Kuriozitete
“Po shkelnin politikat tona”/ Instagram vjedh përsëri të dhënat e miliona përdoruesve

Partneri më i besueshëm i marketingut të rrjeteve sociale si Instagram dhe Facebook, i quajtur Hyp3r, prej disa kohësh ka vjedhur të dhënat e përdoruesve.
Këtë gjë e ka bërë në mënyrë të fshehtë, megjithatë ata ia kanë dalë të sigurojnë vendodhjet dhe informacionet personale për mijëra persona.
Pasi lajmi u bë publik zëdhënësit e Instagram kanë bërë me dije se ata i kanë shkëputur marrëdhëniet me partnerët e tyre dhe janë duke mbledhur informacion për t’i çuar edhe në gjykatë.
“Veprimet e HYP3R nuk u sanksionuan, por ata shkelnin politikat tona. Si rezultat, ne i kemi hequr nga platforma jonë. Ne kemi bërë gjithashtu një ndryshim të produktit që duhet të ndihmojë në parandalimin e kompanive të tjera që të marrin të dhënat e vendndodhjes në këtë mënyrë”, deklaroi një zëdhënës i Facebook për ‘TechCrunch’.