Connect with Us

Cilët janë më të mirët dhe më tinëzarët? Zbuloni si renditen shenjat e zodiakut

Kuriozitete

Cilët janë më të mirët dhe më tinëzarët? Zbuloni si renditen shenjat e zodiakut

Publikuar

-

nuk jane si duken horoskop

12 shenjat e zodiakut nuk janë aq të mire dhe naivë sa duken. Më poshtë do të zbuloni renditjen e tyre dhe do të zbuloni cila shenjë mban “kupën” si më tinëzarja.

Shigjetari

Shigjetari në krye të listës nuk duhet t’iu habisë. Të lindurit në këtë shenjë janë më naivët e gjithë zodiakut, ata që besojnë më shumë, aq sa ndonjëherë rrezikojnë t’i bëjnë për ”budallenj”. Ndryshoni para se të jetë vonë.

Dashi

Dashi është një tjetër shenjë që mund të manipulohet lehtë. Ka një zemër të madhe, është i mirë dhe përpiqet t’u gjendet pranë njerëzve kur kanë nevojë për ndihmën e tij. Kjo gjë i bën ata më të pambrojtur dhe të manipulueshëm.

Demi

Demi, më shumë se naiv, është i zhytur në mendime, i qetë dhe një vëzhgues i kujdesshëm. Ai shpesh quhet naiv, sepse nuk ndërhyn në konflikte, por e vërteta është se atij nuk i bëhet vonë për debatet.

Peshqit

Peshqit janë njerëz të ndikueshëm, ndoshta nga të parët në renditje. Ata janë të kushtëzuar nga emocionet dhe njerëzit të cilëve u besojnë.

Luani

Luani është një nga shenjat që arrin të bëjë kompromise. Është pjesërisht naiv, por jo shumë. Në disa drejtime, ai është i ndikuar nga të tjerët, por në raste të rralla, nëse zbulon se ata po tallen me të, ai nxjerr kthetrat.

Peshorja

Peshorja është dukshëm e ashpër dhe e ngurtë, por është vetëm në dukje. Avantazhi i Peshores është se arrin të dalë mirë nga çdo marrëdhënie apo situatë. Avantazhet e të qenit tinëzare apo jo?

Bricjapi

Me Bricjapin nuk do të jeni në gjendje të luani pisët. Më shumë se shenjë e zgjuar, është racionale. Nëse vendos diçka në kokë i vë pikë, nuk ka asnjë mënyrë për ta bërë të ndryshojë mendjen. Shfaqet si person i ftohtë që sheh punën e vet, por mos e ngacmoni.

Ujori

Ujori është një nga ato shenja që i pëlqen të shohë punën e vet, por nëse është i interesuar për diçka, ai do të bëjë gjithçka që mundet, për të arritur atë që dëshiron. Duhet të bëni kujdes ndaj njerëzve të kësaj shenje se janë hileqarë të frikshëm.

Akrepi

Akrepi është ai që besohet të jetë më i mençuri dhe më dinaku nga të gjithë, por jo. “Dinakëria” shpesh e shtyn të bëjë gabime dhe lëvizje pa kuptim. Megjithatë, ai është një tinëzar i madh dhe plot keqdashje.

Virgjëresha

Është një shenjë tjetër që duhet mbajtur nën kontroll. Ka një kapacitet të madh për nuhatje, e kupton kur diçka është e gabuar dhe e di se si të përballojë situatën. Virgjëresha nuk është aq e ëmbël sa duket. Di se si të jetë e pamëshirshme.

Gaforrja

Gaforrja është e dyta në renditje e shenjave më ziliqare. Ka një kapacitet të jashtëzakonshëm për manipulim. Me sytë e tyre të ëmbël ata dinë të bëjnë që dikush të bjerë në këmbët e tyre. Janë mbrojtës të mirë dhe të kujdesshëm.

Binjakët

Pa dyshim, binjakët janë shenja më inteligjente, por edhe tinëzare e gjithë zodiakut. Gjithmonë kanë përgjigjen gati. Janë padyshim më manipuluesit dhe më të fuqishmit e 12 shenjave. Ata kanë një ambicie shumë të zhvilluar dhe nëse duan diçka, nuk i pengon dot askush.

Aktualitet

Ekspertët përhapin alarmin/ Për herë të parë, më shumë se 100 mijë specie në zhdukje

Publikuar

-

Për herë të parë, më shumë se 100 mijë specie janë në listën e kuqe të IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës), si të rrezikuara për tu zhdukur.

Këtë muaj u zbulua se më shumë se 9 mijë specie ishin shtuar në listë, duke e çuar totalin e këtyre gjallesave në 105 mijë e 732. Nga këto specie, më shumë se 28 mijë kafshë, pra gati 1 e treta e tyre. janë gati të zhdukura.

IUCN-ja, ka që në vitin 1964 që ruan statusin e kafshëve, inesekteve dhe bimëve në të gjithë botën. Këtë vit gjithsesi, aty ka më shumë kafshë se kurrë më parë. Drejtori i këtij institucioni, Dr. Grether Aguilar tha: “Me më shumë se 100 mijë gjallesa në listën e kuqe, konfirmohet fakti që njerëzit po e shfrytëzojnë në maksimim jetën e egër dhe gjallesat e egra. Duhet të zgjohemi dhe të kuptojmë që rujtja e diversitetit të natyrës është në interesin tonë, është shumë e rëndësishme që të arrijmë qëlliemt që i kemi vënë vetes.

Një nga gjallesat që i është shtuar listës është peshku që quhet “freshëater fish”, pra në shqip peshku i ujërave të ftohtë .

Ato gjenden në Japoni dhe Meksikë, por më shumë se gjysma e tyre në shtetin aziatik janë zhdukur, ndërkohë që në shtetin latin kanë mbetur vetëm 1 e treta e popullatës. Kjo vjen nga ndotja urbane dhe e agrikulturës, humbja e lumenjve me rrymë të ftohtë, peshkimi i pakontrolluar dhe shumë arsye të tjera. Një specialist i IUCN, William Darwell, për këtë lloj peshku që është drejt zhdukjes thotë: “Me 18 mijë peshq të këtij lloji të mbetur dhe me humbjen e tyre dramatike dhe të shpejtë në të gjithë botën, sidomos në Japoni dhe Meksikë, do të ketë pasoja të rënda për miliarda njerëz. Një ekosistem i tërë do të vujaë pasojat, ndërkohë që këto njerëz do të humbisnin një burim shumë të çmuar ushqimi dhe të ardhurash. Duhen marrë masa urgjentisht që ekosistemi ku ato jetojnë të ruhet dhe ti kthehet normalitetit.

Ndërkohë, 7 lloje të dnryshme primatësh janë afër zhdukjes totale, 6 prej të cilëve gjenden në Afrikën Perëndimore.

Prerja e pyjeve dhe gjuetia e paligjshme janë shkaku kryesor për humbjen e këytre popullatave. “Afrika Perëndimore është një nga zonat më të rëndësishem në botë, ku ruhen shunë specie, ndër to dhe primatët. Për ta ruajtur diversitetin e mrekullueshëm të primatëve në këtë regjion do të dojë krijimin e një zone të ruajtur, të menaxhuar më mrië se këto ekzistueset dhe që do t’i vlerësojë këto gjallesa më shumë se sa një burim ushqimi, apo ekoturizmi.“- shprehet Russ Mittermierier, një tjetër ekspert i intitutit IUCN.

Shtetet e ndryshme, bizneset dhe shoqëritë civile duhet të ndalojnë menjëherë shfrytëzimin, mbishfrytëzimin e natyrës dhe duhet të respektojnë komunitetet lokale të kafshëve apo njerëzve indigjenë, në mënyrë që e gjitha bota të ketë mundësinë e një jetese më të mirë. /Burimi:blitz.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fotot që nuk do humbasin kurrë në memorien tonë/ Njihuni me imazhet më të rëndësishme të historisë

Publikuar

-

Thonë se një foto vlen një mijë fjalë. Megjithatë, disa fotografi janë me vlerë të paktën një milion.

Edhe pse këto foto legjendare mund të njihen nga të gjithë, prapë ato vazhdojnë të na habisin sikur t’i shihnim për herë të parë.
Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme.
LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Shapka të akullta”/ Zgjidhja perfekte për temperaturat e nxehta, ja risia që po “çmend” njerëzit

Publikuar

-

Temperaturat e larta kanë pushtuar vendin dhe shumë njerëz zgjedhin pijet freskuese e ujin e ftohtë, për t’u freskuar sado pak.

Por nëse keni problem me këmbët e nxehta gjatë verës, në Amazon mund të gjeni zgjidhjen perfekte që do t’u shpëtojë nga ky makth.

Aty mund të gjeni pantofla “të akullta”, të cilat do t’i mbajnë të freskëta këmbët tuaja.Ato kushtojnë vetëm 15 dollarë dhe këto lloj shapkash janë të dizajnuara nga teknologjia “Contour Gel”, që do të thotë se ato qëndrojnë fleksibël në një temperaturë të ftohtë.Ato vendosen në frigorifer dhe e ruajnë ftohtësinë për disa orë.

“Këmbët të lodhura pas një dite të gjatë? Këto pantofla po ju presin! Rapid Relief Premium Reusable Cold Slippers shërbejnë si terapi e ftohtë për të ulur ënjtjen dhe në lehtësimin e dhimbjeve të këmbëve dhe normalizimin e temperaturës. Prodhuar me pëlhura premium, pantoflat t0na të freskëta janë të lehta për t’u përdorur. Gjithashtu ato janë të dizajnuara për të siguruar mbulim të plotë në pjesën e sipërme dhe të poshtme të këmbës “.
Përdoruesit janë shprehur mjaft të kënaqur nga rezultatet që kanë marrë nga përdorimi i këtyre shapkave të veçanta.

Një përdoruese u shpreh:

“Këto pantofla janë të mahnitshme. Në fund të një dite, pas një stërvitje të mirë, këmbët e mia futen në këti pantofla për një përtëritje të mahnitshme dhe freskuese! I vendos ato në frigorifer kur freskohem, në mënyrë që të jenë gati për ditën tjetër.”

 

 

Burimi: http://www.ladbible.com/news/uk-amazon-is-selling-reusable-ice-slippers-you-put-in-your-freezer-20190722

LEXO TE PLOTE