Connect with Us

“Nuk jam më djali i kancerit”/ 11 vjeçari “prek” jurinë dhe publikun me historinë e trishtë

Kryesore Show Biz

“Nuk jam më djali i kancerit”/ 11 vjeçari “prek” jurinë dhe publikun me historinë e trishtë

Publikuar

-

Tyler Butler Figueroa, 11 vjeç ka befasuar jurinë dhe publikun me historinë e trishtë të jetës së tij.

11 vjeçari është bërë pjesë e talent showt më të ndjekur në botë “America’s Got Talent” duke shfaqur talentin e tij në violinë.

I pyetur mbi pasionin e tij, Tyler ka rrëfyer se ky pasion erdhi si pasojë e talljeve nga shokët e tij pasi për shkak të leucemisë i kishin rënë flokët. Shokët i largoheshin duke i thënë  se “kanceri i tij ishte ngjitës”. Ndaj për të harruar të gjitha këto, 11 vjeçari kishte gjetur ngushëllim tek violina.

“Kur luaj në violinë, më ndihmon të harroj gjërat e këqija”, tregoi Tyler.

Talenti 11-vjeçar tregoi se ai nuk donte të ishte më djali me kancer, kështu u bë djali që i bie violinës.

E megjithëse nëna e tij ishte e habitur me zgjedhjen e të birit për të luajtur violinën, pasi asnjë pjesëtar i familjes së tyre nuk i kishte rënë kurrë ndonjë instrumenti muzikor, kur e pa se sa i lumtur ishte i biri, ajo vendosi ta mbështeste.

Tyler ishte diagnostikuar me kancer kur ishte 4 vjeç e gjysmë, e tani katër vjet më vonë, ai e ka mposhtur sëmundjen edhe bulizmin e ushtruar ndaj tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE
" "

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kryesore Show Biz

“Portale që ja punojnë vëllezërve të tyre”/ Lajmi “fake” i tërmetit, reagojnë ashpër Flor Binaj dhe Elton Deda

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme, një lajm “fake” që thonte se një tërmet me një magnitudë prej 6 ballësh në orën 23:30,  ngriti në këmbë gjithë Tiranën. Lajmi u përgënjeshtrua menjëherë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa dy gazetarët u shoqëruan në polici. E gjithë situata shqetësoi mijëra qytetarë, mes të cilëve edhe aktorin Florian Binaj por edhe […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: