Kryesore Show Biz
400 mijë dollarë për një ditëlindje/ Këngëtarja i bën dhuratën e “çmendur” vajzës 1-vjeçare

Vajza e reperes së famshme Cardi B dhe Offset mbush një vjeç muajin e ardhshëm dhe për këtë mami dhe babi kanë vendosur t’i bëjnë një dhuratë mjaft të shtrenjtë.
26-vjeçarja Cardi B së bashku me bashkëshortin e saj kanë vendosur të shpenzojnë plot 100.000 dollarë për t’i dhuruar të voglës së saj një varëse.
Ndërsa për festën e ditëlindjes reperët kanë zbuluar se do të shpenzojnë afërsisht gjysmë milioni, 400.000 dollarë.
“Po po nuk po gënjej, do të shpenzoj plot 400.00 dollarë për festën. E di që janë shumë por vetëm sepse është ditëlindja e parë e saj”,- është shprehur Cardi B në një nga statuset e saj në rrjetet sociale. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania