Connect with Us

“Duhet të mësosh si ta duash veten”/ Irina Shayk flet për herë të parë pas ndarjes nga Bradley Cooper

Kryesore Show Biz

“Duhet të mësosh si ta duash veten”/ Irina Shayk flet për herë të parë pas ndarjes nga Bradley Cooper

Publikuar

-

Pas një muaji të gjatë me “thashetheme” se modelja seksi Irina Shayk është ndarë nga aktori Bradley Cooper, ajo është shfaqur në kopertinën e Harper’s Bazaar për intervistën e saj të parë ku duket mjaft në formë, por insiston se nuk është perfekte:

“Kam ditë ku lëkura ime është keq dhe ku flokët e mi janë keq. Ndonjëherë nuk dukem si modele. Jam thjesht një njeri human.”

Shayk ka folur edhe për vëmendjen publike për ndarjen e saj nga Bradley, duke e cilësuar si kuriozitet.

“Mendoj se janë thjesht qeniet njerëzore: nëse nuk mundesh ta kesh, dëshiron ta kesh. Nëse ka një perde që të pengon, do ta hapësh perden. Është kuriozitet besoj. Por a besoj unë te martesa? Po, sigurisht. Nuk jam ai lloj personi që është kundër saj.”

Irina është mama e një vajze 2 vjeçare me të cilën ndan këtë filozofi prindërimi:

“Duhet të jesh vërtetë vetvetja për fëmijët, përndryshe po jeton në një gënjeshtër. Më thuaj një arsye pse, thjesht sepse je një mama, duhet të veshësh një fund më të gjatë. Jo! Unë nuk besoj te kjo. Realisht nuk besoj. Pse duhet ta ndryshosh atë çfarë je apo çfarë ndihesh thjesht sepse bëhesh mama? Më thuaj pse, më thuaj një arsye! Nuk besoj fare te kjo.”

“Unë kam pasur menaxherë që më thonin “Oh, duhet të presësh flokët, të heqësh paruken”. Dhe përgjigja ime ishte “Kjo nuk do ndodhë.” Duhet të dish se çfarë do dhe t’i qëndrosh besnike vendimeve të tua. Njerëzit do të thonë “Je shumë e dobët, je shumë e shëndoshë.” Duhet të mësosh si ta duash veten dhe të jesh rehat nën lëkurën tënde.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: