Connect with Us

Kush janë 10 burgjet më luksoze në botë

Kuriozitete

Kush janë 10 burgjet më luksoze në botë

Publikuar

-

Çfarë mendimesh ju sillen në kokë, kur dëgjoni fjalën “burg”? A mos janë dyert dhe dritaret e me hekura, korridoret e errëta, apo sherret midis të burgosurve? Mund të keni plotësisht të drejtë që mendoni kështu, por jo të gjitha burgjet janë në fakt të tillë. Në botë, ekzistojnë edhe disa burgje, që në të vërtetë nuk duket se kanë shumë të përbashkëta me një burg klasik. Ja cilat janë 10 burgjet më luksoze në botë, që ia kanë dalë të ndryshojnë perceptimin, që shumë njerëz kanë mbi qendrat e vuajtjes së dënimit.

  1. Burgu San Pedro, Bolivi

 

Këtu të burgosurve, u lejohet të hartojnë vetë rregulloren e tyre, për sa kohë që rregullat janë të arsyeshme. Në këtë mënyrë administrata, synon të shmangë çdo lloj tensioni tek të dënuarit. Në burgun e San Pedros, të burgosurit kanë të drejtë të zgjedhin udhëheqësit e tyre, dhe të krijojnë “lagjen” e tyre bashkë me familjet e tyre. Ata kanë rregullat dhe metodat e tyre të caktuara të dënimeve, si dhe mjetet e ndërmjetësimit të mosmarrëveshjeve. 

 

  1. Burgu i Kalifornisë, SHBA

 

Është ndoshta burgu më luksoz në SHBA. Ky objekt, filloi të vihet në dispozicion të të burgosurve, për një kosto prej 155 dollarë nata. Të dënuarit, kanë në qeli televizorë me ekran të sheshtë, dhe objekte të tjera për kalimin e kohës. Ky burg strehon deri në 96 të burgosur, pavarësisht se ka vetëm 54 shtretër.

 

  1. Burgu HMP Berwyn, Britani e Madhe

 

Të burgosurit këtu kanë telefon, laptop dhe dushe në qelitë e tyre. Ky burg mund të mbajë deri në 2.100 të burgosur, që thërriten “burra” dhe jo “të dënuar”. Dhe gardianët e burgut trokasin fillimisht, përpara se të hyjnë në dhomat e tyre. 

Laptopët shfrytëzohen për të porositur ushqimet për të gjithë javën, për të prenotuar vizitat nga familjarët, për shopingun javor, dhe çdo detyrë tjetër që lidhet me studimet e tyre. Në çdo qeli ndodhen nga 2 persona. 

 

  1. Qendra e Riedukimit Leben, Austri

 

Ky burg, është një strukturë korrektuese për shkelësit jo të dhunshëm të ligjit. Burgu i siguron secilit të burgosur një qeli më vete, një aneks kuzhine, banjo personale, si dhe një televizor. Përveç gjithë kësaj, burgu ka një palestër, një park të vogël në oborr, dhe një fushë basketbolli. 

 

  1. La Catedral, Kolumbi

 

U ndërtua sipas udhëzimeve të ish-lordit të famshëm të drogës, Pablo Eskobar. Ai u ngrit enkas në majë të maleve, për të mbajtur larg armiqtë e Eskobarit. Pablo Eskobar u pajtua me dënimin me burg, por me kushtet e tij. Ai ndërtoi një burg aq luksoz, saqë shpeshherë ai quhej si “Hotel Eskobari” ose “Klubi Medelin”. 

Burgu kishte një vaskë xhakuzi, një fushë futbolli, një ujëvarë, një bilardo, një kuzhinë të madhe, televizorë me ekranë të madh, si dhe një disko ku argëtohej Eskobar. Gjatë festave, i burgosuri VIP konsumonte havjar, gjeldeti të mbushur, salmon të freskët.

 

  1. Qendra e Riedukimit Otago, Zelanda e Re

 

Burgu ka qeli komode, dhe fokosuhet tek riintegrimi në shoqëri i të dënuarve përmes kurseve të ndryshime studimore si në bujqësi, inxhinieri dhe kulinari, ku jepet mundësia e praktikës. Në këtë burg prodhohen madje edhe telefona celularë të markës “Otago Corrections Facility”. 

 

  1. Burgu JVA Fuhlsbuettel, Gjermani

 

Burgu më i vjetër në këtë listë, i ndërtuar në vitin 1879. Qelitë janë të mëdha dhe komode, të veshura me dru. Të burgosurit kanë divanë dhe tavolina për të kosumuar kafe në dhomat e tyre, si dhe nga një banjo private. Burgu ka gjithashtu një sallë konferencash dhe studio regjistrimi. Pavarësisht kushteve luksoze, nga ky burg ka pasur disa arratisje.

 

  1. Burgu HMP Addiewell, Skoci

 

Secilin nga të burgosurit mëson 40 orë çdo javë një zanat të caktuar. Qëllimi kryesor i burgut, është të lehtësojë riintegrimin në jetën jashtë burgut. Këtu, të 700 të burgosurit janë në duar të mira. Secili prej të dënuarve, është i sigurt se do të ketë një shans për t’ju rikthyer një jete të re, dhe me një perspektivë ndryshe.

 

  1. Burgu Bastoi, Norvegji

 

Në këtë burg ndodhen vetëm 100 të dënuar. Ai është një burg i sigurisë maksimale, që nuk jep asnjë shans për shpërthimin e përleshjeve masive. Aty çdo i burgosur, duhet të qëndrojë në dhomën e vet, dhe të shijojë aktivitete të tilla si hipizmi, tenisi, skijimi dhe peshkimi. Burgu Bastoi ndodhej në një ishull 2.6 km2 larg bregut kontinental.

 

  1. Burgu Halden, Norvegji

 

Është një nga burgjet më të mëdha në vend. Ai është kritikuar për luksin e madh dhe standardin unike të jetesës, duke i lejuar të burgosurit të marrin pjesë në aktivitete sportive. Burgu ka një studio muzikore, ku të apasionuarit pas muzikës, mund të provojnë të mësojnë t’i bien ndonjë instrumenti.

Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra amerikanë të dynden në plazhet e Kalifornisë Jugore. Plazhet janë mbushur plot edhe pse ndodhen në një periudhë izolimi ku sipas urdhrave të qeverisë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rojtarëve të plazheve u është dashur të zbatojnë një pjesë të udhëzimeve dhe kufizimeve , duke përfshirë mbajtjen e […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të mrekullueshme gjë që i bën meshkujt të bien menjëherë në dashuri me to.Femrat e kësaj shenje të zodiakut janë tërheqëse dhe kokëfortë. Ata jetojnë në etikën e tyre, kështu që shumë burra nuk mund të jetojnë me ta. Për të qenë me ta, duhet të tregoni […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: