Kryesore Show Biz
“Kur këndon ajo, më dhëmbin veshët”/ Bashkëpunimi me Luana Vjollcën, fansat “kritikojnë” Faydee

Tre ditë më parë këngëtari i njohur me famë ndërkombëtare Faydee publikoi bashkëpunimin e tij më të fundit me Luana Vjollcën me titull “Yalla Habibi”, i cili ka arritur miliona klikime.
Por Faydee është kritikuar nga fansat në llogarinë e tij në Instagram pasi shumë prej tyre shprehen se Luana nuk është zgjedhja më e mirë e mundshme që ai ka bërë.
“Zëri i Faydee është i mrekullueshëm dhe i bukur por kur këndon ajo, më dhembin veshët.”,- shkruan dikush.
“E dua muzikën tënde, por kjo nuk ishte artistja më e mirë shqiptare me të cilën mund të bashkëpunoje.”
“Kënga do të ishte shumë më mirë pa zërin e saj. Faydee është një artisti mrekullueshëm dhe nuk e kuptoj se çfarë e shtyu të bashkëpunonte me të.”
“Çfarë po bën? Ajo nuk është këngëtare. Më vjen keq për ty. Thjesht pri pjesët ku ajo këndon dhe dëgjoje.”
Edhe pse shumë prej fansve të tij nuk kanë qenë dakort me bashkëpunimin, sërish shprehen se e pëlqejnë muzikën e tij.