Kryesore Show Biz
“Prek qiellin me dorë”/ Këngëtarja shijon pushimet pas daljes nga qendra e rehabilitimit

Këngëtarja e famshme botërore Britney Spears është rikthyer fuqishëm pas problemeve mendore. Ajo i habiti të gjithë me ndryshimin e saj të jetesës pasi publikon shpesh foto dhe video teksa bënte ushtrime fizike.
Së bashku me mamanë e saj po shijonë pushimet në ishullin ‘Turks and Caicos’ dhe kanë ndarë me ndjekësit disa nga momentet më të bukura.
“Arrita në parajsë”, ka shkruar Britney në një nga postimet në ‘Instagram’. “Britney është shumë e emocionuar që është atje dhe është mahnitur kur ka parë se sa i bukur është hoteli, pishina dhe plazhi.
Ajo nuk mund t’i besonte syve dhe tha se ishte në parajsë. Nuk donte të largohej asnjëherë”. Britney dukej shumë e lumtur dhe gjatë gjithë kohës qëndronte me mamanë se saj në bregdet, duke biseduar.
Ajo gjithashtu është parë duke kërcyer, duke bërë yoga dhe duke kënduar. Kujtojmë se para se të shkonte me pushime me mamanë e saj, Britney ka pushuar me partnerin e saj, Sam Asghari.