Kryesore Show Biz
I shpëtoi jetën/ Këngëtarja e njohur nuk e mban fjalën, sherr me shoqen e fëmijërisë

Rreth dy vite më parë, këngëtarja e njohur Selena Gomez, iu nënshtrua një operacioni të vështirë ku tregoi se shoqja e saj më e ngushtë Francia Raisa i kishte shpëtuar jetën, pasi i kishte dhuruar veshkën e saj.
Mirëpo, dy vite pas këtij gjesti emocionues, Selena nuk i flet më shoqes së saj të ngushtë. Mediat e huaja kanë treguar se Francia i kishte tërhequr disa herë vërejtjen Selenës që të bënte kujdes me shëndetin pas operacionit, por Selena s’ja kishte vënë veshin.
Pas operimit, Selena i kishte premtuar asaj se s’do ta tepronte me alkool-in, por nuk e kishte mbajtur fjalën.
Për këtë arsye vajzat kanë debatuar dhe Selena ka ndërprerë kontaktet me mikeshën e saj të fëmijërisë.
Sipas burimeve pranë këngëtares, ajo ishte lodhur duke u ndjerë borxhlie ndaj Francia-s, ndaj kishte vendosur ta largonte nga jeta e saj.