Kryesore Show Biz
“Ajo është shumë e veçantë për mua”/ Jo më unaza, ky është propozimi më “cool” që keni parë ndonjëherë

Një dentist 30-vjeçar nga Kalispell, Montana, Joel Booth nuk donte të ishte i “zakonshëm” me traditën e unazës gjatë propozimit dhe solli me vete një ‘armë’ të fuqishme, një qenush ‘golden retriever’ 9-javësh.
28-vjeçarja ishte përgatitur për foto në çift dhe nuk e priste fare që të merrte një propozim për martesë.
Kadie tregon:
Kur u ktheva u habita se e pashë duke mbajtur në dorë një këlysh golden retriever, pyetja që më erdhi në mend ishte se i kujt mund të ishte.”
Por, më pas ajo kuptoi se qenushi mbante në qafë një shkrim që lexonte: Kadie a do të martohesh me mua?
Kuptohet, që pas qenushit atë e priste edhe një unazë.
Joel u ul në gjunjë, nxori unazën dhe i propozoi.
Booth shtoi:
Kadie është shumë e veçantë për mua dhe doja që të bëja diçka të veçantë për të, në mënyrë që të mos e harronte.”