Connect with Us

Ushqimet ju japin efekte negative në trup? Zbuloni se në çfarë orari duhet t’i konsumoni

Life Style

Ushqimet ju japin efekte negative në trup? Zbuloni se në çfarë orari duhet t’i konsumoni

Publikuar

-

Ndodh shpesh herë që ushqimet që ju konsumoni t’ju shkaktojnë fryrje ose efekte negative në ditet në vijim. Por çdo gjë e ka një rregull dhe “BrightSide” ka publikuar oraret se kur duhet t’i konsumoni ushqimet më të përdorura në kuzhinë.

1-Qumështi

Shumica e njerëzve e nisin ditën me një gotë qumësht në mëngjes, por ai është i vështirë për t’u tretur në orët e para të ditës. Do të ishte më e shëndetshme nëse përdoret në mbrëmje përpara se të flini.

2-Kafja

Një filxhan kafe është i nevojshme për të nisur ditën, por është i dëmshëm nëse përdoret në orët e para të mëngjesit. Diçka e tillë ndodh sepse trupi prodhon kortizol pasi ju zgjoheni dhe ky proçes nuk duhet prishur.

3-Sheqeri

Ndonëse duhet të qëndroni gjithnjë larg sheqerit dhe ushqimeve që e përmbajnë, ndonjëherë nuk mund ti rezistoni tundimit. Ato duhen përdorur pas vaktit të të ngrënit.

4-Bananet

Bananet janë një frut mjaft i mirë për të nisur mëngjesin. Megjithatë nëse ato konsumohen me stomakun bosh do të shkaktonin ulje të energjisë suaj. Ato duhen ngrënë në orën 10 të paradites dhe jo në orën 8.

5-Orizi

Orizi është më i shëndetshëm nëse përdoret në drekë sepse metabolizmi juaj funksionon me shpejt në ato orë.

6-Mishi

Mishi është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe vitaminës B, por e rëndon sistemin tuaj tretës. Prandaj është e nevojshme të mënjanoni përdorimin e tij përpara mbrëmjes. Mishi duhet ngrënë 3 orë përpara se ju të shtriheni për të fjetur.

7-Arrat

Arrat përmbajnë kalori dhe yndyrna të nevojshme për trupin e njeriut, por nëse i përdorni më tepër seç duhet do të shkaktonin probleme të tretjes dhe do prishte regjimin e gjumit. Ato duhen përdorur në mëngjes ose midis vakteve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Horoskopi javor sipas astrologut të famshëm italian/ Zbuloni surprizat që ju presin

Publikuar

-

Nga

Dashi Java fillon pozitivisht dhe mbështetet nga një qiell i mirë . Hëna dhe Venusi i favorshëm do të lejojnë përmirësime të vogla. Sipas horoskopit Paolo Fox ju jeni ndër shenjat e pasigurta të zodiakut në këtë fazë dhe duhet të mendoni për ndryshime për të ardhmen e afërt por është gjithashtu e nevojshme të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nesër në serialin “Lule të vetmuara”/ Gokhan i propozon për martesë Xhemresë

Publikuar

-

Nga

Neriman dyshon se Seher e gënjen për punën e saj të dytë. Zejno ia vë syrin Serkanit dhe nuk heq dorë derisa ta bëjë për vete. Mesude nuk ndahet dot nga Kemali dhe gjen sërish arsye për ta takuar. Kader shet xhaketën dhe këpucët e saj për të fituar para me të cilat telefonon të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

10 arsyet pse seksi është i mirë për trupin dhe trurin

Publikuar

-

Nga

1. Seksi lëshon kimikate që lehtësojnë dhimbjen Endorfinat janë qetësuesit natyralë të trupit. Gjatë seksit, endorfinat përmbytin trupin dhe trurin, duke lehtësuar çdo siklet. Për disa njerëz, mund të kurojë një dhimbje koke . Kjo mund të jetë për shkak të endorfinave, ose lëshimit të serotoninës neurotransmetuese, gjë që ju bën të ndjeheni të lumtur. […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: