Kryesore Show Biz
“Ndyrësira!”/ Elton Deda shpërthen ndaj të rinjve që dëmtuan bustin e Françesk Radit

Ditën e sotme një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Tiranë, ku dy të rinj kanë dëmtuar bustin e këngëtarit të ndjerë Françesk Radit.
Video u bë virale dhe menjëherë pas kësaj reagoi kantautori i njohur shqiptar Elton Deda.
Deda ka shpërndarë videon me të rinjtë duke i fyer e quajtur ndyrësira dhe se kanë nëvojë për riedukim.
“Ndyrësira! Duhet pashaportizim për Tirone! Vetëm riedukimi ju bën derman. Ndyrësira si ju na bën të na marrë malli për kohën e qoftëlargut!’, shkruan kantautori.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania