Kryesore Show Biz
Flori dhe me diamante/ Rezarta Shkurta surprizohet nga bashkëshorti me dhuratën 10 mijë dollarëshe

Këngëtarja dhe fotografja Rezarta Shkurta, është tepër aktive në llogarinë e saj në Instagram ku veç fotove të punës që publikon, ajo poston edhe momente nga përditshmëria e saj me bashkëshortin Ermal Hoxha dhe vajzën e saj Hera.
Së fundmi ajo është surprizuar nga partneri i saj me një set bizhuterisht të markës luksoze “Cartier”, i cili është bërë i preferuari i shumë të famshmeve shqiptare si Lori Hoxha ose Adelina Tahiri.
“Dhuratë nga bashkëshorti”, shkruan Rezarta në postimin e saj në Instastory ku ndan gëzimin me të tjerët.
Por sipas një kërkimi të thjeshtë në internet kemi zbuluar se një byzylyk i florinjtë dhe me diamante si ky i Rezartës kushton minimumi 10 mijë dollarë, dhe gjithashtu unaza e të njëjtës markë është e artë dhe me diamante dhe kushton plot 3500 dollarë.