Life Style
Nga zbardhja e dhëmbeve tek një lëkurë e butë/ Njihuni me benefitet e sodës së bukës

E keni menduar ndonjëherë se sa lehtë mund të ndryshoni pamjen tuaj pa shpenzuar shumë para për produktet e bukurisë? Soda e bukës është ajo që mund t’ju vijë në ndihmë duke ju dhënë rezultate të mrekullueshme për trupin.
Nga kujdesi i fytyrës apo higjenës personale deri në substancë pastruese, këto më poshtë janë “mrekullitë” që soda e bukës bën për ne.
-Zbardhon dhëmbët
Soda e bukës është një zgjidhje e vjetër që është përdorur me efikasitet të lartë për të zbardhur dhëmbët e verdhë. Megjithatë, ajo ka natyrë gërryese (alkaline) që con në heqjen e smaltit të dhëmbëve, por gjithashtu heq njollat dhe pllakat bakteriale të dhëmbëve. Nëse limoni përzihet me sodën e bukës, duke qënë se ai ka natyrë acide, bën që kalciumi që është i pranishëm në dhëmbët tuaj të zbërthehet. Kalciumi i pranishëm në smaltin e dhëmbëve tuaj ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve.
-Me sodën mund të bëhet një deodorant natyral
Një nga përdorimet kryesore të sodes se bukes në kuzhinë është të eliminojë aromat e këqija. Kjo ndodh sepse është në gjendje të neutralizojë acidet dhe bazat, gjë që e bën atë një mundësi të shkëlqyeshme për t’u përdorur për të bërë një deodorant natyral.
Lufton aknet:
Soda e bukës është një ilaç efektiv kundër akneve. Duhet të përgatisni një pastë me ujë dhe të aplikoni direkt në akne ose puçrra të fytyrës për t’i hequr qafe.
Mban thonjt të shëndetshëm:
Përzieni sodën e bukës me një pastë që mund të aplikoni në thonjtë tuaj. Më pas lani thonjtë dhe duart. Do të vëreni se ata do të duken më mirë dhe do të jenë më të shëndetshëm.
Për lëkurë të shëndetshme:
Soda e bukës është jashtëzakonisht e mirë edhe për lëkurën, kështu që nëse keni probleme me thatësinë e lëkurës së trupit, atëherë soda e bukës mund t’ju ndihmojë.
Zbut lëkurën:
Nëse lëkura juaj e duarve dhe këmbëve është e thatë, përdorni një përzierje të sodës së bukës me ujë dhe sapun për t’i bërë masazh, pastaj lajeni me ujë të ngrohtë. Kjo do të hidratojë lëkurën tuaj.
Flokë të shëndetshëm dhe të pastër:
Shampot që ne përdorim, nuk janë aq të mira sa reklamohen. Ata zakonisht përmbajnë kimikate që dëmtojnë kokën dhe flokët. Megjithatë, soda e bukës do të mbajë flokët tuaja të shëndetshme. Vetëm sigurohuni që ta përdorni atë vetëm një herë në muaj, pasi nivelet e pH të sodës së bukës janë të larta./Burimi:agroweb