Kryesore Show Biz
U mbyll ashtu siç duhej/ Nata e fundit e “Sunny Hill” elektrizohet nga Dua Lipa

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua nata e tretë dhe e fundit e “Sunny Hill Festival” e cila u mbyll me DJ e famshëm Calvin Harris, i cili performoi disa nga hitet e tij ndër vite, si “We Found Love” apo “Giant”.
Pjesë e repertorit të tij qe edhe kënga “One Kiss” në bashkëpunim me Dua Lipën.
Siç edhe pritej, ndonëse emri i saj nuk u pa në asnjë prej listave të këngëtarëve, Dua Lipa u ngjit në skenë për të performuar së bashku me Calvin Harris.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania