Connect with Us

Jo vetëm problem estetik/ Çfarë i shkakton venat varikoze dhe si të shpëtoni prej tyre

Life Style

Jo vetëm problem estetik/ Çfarë i shkakton venat varikoze dhe si të shpëtoni prej tyre

Publikuar

-

Studimet kanë treguar se të paktën 20% e të rriturve do të përballen me problemin e venave varikoze në një periudhë të jetës së tyrë. Ndonëse përgjithësisht është më i përhapur si problem te të moshuarit, nuk përjashtohen as rastet e të rinjve. Venat varikoze, të njohura si variçe, prekin më shumë gratë sesa burrat.

VENA MERIMANGË

Venat janë struktura pak të dobëta dhe për shkak të mungesës së mureve mbrojtës zgjerohen nga presioni i ushtruar nga qarkullimi i gjakut. Kujtojmë qê venat merimangë quhen venat në formë gjarpëruese që mund të jenë në ngjyrë blu, të gjelbër ose vjollcë. Të ngjashme me rrjetin e merimangës, vena të tilla janë të dukshme në sipërfaqen e lëkurës, por nuk janë të ngritura dhe të dhimbshme si variçet.

Venat varikoze nuk janë thjesht një problem estetik, por mund të paralajmërojnë dëmtime të rrezikshme si: mpikjsa e gjakut, ënjtje e këmbvëve, trompozë etj.

VENA VARIKOZE

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e variçeve

– Gjenetika
– Qëndrimi për shumë gjatë në këmbë (përmendim këtu profesioni si mësuesit, mjekët, parukierët, shitësit etj)
– Mbipesha
– Ndikimet hormonale gjatë pubertetit, shtatzënisë dhe menopauzës

Masat parandaluese

– Ecja e vazhdueshme
– Aktivitet fizik (ushtrime, not, ngjitje e shkallëve)
– Ushtrime për këmbët (gjatë ditës, ngrihuni në majë të gishtave të këmbës dhe pastaj uluni poshtë).

Trajtimi

Variçet trajtohen në mënyra të ndryshme, duke filluar nga metoda më e vjetër që është kirurgjia, e deri te trajtimi termik e skleroterapia. Po kështu, mund të trajtohen në kushte shtëpie, sigurisht si një masë parandaluese ose së paku lehtësuese.

1. Farat e domateve

Pjesa e brendshme e domates bën efektin e aspirinës dhe nëse e aplikoni çdo ditë në variçet tuaja do të parandaloni zhvillimin apo përkeqësimin e tyre. Lyejini këmbët rreth 4 herë në ditë për të paktën 2 muaj me radhë.

2. Vaj ulliri

Mes qindra përfitimeve që marrim nga vaji i ullirit, roli i tij si anti-inflamator është posaçerisht për kurimin e variçeve. Në përbërje të tij ka vitaminë E, minerale dhe Omega 3.

3. Limon, hurdhë dhe vaj ulliri

Merrni disa thelpinj dhe shtypini derisa të kthehen në formë mase. Pastaj hidhni pak vaj ulliri dhe limon. Lërini për 10-12 orë dhe më pas me anën e një pambuku aplikojeni në atë zonë 2 herë në ditë për të paktën 1 muaj.

4. Lakra

Lakra ndihmon gjithashtu në përmirësimin dhe forcimin e venave. Merrni 3 shtresa të saj dhe vendosini në një blender. Me lëngun që do të përftohet lyejini këmbët 3 herë në ditë.

5. Majdanoz dhe ujë trëndafili

Merrni një dorë majdanoz dhe vendoseni në një tigan. Shtoni pak ujë aty dhe lërini të ziejnë për 5 minuta. Hiqeni nga soba, mbulojeni dhe lëreni ashtu derisa të ftohet pak. Merrni lëngun e lëshuar nga majdanozi dhe miksojeni me ujin e trëndafilit. Me pambuk lyeni zonën më të dukshme me variçe për rreth 2 herë në ditë për disa muaj. Më pas shpëlajeni këmbën me ujë të vakët./Burimi:Agroweb

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

I keni gjykuar gabim/ 4 mitet rreth shenjës së Gaforres që duhet të dini patjetër

Publikuar

-

Nga

1-Gaforret janë shumë të ndjeshme dhe ndonjëherë nuk luftojnë dot dhe në betejat që krijojnë vetë. Shumë njerëz gabojnë kur ua marrin për dobësi ndjeshmërinë dhe keqardhjen, por nuk do të thotë që kjo nuk është e vërtetë. Gaforret janë jashtëzakonisht elastikë dhe të aftë të merren me çdo lloj situate sepse në një farë […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Urrejnë të mërzisin të tjerët/ 5 shenjat e horoskopit që i mbajnë problemet për vete

Publikuar

-

Nga

Peshorja Njerëzit që i përkasin kësaj shenje horoskopi i shmangin gjithnjë konflikteve sidomos me partnerët e tyre, kështu që ata ripërtypin pakënaqësitë e tyre. Më pas ata mërziten për këtë. Kjo nuk ndodh shpesh por kur ndodh shpërthejnë në emocione dhe bëhen të papërmbajtshëm. Peshqit Peshqit janë nga ata që nuk u pëlqen të lëndojnë […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

E thonë psikologët/ 8 mitet për një martesë të lumtur që nuk duhet t’i injoroni

Publikuar

-

Nga

Shoqërisë sonë i është dashur të krijojë rregulla për mënyrën se si të kemi një martesë të lumtur. Disa psikologë tregojnë se në kemi krijuar kaq shumë mite të cilat realisht kanë ndikuar në balancimin e marrëdhënieve. Në këtë artikull ju do të mësoni disa prek këtyre miteve dhe me shumë mundësi do të keni […]

LEXO TE PLOTE