Connect with Us

“Tmerri” nga gërhitja/ Si të “shpëtoni” me anë të metodave natyrale

Life Style

“Tmerri” nga gërhitja/ Si të “shpëtoni” me anë të metodave natyrale

Publikuar

-

Askush nuk dëshiron t’i dëgjojë tingujt torturues të gërhitjes ndaj ne kemi përmbledhur për ju disa metoda krejt natyrale, pa shumë shpenzime që do t’ju ndihmojnë t’i mbani zhurmat nën kontroll.

1. Merrni vitaminë C

Vitamina C ndihmon në përmirësimin e sistemit imunitar dhe atë të frymëmarrjes. Një nga shkaqet kryesore të gërhitjes është bllokimi i rrugëve të ajrit prej sinuseve, gjë që na shtyn të hapim gojën dhe uvula të lëkundet. Duke konsumuar vazhdimisht vitaminë C do të mund t’i pastroni mirë e mirë sinuset. Hani sa më shumë brokoli, speca të kuq apo ananas. Përpara se të shkoni për të fjetur shtrydhi 1- 2 kokrra portokall.

2. Përmirësoni dietën ushqimore

Për të ulur inflamacionin brenda trupit tuaj pasurojeni dietën me enzima dhe antioksidantë. Shmangni produktet e bulmetit si dhe racionet e mëdha para gjumit. Mundohuni nga ana tjetër të konsumoni sa më pak alkool, duhan, çokollata, ushqime të procesuara etj.

3. Çdo mbrëmje mos harroni këtë lëng magjik

Ky ilaç ka përbërës natyralë që do t’ju ndihmojnë të pastroni mykun e gojës dhe të rrisni sistemin imunitar. Përbërësit:

2 karrota

2 mollë

¼ limon

1 fetë xhinxher

1 filxhan lëng portokalli

Futini në një shtrydhës frutash dhe pijen konsumojeni pak orë para se të flini./Burimi:revistapsikologjia

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

I keni gjykuar gabim/ 4 mitet rreth shenjës së Gaforres që duhet të dini patjetër

Publikuar

-

Nga

1-Gaforret janë shumë të ndjeshme dhe ndonjëherë nuk luftojnë dot dhe në betejat që krijojnë vetë. Shumë njerëz gabojnë kur ua marrin për dobësi ndjeshmërinë dhe keqardhjen, por nuk do të thotë që kjo nuk është e vërtetë. Gaforret janë jashtëzakonisht elastikë dhe të aftë të merren me çdo lloj situate sepse në një farë […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Urrejnë të mërzisin të tjerët/ 5 shenjat e horoskopit që i mbajnë problemet për vete

Publikuar

-

Nga

Peshorja Njerëzit që i përkasin kësaj shenje horoskopi i shmangin gjithnjë konflikteve sidomos me partnerët e tyre, kështu që ata ripërtypin pakënaqësitë e tyre. Më pas ata mërziten për këtë. Kjo nuk ndodh shpesh por kur ndodh shpërthejnë në emocione dhe bëhen të papërmbajtshëm. Peshqit Peshqit janë nga ata që nuk u pëlqen të lëndojnë […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

E thonë psikologët/ 8 mitet për një martesë të lumtur që nuk duhet t’i injoroni

Publikuar

-

Nga

Shoqërisë sonë i është dashur të krijojë rregulla për mënyrën se si të kemi një martesë të lumtur. Disa psikologë tregojnë se në kemi krijuar kaq shumë mite të cilat realisht kanë ndikuar në balancimin e marrëdhënieve. Në këtë artikull ju do të mësoni disa prek këtyre miteve dhe me shumë mundësi do të keni […]

LEXO TE PLOTE