Kryesore Show Biz
Vendim i papritur/ Eurovizion 2020 nuk do të mbahet në Amsterdam

Pas fitores së Duncan Laurence në festivalin e organizuar në Izrael, pritej që sipas traditës festivali i ardhshëm i Eurovision të zhvillohej në Amsterdam.
Por duket se nuk do të jetë kështu. Një vendim i papritur vjen nga Amsterdami ku thuhet se nuk do të jetë vendi që pritet të organizohet Eurovision Song Contest 2020.
Kryebashkiakja e Amsterdam Femke Halsema ka deklaruar se kryeqyteti holandez nuk do ta organizojë eventin pasi “Ziggo Dome” është i rezervuar dhe nuk do të lirohet as tetë javë para eventit.
Tashmë janë në garë 5 qytete të tjera të Holandës për të vendosur se ku do të zhvillohet festivali.
Rotterdam, Utrecht, Den Bosch, Arnhem dhe Maastricht janë qytetet që garojnë për të zhvilluar Eurovizionin dhe fituesi pritet të njoftohet përgjatë muajit gusht.