Life Style
Magjia e ujit të ftohtë/ Çfarë ndodh me flokët nëse e përdorni sa më shpesh

Vitet e fundit shumë shkencëtarë kanë konfirmuar se uji i ftohtë nuk është vetëm për t’u pirë, por mund të përdoret edhe për flokët. Mos shpenzoni para për produkte për volum ose për flokë më të shendetshem, thjesht ndryshoni temperaturën e ujit.
Benefitet e ujit të ftohtë janë:”Skalpi më i pastër. Uji i ftohtë mbyll poret e lëkurës së kokës, duke parandaluar futjen e papastërtive në brendësi. Kështu, pas çdo shpëlarjeje me ujë të ftohtë, do t’i ndiesh flokët dhe skalpin më të pastër.
Nuk ka më flokë të ngatërruar: Zakonisht flokët ngatërrohen ose prishin formën nëse i lan me ujë të nxehtë. Uji i ftohtë nuk u heq lagështirën flokëve, pra nuk i than plotësisht ata dhe nuk u heq të gjithë yndyrën natyrale. Kështu, më shumë lagështirë, më pak flokë të ngatërruar.
Ruan shkëlqimin, uji i ftohtë nuk i dëmton fijet e flokut, i bën ato të duken më të buta dhe më të shkëlqyeshme.