Connect with Us

“Nuk më kanë dhënë lekët”/Jonida Maliqi ‘shpërthen’ ndaj RTSH

Kryesore Show Biz

“Nuk më kanë dhënë lekët”/Jonida Maliqi ‘shpërthen’ ndaj RTSH

Publikuar

-

Në muajin maj këngëtarja e njohur shqiptare Jonida Maliqi performoi me këngën “Ktheju Tokes” në Eurovizion, Izrael, pasi u shpall fituese e Festivalit të Këngës.

Por në intervistën e fundit të Jonida Maliqit, si e ftuar në emisionin “Treshat” në Vizion Plus, këngëtarja u shpreh se jo vetëm nuk është paguar ende nga institucioni organizues i Festivalit të Këngës, Radiotelevizioni Publik Shqiptar, por faktin se duhet të merrte një pagesë e ka mësuar nga kolegët të cilët janë shpallur fitues para saj.

“Ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para”.

Jonida Maliqi tha se nëse do të ketë para për të marrë do t’i marrë patjetër.

Nuk është hera e parë që Jonida Maliqi shprehet hapur në lidhje me financimin nga ana e RTSH- së sa i takon fituesit të Festivalit të Këngës.

Në shkurt, në një intervistë për “City Radio”, ajo u shpreh se fondet për performancën e Shqipërisë në Eurovision janë të pamjaftueshme. Për këtë, ajo u shpreh se iu desh të trokiste vetë në dyert e sipërmarrësve shqiptarë për të siguruar të ardhura.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: