Connect with Us

Temperatura të nxehta dhe lodhje/ Ja çfarë duhet të konsumoni nëse jeni shtatzënë në këtë stinë

Life Style

Temperatura të nxehta dhe lodhje/ Ja çfarë duhet të konsumoni nëse jeni shtatzënë në këtë stinë

Publikuar

-

Nëse jeni shtatzënë, ideja e një vere të mbushur me ushqime zgare me siguri që ju bën të djersiteni. Epo, ka një lajm të mirë për të gjitha nënat në pritje të ëmbël: moti i nxehtë mund të jetë i pakëndshëm dhe të shkaktojë lodhje tek ju, por vjen me një bollëk frutash dhe perimesh të freskëta që janë freskuese dhe që përmbajnë lëndë ushqyese thelbësore për shëndetin tuaj dhe të foshnjën që mbani në bark.

Për më tepër, ushqimet e stinës ju mbajnë të ngopura dhe të hidratuara gjatë muajve të ngrohtë. Pra, stina e verës është në të vërtetë koha e përsosur për t’i mbushur vaktet tuaja me ushqime më të shëndetshme dhe me më shumë vlera ushqyese. Për t’ju ndihmuar të përfitoni sa më shumë nga tryeza juaj gjatë verës, ne kemi përpiluar një listë të ushqimeve që duhet të konsumoni gjatë muajve të pritjes që përkojnë me stinën e nxehtë.

Këto janë 10 ushqimet verore që duhet të hajë çdo grua shtatzënë:

Mikrojeshillëqet janë pjesë e familjes së ushqimeve me gjethe jeshile. Ato janë të shijshme, të gjithanshme dhe ushqyese. Ky grup ushqimesh përmban Vitaminë C dhe E (antioksidantë), të cilat do t’ju ndihmojnë të përforconi imunitetin gjatë shtatëzanisë. Një nga mënyrat më të mira për të konsumuar mikrojeshillëqet është integrimi i tyre brenda ose mbi ushqimet e tjera që konsumoni gjatë ditës. Ato janë të holla dhe të lehta për tu futur në një sanduiç, një omëletë apo edhe në një pite.

Shalqiri është fruti perfekt për sezonin e verës dhe shuarjen e etjes si dhe për aftësitë e jashtëzakonshme hidratuese. Shalqiri mund të shërbejë si një vakt i shkëlqyeshëm i ndërmjetëm që do t’ju bëjë të ndjeheni freskët, kur të jetë shumë nxehtë dhe të jeni djersitur. Uji i shalqirit është gjithashtu një pije popullore për tu konsumuar pas një seance stërvitjeje ose pas një ecjeje në natyrë.

Veza e zier është një mënyrë e lehtë, më e lehta për të konsumuar proteina. Ndonjëherë një omëletë ose një vezë syze ka tendencë të ndihet më e rëndë në organizëm dhe madje mund të duket si shumë e mundimshme për tu përgatitur dhe gjëja e fundit që dëshironi të bëni është të qënroni përpara një furre të nxehtë. Vezët e ziera janë gjithashtu të gjithanshme për tu kombinuar me ushqime të tjera. Me to, ju mund të krijoni një sallatë ose të bëni një sanduiç me sallatë e vezë. Ato do t’ju ofrojnë proteina dhe mikronutrientë të tjerë që janë thelbësorë gjatë shtatzanisë.

Familja e manaferrave janë të preferuarat e këtij sezoni dhe janë të përsosura për t’u ëmbëlsuar, duke i hedhur sipër një tasi me kos, apo edhe t’i hani vetëm. Në verë, ka shumë mundësi për të zgjedhur: luleshtrydhe, mjedër, boronica dhe manaferra. Ato janë plot me antioksidantë dhe fibra, të cilat mund të ju ndihmojnë të luftoni kapsllëkun gjatë periudhës së shtatzanisë. Plus, nëse tashmë keni një fëmijë të vogël në shtëpi, mund të mblidhni luleshtrydhe, që është një veprimtari popullore në muajt e verës.

Kosi është një nga mënyrat më të mira për të filluar ditën. Është një ushqim me shumë vlera dhe siguron një sasi të mirë proteinash, sigurisht. Por është gjithashtu i shijshëm e freskues, i përkryer për muajt e nxehtë të verës. Për më tepër, është i mbushur me yndyrna të shëndetshme, që do të thotë se do të ndjeheni të ngopura për një periudhë më të gjatë kohore. Mund ta përzieni me tërshërë, ta lini gjatë natës dhe ta nisni ditën me të!

Kastraveci ka një përmbajtje shumë të lartë uji dhe siguron një efekt freskues për të gjithë trupin tuaj, përfshirë edhe sytë! Nëse jeni prekur nga alergjitë dhe pagjumësia, të cilat vazhdojnë deri në fund të shtatzënisë, konsumi i kastravecit do t’ju ndihmojë shumë. Kështu që konsumojeni vetëm, në sallatë, sanduiç, ose të ndarë në copa hidheni në shishen tuaj të ujit.

Nenexhiku është një tjetër shtesë e shkëlqyeshme për ujin, pasi siguron gjithashtu një efekt freskues duke aktivizuar receptorët në lëkurën tonë. Mund ta shtoni në ujë ose të konsumoni produkte miqësore me nenexhikun për t’ju ndihmuar të qëndroni të freskëta për periudha më të gjata kohore.

Domatet janë një nga ushqimet kryesore të verës. Ato janë të shijshëm dhe tejet të gjithanshme. Ju mund të bëni një supë të ftohtë me to, mund t’i shtoni në sallata të ndryshme, ose t’i hani dhe vetëm me kripë. Jo vetëm që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më të freskuara, por konsumimi i likopenit, një element i kuq i ndritshëm që mund të gjendet edhe te karota, mund të ndihmojë në parandalimin e djegies nga dielli. Megjithatë, ngrënia e domateve nuk duhet të jetë një justifikim për tu qëndruar në diell për periudha të gjata kohore.Kur jeni shtatzënë, duhet të kufizoni ekspozimin tuaj në diell dhe natyrisht të aplikoni krem mbrojtës disa herë në ditë.

Qershitë janë fruti i sezonit të verës dhe ofrojnë disa përfitime shëndetësore. Në të vërtetë, ato janë një “depo” për vitamina, minerale, proteina, hekur dhe kalcium. Ato forcojnë sistemin tuaj imunitar, përmirësojnë shëndetin e trurit të të fetusit tuaj, lehtësojnë ënjtjen dhe inflamacionin dhe madje ju ndihmojnë për një gjumë më të mirë. Prandaj, nëse disi ndjeheni sikur keni pak vend bosh në bark, rrëmbeni një grusht qershi dhe përfitoni nga vetitë e shumta që ato kanë.

Kungulli i njomë është një nga perimet më hidratuese të disponueshme për ne, dhe ata janë të lehtë për t’u përfshirë në shumë receta: nga sallatat tek makaronat. Ata janë gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i folateve, kaliumit, dhe vitaminave A dhe C, të gjitha këto janë thelbësore për shëndetin prenatal. /Burimi:pernënat.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Kafshë surrealiste dhe peisazhe mahnitëse/ 9 fotot mbresëlënëse të natyrës që duken si piktura

Publikuar

-

Nga

“BrightSide” ka sjellë në vëmendje disa imazhe nga e gjithë bota, ku tregon se natyra është aq mbresëlënëse sa që shumë peizazhe, kafshë dhe struktura natyrore duken surrealiste ,  si piktura.

Sidoqoftë, këto imazhe janë reale dhe janë kapur me një aparat fotografik.

 

 

LEXO TE PLOTE

Fashion

Do t’i adhuroni/ Zbuloni dizajnin më “in” të thonjve të këtij sezoni

Publikuar

-

Nga

Ditët e verës po përfundojnë dhe thonjtë me ngjyra të hapura nuk mund të “përdoren” më. Këtë vjeshtë modelet e reja të thonjve do t’ju mahnisin me stilin dhe ngjyrat e forta.

Për më tepër më lart do të shikoni një fotogaleri me thonjtë më in pr sezonin e vjeshts.

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Studimi/Një gjumë i keq natën, dëmton rëndë kujtesën dhe gjendjen emocionale

Publikuar

-

Nga

pasojat e fshehta te pagjumesise

Filozofi i Mesjetës, Toma Akuini shkroi dikur se “pikëllimi mund të lehtësohet nga një gjumë i mire”. Sot shkencëtarët po konstatojnë, se ai nuk ishte shumë larg të vërtetës. Një studim i publikuar muajin e shkuar në revistën “Current Biology”, tregon se një gjumë i keq gjatë natës – konkretisht një gjumi i shqetësuar, me lëvizjen e shpejtë të syve (faza REM) – ndikon negativisht në funksionin e trurit, përfshirë edhe punën e amigdalës. 

Ajo është një bërthamë me madhësinë e një bajameje, e vendosur thellë brenda lobeve temporale të trurit, dhe është përgjegjës për konsolidimin e kujtimeve për mësimin afatgjatë, si dhe përpunimin dhe ruajtjen e kujtimeve të lidhura me ngjarje që shkaktojnë emocione të forta, si pikëllimi, sikleti, frika dhe ankthi. 

Pas zgjimit nga gjumi, vullnetarët në studim që përjetuan një lloj gjumi të ndërprerë REM, ishin më reaguas ndaj ngjarjeve emocionale të një dite më parë, sesa individët që kishin pushuar më mirë, të cilët i etiketuan ngjarjet e një dite më parë si të një rëndësie më të vogël emocionale, nga sa mendonin në fillim.

Ne kemi qenë prej kohësh të vetëdijshëm, se një gjumë i mirë sjell një gjendje më të mirë mendore dhe shpirtërore, rrit përqendrimin dhe forcon aftësinë gjykuese. Ndërkohë, shkenca ka vërtetuar se gjumi luan një rol jetik në ruajtjen e kujtesës. Ajo që ne nuk e kemi ditur qartë, të paktën deri më tani, është se si këto procese të gjumit dhe kujtesës, janë të lidhura potencialisht mes tyre, dhe se si një ndikim negativ tek njëri, shkakton një ndikim mbi tjetrin. 

Autorët e studimit, thonë se edhe një natë e vetme privimi nga gjumi, mund të shkaktojë prodhimin e beta-amiloidit, një produkt metabolik që grumbullohet në strukturat e trurit, përfshirë edhe amigdalën, që rregullon gjendjen shpirtërore, emocionet, kujtesën etj dhe aftësinë për të mësuar, dhe që ndikon në zhvillimin ose jo të sëmundjes së Alzheimerit. 

Amigdalat ruajnë shtigjet nervore deri në hipotalamus, që rregullon sisteme të rëndësishme biologjike, siç është gjumi, cikli menstrual dhe ritmi cirkadian, dhe ato bashkëveprojnë me hipokampusin, një përbërës kryesor në përpunimin e kujtesës. 

Në fakt, qarqet nervore që lidhin hipokampusin në rajone të tjera të trurit, konsiderohen si një “depo” për ruajtjen e kujtimeve episodike, konkretisht ngjarjeve, vendndodhjes së tyre dhe emocioneve që lidhen me to. Që kujtesa jonë të funksionojë siç duhet, duhet të ndodhin tre procese jetike:

Përvetësimi:të mësuarit, ose të përjetuarit e diçkaje të re

Konsolidimi:integrimi i informacionit të ri në tru

Ndërmendja:Qasja tek informacioni, pasi ai është ruajtur

Përvetësimi dhe ndërmendja ndodhin kur dikush është zgjuar; ndërsa konsolidimi kur njeriu është në gjumë. Kur jemi zgjuar, truri reagon ndaj stimujve të jashtëm, dhe kodon kujtime të reja, që në atë moment janë të paqëndrueshme dhe i nënshtrohen harresës. Gjatë gjumit truri ka një ekspozim më të vogël ndaj stimujve të jashtëm, prandaj siguron kushte optimale për konsolidimin e kujtesës, e cila forcon dhe integron memorjen e re në rrjetet ekzistuese të njohurive.

Dikur, ekspertët mendonin se gjumi thjesht mbronte kujtesën nga ndërhyrjet e stimujve të jashtëm. Tashmë e dimë që REM dhe gjumi i ngadaltë (SWS), kanë role më aktive në konsolidimin e kujtesës, me lloje të ndryshme të kujtimeve që përpunohen gjatë fazave të ndryshme të gjumit. 

Një studim i publikuar vitin e shkuar , tregon se një natë pa gjumë mund të dëmtojë kujtesën në vendin e punës, çka është e rëndësishme për arsyetimin dhe planifikimin. Për të shmangur këtë gjë, ja cilat jnë disa nga këshillat për përmirësimin e sasisë dhe cilësisë së gjumit:

Nëse ushtroheni fizikisht, bëjeni këtë më herët gjatë ditës, dhe jo pak orë para gjumit.

Ulni ose shmangni stimuluesit si kafeina gjatë pasditeve të vona, dhe alkoolin në mbrëmje.

Kufizojeni dremitjen e drekës në maksimumi 30 minuta; dhe mos flini pas mesditës.

Shkoni në shtrat dhe zgjohuni thuajse në të njëjtën kohë çdo ditë, përfshirë fundjavat dhe pushimet.

Relaksohuni dhe pastroni mendjen nga shqetësimet para gjumit; lexoni një libër, dëgjoni muzikë të qetë.

Mbajeni dhomën e gjumit më të freskët gjatë natës, dhe mbyllni perdet për të krijuar errësirë thuajse të plotë.

Sigurohuni që dysheku juaj të jetë i rehatshëm dhe provoni të flini me 1, dhe jo 2 apo 3 jastëkë.

Mos hani apo pini shumë pak para gjumit në mbrëmje.

Shmangni përdorimin e kompjuterit, tabletit apo smartfonit, menjëherë para se të shkoni në shtrat. 

Drita e ekranit e stimulon trurin, duke e bërë të vështirë rënien në gjumë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE