dhe këngëtari britanik Julian Perreta vijojnë me ngacmimet e tyre në rrjetet sociale.
Së fundi Era ka promovuar këngën e re “Sayonara”, në tekstin e së cilës thuhet: “Nuk do të harxhoj kohën me ty!”
Këtë citat ka bërë ajo edhe në foton e fundit, ku i kthen përgjigje këngëtari:
“Ti mund ta harxhosh kohën time!”. Këngëtarja nuk e fsheh më lidhjen e saj romantike me Julian dhe tashmë publikon foto dhe video sa herë që janë bashkë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania