Connect with Us

Si të digjni yndyrën e tepërt në trup/ Ky smoothie do t’ju lërë pa “mend” me rezultatet

Kuriozitete

Si të digjni yndyrën e tepërt në trup/ Ky smoothie do t’ju lërë pa “mend” me rezultatet

Publikuar

-

Ka dhjetëra produkte në treg që premtojnë se ju ndihmojnë të humbni peshë, disa janë efektivë, të tjerë më pak. Gjëja e parë që duhet të bësh për të humbur peshë është padyshim të ndryshosh zakonet, sidomos ato të të ushqyerit.

Një mënyrë jetese e shëndetshme e kombinuar me konsumin e një smoothie natyral ju ndihmon të digjni dhjamin dhe të pastroni zorrën e trashë, si dhe ushqejnë trupin dhe nxisin tranzitin e zorrëve.

Smoothie natyral që ne sugjerojmë më poshtë ndihmon për të pastruar zorrën e trashë dhe për të aktivizuar djegien e yndyrës, në sajë të vlerave të pastrimit dhe detoksifikuese që kanë përbërësit e tij.

Përbërësit: 1 fetë ananas, 1 mollë jeshile, xheli i një gjetheje aloe vera, gjysma e një kastraveci, lëngu i një portokalli të madh.

Pritini të gjithë përbërësit në copa dhe grijini bashkë me lëkurën dhe një gotë me ujë të ftohtë, derisa të merrni një pije jo shumë të trashë. Konsumojeni dy herë në ditë për të pastruar zorrën e trashë, për të zvogëluar inflamacionin dhe për të aktivizuar djegien e dhjamit. /Burimi:Revista Psikologjia

Aktualitet

Ekspertët përhapin alarmin/ Për herë të parë, më shumë se 100 mijë specie në zhdukje

Publikuar

-

Për herë të parë, më shumë se 100 mijë specie janë në listën e kuqe të IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës), si të rrezikuara për tu zhdukur.

Këtë muaj u zbulua se më shumë se 9 mijë specie ishin shtuar në listë, duke e çuar totalin e këtyre gjallesave në 105 mijë e 732. Nga këto specie, më shumë se 28 mijë kafshë, pra gati 1 e treta e tyre. janë gati të zhdukura.

IUCN-ja, ka që në vitin 1964 që ruan statusin e kafshëve, inesekteve dhe bimëve në të gjithë botën. Këtë vit gjithsesi, aty ka më shumë kafshë se kurrë më parë. Drejtori i këtij institucioni, Dr. Grether Aguilar tha: “Me më shumë se 100 mijë gjallesa në listën e kuqe, konfirmohet fakti që njerëzit po e shfrytëzojnë në maksimim jetën e egër dhe gjallesat e egra. Duhet të zgjohemi dhe të kuptojmë që rujtja e diversitetit të natyrës është në interesin tonë, është shumë e rëndësishme që të arrijmë qëlliemt që i kemi vënë vetes.

Një nga gjallesat që i është shtuar listës është peshku që quhet “freshëater fish”, pra në shqip peshku i ujërave të ftohtë .

Ato gjenden në Japoni dhe Meksikë, por më shumë se gjysma e tyre në shtetin aziatik janë zhdukur, ndërkohë që në shtetin latin kanë mbetur vetëm 1 e treta e popullatës. Kjo vjen nga ndotja urbane dhe e agrikulturës, humbja e lumenjve me rrymë të ftohtë, peshkimi i pakontrolluar dhe shumë arsye të tjera. Një specialist i IUCN, William Darwell, për këtë lloj peshku që është drejt zhdukjes thotë: “Me 18 mijë peshq të këtij lloji të mbetur dhe me humbjen e tyre dramatike dhe të shpejtë në të gjithë botën, sidomos në Japoni dhe Meksikë, do të ketë pasoja të rënda për miliarda njerëz. Një ekosistem i tërë do të vujaë pasojat, ndërkohë që këto njerëz do të humbisnin një burim shumë të çmuar ushqimi dhe të ardhurash. Duhen marrë masa urgjentisht që ekosistemi ku ato jetojnë të ruhet dhe ti kthehet normalitetit.

Ndërkohë, 7 lloje të dnryshme primatësh janë afër zhdukjes totale, 6 prej të cilëve gjenden në Afrikën Perëndimore.

Prerja e pyjeve dhe gjuetia e paligjshme janë shkaku kryesor për humbjen e këytre popullatave. “Afrika Perëndimore është një nga zonat më të rëndësishem në botë, ku ruhen shunë specie, ndër to dhe primatët. Për ta ruajtur diversitetin e mrekullueshëm të primatëve në këtë regjion do të dojë krijimin e një zone të ruajtur, të menaxhuar më mrië se këto ekzistueset dhe që do t’i vlerësojë këto gjallesa më shumë se sa një burim ushqimi, apo ekoturizmi.“- shprehet Russ Mittermierier, një tjetër ekspert i intitutit IUCN.

Shtetet e ndryshme, bizneset dhe shoqëritë civile duhet të ndalojnë menjëherë shfrytëzimin, mbishfrytëzimin e natyrës dhe duhet të respektojnë komunitetet lokale të kafshëve apo njerëzve indigjenë, në mënyrë që e gjitha bota të ketë mundësinë e një jetese më të mirë. /Burimi:blitz.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fotot që nuk do humbasin kurrë në memorien tonë/ Njihuni me imazhet më të rëndësishme të historisë

Publikuar

-

Thonë se një foto vlen një mijë fjalë. Megjithatë, disa fotografi janë me vlerë të paktën një milion.

Edhe pse këto foto legjendare mund të njihen nga të gjithë, prapë ato vazhdojnë të na habisin sikur t’i shihnim për herë të parë.
Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme.
LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Shapka të akullta”/ Zgjidhja perfekte për temperaturat e nxehta, ja risia që po “çmend” njerëzit

Publikuar

-

Temperaturat e larta kanë pushtuar vendin dhe shumë njerëz zgjedhin pijet freskuese e ujin e ftohtë, për t’u freskuar sado pak.

Por nëse keni problem me këmbët e nxehta gjatë verës, në Amazon mund të gjeni zgjidhjen perfekte që do t’u shpëtojë nga ky makth.

Aty mund të gjeni pantofla “të akullta”, të cilat do t’i mbajnë të freskëta këmbët tuaja.Ato kushtojnë vetëm 15 dollarë dhe këto lloj shapkash janë të dizajnuara nga teknologjia “Contour Gel”, që do të thotë se ato qëndrojnë fleksibël në një temperaturë të ftohtë.Ato vendosen në frigorifer dhe e ruajnë ftohtësinë për disa orë.

“Këmbët të lodhura pas një dite të gjatë? Këto pantofla po ju presin! Rapid Relief Premium Reusable Cold Slippers shërbejnë si terapi e ftohtë për të ulur ënjtjen dhe në lehtësimin e dhimbjeve të këmbëve dhe normalizimin e temperaturës. Prodhuar me pëlhura premium, pantoflat t0na të freskëta janë të lehta për t’u përdorur. Gjithashtu ato janë të dizajnuara për të siguruar mbulim të plotë në pjesën e sipërme dhe të poshtme të këmbës “.
Përdoruesit janë shprehur mjaft të kënaqur nga rezultatet që kanë marrë nga përdorimi i këtyre shapkave të veçanta.

Një përdoruese u shpreh:

“Këto pantofla janë të mahnitshme. Në fund të një dite, pas një stërvitje të mirë, këmbët e mia futen në këti pantofla për një përtëritje të mahnitshme dhe freskuese! I vendos ato në frigorifer kur freskohem, në mënyrë që të jenë gati për ditën tjetër.”

 

 

Burimi: http://www.ladbible.com/news/uk-amazon-is-selling-reusable-ice-slippers-you-put-in-your-freezer-20190722

LEXO TE PLOTE