Connect with Us

Horoskopi ditor 7 gusht 2019/ Dashuria dhe financat, zbuloni surprizat e kësaj dite për ju

Kuriozitete

Horoskopi ditor 7 gusht 2019/ Dashuria dhe financat, zbuloni surprizat e kësaj dite për ju

Publikuar

-

Dashi

Ju pret një ditë pozitive, ndaj përfitoni për të bërë ndonjë projekt të mirë. Do të jeni të karikuar me energji dhe me dëshirë për tu rikthyer në lojë dhe për të dashuruar. Gjërat do të jenë disi të ngadalësuara për momentin, por do të kuptoni se pavarësisht gjithçkaje situata nuk është negative.

Demi

Shmangni çdo komplikim të mundshëm gjatë kësaj dite. Mundohuni që të relaksoheni, pasi tensionet kanë arritur skaje tejet të rrezikshme. Bëni mirë që të grumbulloni sa më shumë energji, pasi do ju duhen.

Binjakët

Për të lindurit e kësaj shenje, mund të ketë një ndryshim të rëndësishëm në punë. Mbani parasysh se në këtë drejtim do ju duhet pak kohë, para se të zhbllokohet kjo situatë. Disa prej jush mund të kenë një inat të brendshëm. Zgjidhja? Dashuria!

Gaforrja

Parashikohet një rikuperim i ndjeshëm, veçanërisht në sferën sentimentale. Nëse në muajin korrik keni njohur dikë, mund të ndodhë afrimi i dëshiruar, por vetëm me sjelljen e duhur. Në punë do ju duhet të prisni para se të rregulloni raportet që nuk funksionojnë më.

Luani

Gjatë kësaj pjese të javës, mund të përballeni me dyshime në sferën sentimentale. Mundohuni që të jeni më të kuptueshëm! Do të përjetoni një debulesë fizike e cila do të zgjasë deri të enjten.

Virgjëresha

Për të lindurit e kësaj shenje, parashikohet një ditë interesante sa i takon ndjenjave. Për gjithë ata që duan të bëjnë një ndryshim të madh, situata është mjaft e favorshme. Nga ana tjetër është një periudhë e mbushur me reflektim, ndaj duhet të jepni mbështetjen tuaj për gjithë ata persona që kanë nevojë momentalisht.

Peshorja

Në punë do të përballeni me një sërë vështirësish, të cilat nuk do të marrin zgjidhje para vjeshtës. Nga ana tjetër tensionet nuk do të mungojnë, madje do të ndiheni të ngarkuar me shumë përgjegjësi.

Akrepi

Hëna i fton të lindurit e kësaj shenje që të kenë më shumë besim në vete dhe në të ardhmen. As në familje, komplikimet nuk do të mungojnë. Për të reflektuar ka kohë, ndaj bëni mirë që të prisni fundin e gushtit.

Shigjetari

Yjet parashikojnë zhvillime të rëndësishme gjatë kësaj dite. Kjo do të thotë se do të ndiheni më të lirë për të dashuruar. Fillimi i gushtit është mjaft i favorshëm për ndjenjat, e sidomos për ata që janë vetëm.

Bricjapi

Eksperiencat kanë rëndësi dhe bëni mirë që ti mbani parasysh. Ky është një moment mjaft me interes për të bërë blerje me leverdi, ndonëse më e mira do të vij në pjesën e dytë të gushtit, shkruan noa.al.

Ujori

E mërkura do të jetë e mbushur me tensione, për shkak të provokimeve me të cilat do të përballeni. Mund të ndjeni brenda vetes një acarim të madh. Disa projekte mund të mos ecin para gjatë kësaj periudhe, por nuk është vendi për t’u dramatizuar.

Peshqit

Ky 7 gusht do të sjellë mundësinë që të riktheheni në lojë në disa drejtime. Sa i takon punës ka disa ngadalësime, por rikuperimi do të vijë vetëm në shtator.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Kafshë surrealiste dhe peisazhe mahnitëse/ 9 fotot mbresëlënëse të natyrës që duken si piktura

Publikuar

-

Nga

“BrightSide” ka sjellë në vëmendje disa imazhe nga e gjithë bota, ku tregon se natyra është aq mbresëlënëse sa që shumë peizazhe, kafshë dhe struktura natyrore duken surrealiste ,  si piktura.

Sidoqoftë, këto imazhe janë reale dhe janë kapur me një aparat fotografik.

 

 

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

A e shikoni dot? 16 fotot që do t’ju lënë pa mend, zbuloni kafshët më “kamufluese” në planet

Publikuar

-

Nga

Instikti i parë i kafshëve është të mbrohen nga grabitqarët duke zbuluar shumë mënyra si të fshihen. Disa kamuflime të tyret janë aq mira në mjediset e tyre natyrore, saqë është  gati e pamundur t’i shohësh ato.

Shikoni 16 fotot më sipër për të parë nëse mund të dalloni disa nga këto krijesa të pabesueshme dinake.

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Javë stresuese dhe pa energji? Ja cili planet e ka “fajin”

Publikuar

-

Nga

E filluat këtë javë me stres , pa energji dhe të mërzitur? Sipas astrologëve “fajin” për këtë e ka Marsi që tashmë ka kaluar në shenjën e Virgjëreshës dhe është koha të pastroni shtëpinë dhe jetën tuaj. Shenjat e Tokës si Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi do të fillojnë të riorganizojnë lehtësisht jetën e tyre, ndërkohë shenjat si Binjakët, Peshqit dhe Shigjetari do të kenë një periudhë sfiduese.

Marsi në shenjën e Virgjëreshës do të thotë zell dhe perfeksion.Ajo është shenja më perfeksioniste dhe detajiste, që nuk kombinohet shumë mirë me Marsin e nxehtë dhe të paduruar. Kështu që bëhuni gati të kujdeseni për përgjegjësitë tuaja dhe të realizoni çdo gjë në mënyrë perfekte që herën e parë. Nëse vini gjithçka në vijë tani, mund të jeni shumë produktivë dhe të lumtur 6 javët e ardhshme. Do të keni më shumë punë dhe pastrim sesa festa dhe vëmendje.

Por cilat janë rreziqet e kësaj lëvizjeje të planetit? Mund të ktheheni në të fiksuar dhe të shpërtheni sapo bëni një gabim të vogël, apo diçka nuk ju shkon siç duhet. Gjithashtu, do të keni tendencën të kritikoni tërë kohën të tjerët, prandaj përmbahuni.

Shtatori do të jetë muaji më produktiv i vitit, kështu që bëhuni gati.

LEXO TE PLOTE