Connect with Us

Nga shtëpia e mbushur me trëndafila tek demi metalik/ Khloe Kardashian feston ditëlindjen e “çmendur”

Kryesore Show Biz

Nga shtëpia e mbushur me trëndafila tek demi metalik/ Khloe Kardashian feston ditëlindjen e “çmendur”

Publikuar

-

Khloe Kardashian, ylli i serialit “Keeping Up with the Kardashians”  feston sot ditëlindjen e saj dhe mbush plot 35 vjeç dhe në këtë ditë speciale nuk mund të mungonte një festë e organizuar në detaje.

Festa ishte në nivelet e saj më të larta dhe s’kishte si të ishte ndryshe, pasi ajo i ishte besuar Kylie Jenner. Kylie ishte kujdesur për çdo detaj dhe një nga elementet që binte në sy ishte demi metalik, i cili ka krijuar shumë atmosferë dhe duket se të gjithë janë argëtuar me të.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale motrat Kardashian e kanë sjellë festën shumë pranë ndjekësve dhe mund të themi se atmosfera ishte tipike e familjes së tyre.

Të pranishëm në ditëlindje kanë qenë personazhe të njohur të ekranit dhe jo vetëm dhe festimet kanë zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.

Trëndafilat dhe objektet me imazhin e Khloes ishin të vendosura kudo dhe qershia mbi tortë e festës ishte vogëlushja e saj, True. Ajo dhe nëna e saj ishin veshur me fustane të bardhë dhe dukeshin mjaft bukur.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: