Connect with Us

“Unë e kam bërë atë dukeshën që është sot”/ Meghan Markle nuk e fton babain në pagëzimin e djalit, ja çfarë thotë ai

Kryesore Show Biz

“Unë e kam bërë atë dukeshën që është sot”/ Meghan Markle nuk e fton babain në pagëzimin e djalit, ja çfarë thotë ai

Publikuar

-

Mbrëmjen e djeshme në pallatin mbretëror u organizua eventi më i rëndësishëm për fëmijët e familjes mbretërore, ku Meghan dhe Harry pagëzuan djalin e tyre Archie por sipas mediave babai i Meghan Markle-it, Thomas, nuk ishte i ftuar përsëri në këtë gëzim familjar.

74- vjeçari reagoi pas ceremonisë së djeshme në një deklaratë për “DailyMail”, ku u shpreh:

“Më kanë pyetur nëse do të më kishte pëlqyer të shkoja në Britani për të parë tim nip teksa pagëzohet… Unë kam qenë ndihmës i priftit kur isha 12, pjestar i konfirmuar i kishës së Mbretëreshës kur isha 14 dhe Archie është nipi im, kështu që sigurisht që do ta kisha shijuar shumë të isha atje gjatë bekimit, i uroj Archie-t dhe prindërve të tij shëndet dhe lumturi.”

Siç dihet, në vite marrëdhënia e Meghan-it me të atin, Thomas Markle, nuk ka qenë aspak tipike baba- bijë. Ndoshta sepse pasi Meghan doli publikisht me Harry-n, babai i saj nuk u përmbajt aspak në deklaratat publike, Dukesha e Sussex-it vendosi t’i ftohë marrëdhëniet me babain, së paku publikisht.

Burimet thonë se pallati i Sussex-it i ka vendosur kusht Thomas-it se nëse do të shkelë atje për të parë nipin apo vajzën e vet, duhet të sillet mirë kur flet për të në media. E në fakt, ka ca muaj që Thomas rri goxha urtë. Edhe ky reagim qe goxha diplomatik, nëse e krahasojmë me atë që tha dy vite më parë për Meghan-in:

“…nuk do të ishte asgjë pa mua. Unë e kam bërë atë dukeshën që është sot. Çdo gjë që është Meghan sot, është prej meje.”

“Ajo as që më flet sot, a ka më të ftohtë sesa kaq?”

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: