Connect with Us

“Trajtim çnjerëzor”/ Reperët e famshëm “bojkotojnë” Suedinë, ja çfarë ka ndodhur

Kryesore Show Biz

“Trajtim çnjerëzor”/ Reperët e famshëm “bojkotojnë” Suedinë, ja çfarë ka ndodhur

Publikuar

-

Pas një videoje e cila u bë virale ku dukej reperi A$AP Rocky duke u bërë pjesë e një sherri të madh gjatë vizitës në Stokholm, Suedi në fund të qershorit, kolegët e tij janë tërbuar me vendimin e policisë.

Që nga incidenti reperi u arrestua, videoja grumbulloi mijëra klikime në mediat sociale, dhe reperët e tjerë po bojkotojnë Suedinë, pas trajtimit çnjerezor që thuhet se po i bëhet reperit.

Prokurorët thonë se arrestimi i ish-të dashurit të modeles Kendall Jenner, erdhi pas një përleshjeje në kryeqytetin e Stokholmit, ku ai ishte duke performuar në një festival të quajtur Smash.

Në një video, që është publikuar në internet, shihet teksa ASAP Rocky dhunon një tjetër mashkull duke e qëlluar me grushte.

Por reperi gjithashtu ka publikuar videot e tij në mediat sociale, për të cilat thonë se janë bërë para sherrit, në momentin kur personi në fjalë po e ndiqte.

A$AP shkoi vullnetarisht në rajonin e policisë për të folur për atë që ndodhi. TMZ raportoi se ai u arrestua “menjëherë” dhe se ambasada amerikane nuk u njoftua, gjë që është krejtësisht kundër protokollit.

Menjëherë pas kësaj, një gjykatë suedeze urdhëroi që ai të mbahej për dy javë në paraburgim sepse ata mendojnë se ai përbën rrezik.

Mediat shkruajnë se A$AP është trajtuar shumë keq, duke u ushqyer me një mollë në ditë.

Reperit gjithashtu i është mohuar lirimi me kusht, sipas gazetës suedeze Dagens Nyheter.

Ambasada suedeze në Uashington D.C është përfshirë, por është e paqartë se çfarë po bëjnë saktësisht. Sipas avokatit të A$AP, kjo betejë ligjore i ka kushtuar atij 1 milion dollarë deri më tani dhe mund të “shënojë fundin e karrierës së tij”.

Nëse ai dënohet, rrezikon 6 vjet burg!

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE
" "

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: