Connect with Us

Lojëra Olimpike ndryshe nga të tjerat/ Njihuni me robotët që do të mirëpresin njerëzit në “Tokyo 2020”

Life Style

Lojëra Olimpike ndryshe nga të tjerat/ Njihuni me robotët që do të mirëpresin njerëzit në “Tokyo 2020”

Publikuar

-

Mesa duket teknologjia do të “pushtojë” edhe lojërat Olimpike të vitit 2020. Këtë herë ndryshe nga të tjerat, të gjithë pjesëmarrësit dhe atletët do të mirëpriten nga robotët.

Dy robotë do të vendosen në hyrje e vendit ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike dhe do të orientojnë njerëzit se ku të ulen. Ndërsa dy të tjerë do të transmetojnë live për të gjithë ata të cilët e kanë të pamundur të shikojnë eventin, duke i dhënë të gjithëve një eksperiencë të paharrueshme të teknologjisë së ‘’Tokio 2020’’.

Robotët e quajtur Mirakova dhe Maskota do të përshëndesin dhe do të shtrëngojnë duart me sportistët e Lojërave Olimpike.

Robotët do të bëjnë dhe punë të tjera. Ata kanë të instaluara kamera të montuara në ballin e tyre të cilat janë programuar për të njohur mimikat e njerëzve, nëse sipas robotëve njerëzit do të kenë nevojë për ndonjë gjë, roboti do t’ju afrohet për ti ofruar ndihmë.

Në eventin Tokyo 2020 do të ketë dhe makina elektrike inteligjente të cilat do të ndihmojnë njerëzit me aftësi të kufizuara, për ti transportuar dhe ulur në vendet e tyre përkatëse.

Shteti japonez tashmë ka kohë që ka filluar përgatitjet për këto lojëra ndërkombëtare. E veçanta e këtyre përgatitjeve është se në dallim nga vendet e tjera ku më parë ishin mbajtur Lojërat Olimpike, Japonia është duke dhënë maksimumin që punimet për këto lojëra të mos shkaktojë ndotje të ambientit.

Kjo do të jetë hera e dytë që Tokio organizon Lojërat Olimpike. Kryeqyteti japonez ka qenë për herë të parë organizator i ngjarjes më të madhe sportive në vitin 1964.

Burimi:https://www.digitaltrends.com/cars/toyota-shows-off-mascot-robots-and-tiny-autonomous-car-for-tokyo-olympics/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

9 veprimet e turpshme që nuk duhet të bëni në vendet e huaja

Publikuar

-

Nga

Thënia e vjetër, “Kur jeni në Romë, bëni siç bëjnë romakët”, vazhdon të jetë e vërtetë kudoKur udhëtoni në një shtet tjetër, duhet të tregoni kujdes dhe të mësoni të gjitha gjërat që duhet të bëni dhe nuk duhet të bëni. Është më shumë e përshtatshme të dini ato që nuk duhet të bëni në […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Partnerë perfekt/ 7 arsyet pse meshkujt gjermanë janë idealët për vajzat

Publikuar

-

Nga

Përkufizimi i burrit ideal ndryshon nga një vend në tjetrin, por ka disa cilësi të ngjashme që shumica e grave i shohin jashtëzakonisht të dëshirueshme. Shpatullat e gjera, trup i gjatë dhe një stil të bukur veshje  janë disa prej tipareve që gratë shikojnë dhe pëlqejnë tek një mashkull. Por më e rëndësishmja, dëshirojnë dikë […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Janë gati të nisin një jetë të re/ Këto janë shenjat më aventureske të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Shigjetari Shigjetari e adhuron të vizitojë vende të reja dhe të përjetojë eksperienca të reja. E jetojnë jetën si të ishte dita e fundit. Të vizitosh vende të reja për ta do të thotë të testosh durimin dhe kjo u vlen në jetën e tyre. Binjakët Do të sillte shumë përfitime në jetën e binjakëve […]

LEXO TE PLOTE