Connect with Us

Ëndërroni sikur jeni shtatzënë? Ja kuptimi i saj dhe çfarë thonë ekspertët

Kuriozitete

Ëndërroni sikur jeni shtatzënë? Ja kuptimi i saj dhe çfarë thonë ekspertët

Publikuar

-

Shumë gra dhe vajza “ankohen” shpesh se shikojnë ëndrra sikur janë shtatzënë apo kanë sjellë në jetë një fëmijë dhe janë frikësuar.Në fakt, ëndrrat nuk janë më shumë se një rrjetë e ngatërruar emocionesh dhe kujtimesh që truri juaj i ka regjistruar. S’ka rëndësi se çfarë ëndërroni, por sesi i interpretoni ëndrrat tuaja. Bebet në ëndërr mund të kenë domethënien e një jete të re, një lidhjeje të re apo çfarëdo gjëje tjetër e re që do të nisë.

Por sipas studimeve të shumta, gjithçka që ju shihni në ëndërr lidhet me trurin tuaj. Lajmi i mirë për të gjitha ato që nuk duan një shtatzëni, është se ëndrrat nuk janë profetike. Me shumë mundësi, shtatzëninë e keni çuar nëpërmend gjatë ditës apo e keni përmendur gjatë një bisede, ndaj ju është shfaqur në ëndërr.

Ëndrra sikur je shtatzënë mund të lidhet me atë çfarë ti mendon për shtatzëninë, dëshirën apo frikën nga ajo.

Nëse ti thellë-thellë dëshiron që të jesh shtatzënë, dëshirat e tua fillojnë të të shfaqen në ëndërr. E njëjta gjë ndodh nëse ti i frikësohesh shtatzënisë. Truri yt e ushqen vazhdimisht frikën ndaj saj, saqë diçka të tillë e sheh edhe në ëndërr.

Ëndrrat mund të lidhen edhe me një kujtim të një shtatzënie të shkuar tënden apo të dikujt tjetër. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe nëse ha një ushqim për të cilin kishe shumë neps në shtatzëni. Automatikisht ndërgjegjia jote është kujtuar për atë kohë dhe mund të ta shfaqë edhe në ëndërr.

Është e mundur që shtatzënia në ëndërr të mos ketë fare lidhje me fëmijët dhe barkun e rrumbullakosur në të vërtetë. Ti mund të jesh duke sjellë në jetë një projekt të ri dhe truri yt e proçeson ndryshe këtë informacion në ëndërr; si një bebush që po vjen në jetë kur në fakt është vetëm një projekt.

Gjithashtu, femrave u ndodh të shohin në ëndërr sikur po ushqejnë një fëmijë me gji dhe kjo mund të ndodhë për shkak se ju po jepni gjithçka në projektin tuaj të ri apo që të arrini një synim që i keni vënë vetes.

Por ne aspektin negativ, kjo mund të shpjegohet si dikush që po ju merr energjitë apo po ju përdor. Kjo mund të jetë një mënyrë sesi truri juaj e koncepton këtë.

Burimi:http://www.dreammoods.com/dreamthemes/pregnancy-dream-symbols.htm

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kuriozitete

FOTOT-Si është zbukuruar ndër vite “Shtëpia e Bardhë” për Krishtlindjet/ Publikohen fotot nga arkiva

Publikuar

-

Nga

Dhjetori është muaji ku të gjithë shtëpitë në të gjithë Amerikën janë të zbukuruara për festat e fundvitit. Sigurisht që edhe shtëpia më e famshme si ajo e Presidentit, “Shtëpia e Bardhë”, nuk përbën përjashtim. “Shtëpia e Bardhë” është zbukuruar për festat e fundvitit që nga koha e John dhe Abigail Adams në vitin 1800 […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kuriozitete

Trendi që përfshiu dhe ushqimet/ 10 produktet më të preferuara të dekadës së fundit

Publikuar

-

Nga

Ashtu si shumica e tregjeve, industria ushqimore është në ndryshim të preferencës së konsumatorit, veçanërisht në botën e sotme virale. Gjatë dhjetë viteve të fundit ka patur shumë risi në ushqim ku përfshihen tost me avokado dhe ëmbëlsirat e ndryshme shumëngjyrëshe. Nga çajrat dhe kafetë deri tek ëmbëlsirat e përpunuara, këtu janë tendencat ushqimore që […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kuriozitete

8 mitet rreth gjumit që dëmtojnë shëndetin/ Ja veprimet që nuk duhet të bëni para se të flini

Publikuar

-

Nga

1/3 e jetës njerëzit e kalojnë në gjumë. Përveç kësaj gjumi ka mbetur ende një dukuri misterioze. Gjithsesi ne dimë që gjumi është i lidhur ngushtë me mirëqenien tonë, humorin dhe shëndetin. Një natë me një gjumë të keq do t’iu bëjë të ndiheni tejet i lodhur ende pa nisur ditën. Por privimi kronik i […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kuriozitete

VIDEO- Një bukuri e jashtëzakonshme/ Ky është një nga destinacionet më mahnitëse

Publikuar

-

Nga

Liqeni Barracuda ose liqeni Luluyuan  është kthyer në një nga vendet më të bukura në botë. Ky liqen ndodhet në ishullin Coron në Filipine. Është i njohur për termoklinën e tij, pasi e ndryshon disa herë temperaturën e trupit nën ujë. Liqeni përmban të dy llojet e ujërave, të ëmbël dhe të kripur. Gjithashtu është […]

LEXO TE PLOTE