Connect with Us

Kur Elvis Presli, i kërkon presidentit Riçard Niksonit ta bënte një agjent të anti-drogës

Kryesore Show Biz

Kur Elvis Presli, i kërkon presidentit Riçard Niksonit ta bënte një agjent të anti-drogës

Publikuar

-

Me sa duket të qenit mbreti i muzikës ”rock & roll”, nuk ishte i mjaftueshëm për këngëtarin amerikan Elvis Presli. Për shkak se vuante edhe vetë nga varësia ndaj drogës, ai synoi në vitin 1970 të bëhej një agjent i anti-drogës amerikane, ose më saktësisht një agjent i Byrosë Federale të Narkotikëve dhe Drogave të Rrezikshme. 

Ai madje i shkroi një letër presidentit të vendit Riçard Nikson, përmes së cilës u përpoq ta bindë shefin e Shtëpisë së Bardhë, që ta bënte një agjent federal nderi. Më 21 dhjetor 1970, Elvis u paraqit vetë në portën hyrëse të Shtëpisë së Bardhë, dhe dorëzoi personalisht një kërkesë me shkrim, për të takuar presidentin Nikson. 

Vetëm dy ditë më parë, ai kishte pasur një grindje të fortë me bashkëshorten e tij Prishila, dhe babain e tij, Vernon, për vesin e tij të shpenzimeve të tepruara. Elvis kishte shpenzuar mbi 100.000 dollarë, vetëm për dhuratat e Krishtëlindjes. Debatet e detyruan të largohej nga shtëpia e tij në Memfis, duke marrë avionin e parë që nisej për në Uashington.

Sapo mbërriti në kryeqytetin e SHBA-së ndryshoi mendje, dhe prej andej shkoi në Los Anxhelos. Por të nesërmen ndërroi sërish mendje, dhe u rinis për në Uashington. Në avion qëlloi të udhëtonte edhe senatori i shtetit të Kalifornisë, Xhorxh Mërfi. Elvis i tha Mërfit se donte të bënte diçka, në lidhje me kulturën në rritje anti-amerikane të përdorimit të drogës.

Sipas tij, pasja e një distinktivi zyrtar të Byrosë Federale të Narkotikëve dhe Drogave të Rrezikshme, do ta ndihmonte të ndryshonte situatën. Pasi e dëgjoi, senatori i sugjeroi Elvisit t’i shkruante Niksonit dhe t’i ofronte ndihmën e tij. Elvisit i pëlqeu kjo ide, dhe i shkruajti një letër Niksonit, duke u prezantuar fillimisht kush ishte, dhe e pyetur nëse mund të takoheshin.

Ai e dorëzoi letrën në Shtëpinë e Bardhë më 21 dhjetor 1970. 

Në letër, ai vetëofronte shërbimin e tij për të ndihmuar vendin, dhe për këtë nuk i duheshin para në këmbim, por vetëm një titull simbolik. “Zotëri, unë mund dhe do të jem gati për çdo lloj shërbimi për të ndihmuar vendin tim. Unë s’kam asnjë shqetësim apo motiv tjetër, përveçse të ndihmoj vendin. 

Prandaj dëshiroj të mos më jepet ndonjë titull, apo pozicion i caktuar. Unë mund dhe do të jem shumë më i dobishëm nëse do të isha bërë një agjent federal. Unë do të ndihmoj vendin, duke bërë punën time, dhe duke komunikuar me njerëz të të gjitha moshave”- shkruantë Presli në atë letër. 

Takimi u organizua, dhe Elvis u paraqit me një dhuratë për presidentin Nikson. Gjatë bisedës, Elvis i tregoi Presidentit koleksionin e tij të disktinktivëve të policisë nga departamente të ndryshme. Presli, tha se tregoi se ai mendonte që grupi muzikor “Beatles”, ishte një forcë që nxiste frymën anti-amerikane. 

Ai tha se “Beatles” erdhën në SHBA, fituan paratë e tyre, dhe më pas u rikthyen në Angli, ku promovuan një frymë anti-amerikane. Presidenti tundi kokën si të thoshte, se ishte disi dakord me këtë konstatim, edhe pse nuk e fshehu habinë e tij, për sulmin e fortë të këngëtarit të famshëm, ndaj një grupi muzikor po aq të famshëm. 

Pastaj, presidenti Nikson u ndal tek problemi i përdoruesve të drogës. Ai theksoi se ata që përdorin drogë, janë të njëjtët njerëz që kanë qenë në pararojë të protestave anti-amerikane. 

Ashtu siç i shkruante në letër, Elvis e pyeti drejtpërsëdrejti presidentin nëse mund të pajisej me një disktinktiv të zyrës së narkotikëve. 

Nikson e refuzoi me takt kërkesën e yllit të muzikës, përmes lajkave ndaj tij, duke i thënë se ai mendonte që Presli mund të dërgonte më mirë një mesazh pozitiv për të rinjtë dhe të fitonte besimin e tyre, nëse do të mbetej jashtë suazave të një posti qeveritar, pasi vetëm në këtë mënyrë ai mund të “ruajë besueshmërinë e tij”.

Takimi u mbajt i fshehtë deri më 27 janar 1972, kur lajmi u bë publik nga e përditshmja “The Ëashington Post”. Pasi dështoi në këtë nismë, Presli vazhdoi të abuzonte me lëndët narkotike, derisa vdiq në vitin 1977, në moshën 42-vjeçare.

Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: