Kryesore Show Biz
“E di sa të shkurtra i ke”/ Komentuesja “prek” pikën e dobët të reperes

Reperja nga Kosova, Rina Balaj sapo ka publikuar këngën e saj më të re Qikat në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Adelina Ismaili.
Kënga ka rezultuar e suksesshme pasi vetëm në pak ditë ka arritur të grumbullojë 1.7 milionë klikime.
Mirëpo si një ndër persoanzhet më të komentuara në rrjetet sociale, Rina kritikohet shumë herë nga ndjekësit e saj.
Njëra prej tyre madje i ka dhënë një këshillë reperes duke shkruajtur:
“S’të kisha thënë që të përdorësh kaq shumë photoshop që ti zgjasësh këmbët se të kam parë live e di sa të shkurtra i ke zemër”, i shkruan fansja ndërkohë që Rina i jep përgjigjen epike.
“Dukshëm, por dukshëm ama këmbët e mia janë më të gjata se jeta jote” , i ka thënë Rina duke e lënë me gisht në gojë fansen.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania