Kryesore Show Biz
“Nje natë e çmendur”/ Dj i njohur ndërkombëtar “mahnitet” nga Prishtina, ja çfarë thotë për Dua Lipën

3 netët fantastike të Festivalit Sunny Hill në Parkun e Gërmisë në Prishtinë do të mbahen mend gjatë nga shqiptarët.
Artistë të njohur shqiptarë e të huaj u ngjitën në skenë për të dhuruar performanca të mrekullueshme.
Në ditën e tretë performoi Calvin Harris, dj-i i njohur ndërkombëtar dhe i gjithë spektakli që dhuroi ishte i paharrueshëm për vetë dj-in, i cili ka bërë një postim falenderues për Duan dhe babain e saj Dukagjinin në veçanti.
Ajo që i ka lënë përshtypje dj-t të njohur ishte pritja që publiku prishtinas i ka bërë atij për të cilët shkroi edhe disa fjalë në Instagram.
“Natë e çmendur në Prishtinë. Faleminderit Dua dhe Dukagjin për ftesën”, ka shkruar ai në videon e pulikuar.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania