Connect with Us

Studimi: Prindër më të mëdhenj në moshë, fëmijë më pak agresivë dhe problematikë

Kuriozitete

Studimi: Prindër më të mëdhenj në moshë, fëmijë më pak agresivë dhe problematikë

Publikuar

-

Sa e rëndësishme është mosha e prindërve, për mirëqenien mendore të fëmijëve të tyre? Më mirë prindër shumë të rinj, apo më të pjekur në moshë? Sigurisht, nuk ka një përgjigje të prerë, dhe kjo vlen për të gjithë. Megjithatë një studim i kryer së fundmi nga Universiteti i Utrehtit në Holandë, tregon se pasja e fëmijëve kur nuk je më i ri, mund të ketë avantazhet e veta. 

Në fakt, fëmijët e prindërve më të mëdhënj në moshë, duket se kanë më pak probleme që lidhen me sjelljen e tyre. Për shembull, fëmijët kanë tendencën të jenë më pak agresivë. Këto rezultate janë zbuluar në një studim që përfshiu të rinj të moshës 10-12 vjet (para adoleshencës dhe fillimin e adoleshencës, një fazë kritike e zhvillimit të njeriut).

Studimet e mëhershme, kishin treguar se bërja prindër në një moshë më të madhe se mesatarja (sidomos e babait), shoqërohet me një rrezik të shtuar të patologjive të ndryshme tek fëmijët. Midis këtyre ishin paaftësia intelektuale, çrregullime të spektrit të autizmit (jo të gjitha studimet arrijnë në këtë përfundim), dhe në disa raste edhe sëmundja e skizofrenisë.

Sipas studimit në fjalë, studiuesit donin të kuptonin më mirë lidhjen midis moshës së prindërve, dhe pranisë së anomalive të sjelljes së fëmijëve. Pra këtë herë fokusi i studimit, nuk qenë sëmundjet në vetvete, por ndryshimet në fazën e hershme ose të shfaqura në një formë të lehtë. Studiuesit analizuan thuajse 33 mijë fëmijë dhe të rinj holandezë, të moshës 10-12 vjeçare. Studimi, mori në konsideratë disa elementë të sjelljes, duke i lidhur të dhënat me moshën e prindërve. Problemet që u verejtën u raportuan nga prindërit, mësuesit dhe vetë fëmijët, përmes një serie pyetësorësh të standardizuar.  Mosha e prindërve në kohën e lindjes së fëmijëve, varionte nga 16 në 46-vjeçe për nënat, dhe nga 17 në rreth 65-68 vjeç për baballarët. 

Studimi tregon se fëmijët dhe të rinjtë me prindër më të moshuar, kishin mesatarisht më pak probleme me sjelljet e jashtme (pra ato që lidhen me mënyrën e shprehjes së emocioneve të tyre). Përkundrazi, ata me prindër më të rinj shfaqnin më shpesh sjellje jo të përshtatshme, duke dëshmuar agresivitet, provokuar të tjerët, dhe pasur prirjen për të thyer rregullat, dhe për të patur qëndrime kundërshtuese.

Të pyetur mbi arsyet e këtij fenomeni, mësuesit treguan se rrënjët mund të gjenden kryesisht në statusin më të lartë socio-ekonomik të prindërve që janë bërë prindër në një moshë më të madhe.  “Ka shumë gjasa – thotë Dorret Boomsma e Universitetetit të Amsterdamit, që ka qenë në mesin e autorëve të studimit – se një ndër arsyet pse prindërit më të moshuar kanë fëmijë me më pak probleme me agresivitetin, është fakti që ata kanë më shumë burime financiare, dhe një nivel më të lartë arsimor”. 

Por këto elemente, vazhdon eksperti, nuk e shpjegojnë plotësisht numrin më të ulët të këtyre problemeve tek fëmijët e këtyre prindërve. Në fakt, edhe kur sheshohen pabarazitë ekonomike dhe sociale midis familjeve të përfshira, rezultatet mbeten të njëjta. 

Përshtatur nga CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Kafshë surrealiste dhe peisazhe mahnitëse/ 9 fotot mbresëlënëse të natyrës që duken si piktura

Publikuar

-

Nga

“BrightSide” ka sjellë në vëmendje disa imazhe nga e gjithë bota, ku tregon se natyra është aq mbresëlënëse sa që shumë peizazhe, kafshë dhe struktura natyrore duken surrealiste ,  si piktura.

Sidoqoftë, këto imazhe janë reale dhe janë kapur me një aparat fotografik.

 

 

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

A e shikoni dot? 16 fotot që do t’ju lënë pa mend, zbuloni kafshët më “kamufluese” në planet

Publikuar

-

Nga

Instikti i parë i kafshëve është të mbrohen nga grabitqarët duke zbuluar shumë mënyra si të fshihen. Disa kamuflime të tyret janë aq mira në mjediset e tyre natyrore, saqë është  gati e pamundur t’i shohësh ato.

Shikoni 16 fotot më sipër për të parë nëse mund të dalloni disa nga këto krijesa të pabesueshme dinake.

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Javë stresuese dhe pa energji? Ja cili planet e ka “fajin”

Publikuar

-

Nga

E filluat këtë javë me stres , pa energji dhe të mërzitur? Sipas astrologëve “fajin” për këtë e ka Marsi që tashmë ka kaluar në shenjën e Virgjëreshës dhe është koha të pastroni shtëpinë dhe jetën tuaj. Shenjat e Tokës si Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi do të fillojnë të riorganizojnë lehtësisht jetën e tyre, ndërkohë shenjat si Binjakët, Peshqit dhe Shigjetari do të kenë një periudhë sfiduese.

Marsi në shenjën e Virgjëreshës do të thotë zell dhe perfeksion.Ajo është shenja më perfeksioniste dhe detajiste, që nuk kombinohet shumë mirë me Marsin e nxehtë dhe të paduruar. Kështu që bëhuni gati të kujdeseni për përgjegjësitë tuaja dhe të realizoni çdo gjë në mënyrë perfekte që herën e parë. Nëse vini gjithçka në vijë tani, mund të jeni shumë produktivë dhe të lumtur 6 javët e ardhshme. Do të keni më shumë punë dhe pastrim sesa festa dhe vëmendje.

Por cilat janë rreziqet e kësaj lëvizjeje të planetit? Mund të ktheheni në të fiksuar dhe të shpërtheni sapo bëni një gabim të vogël, apo diçka nuk ju shkon siç duhet. Gjithashtu, do të keni tendencën të kritikoni tërë kohën të tjerët, prandaj përmbahuni.

Shtatori do të jetë muaji më produktiv i vitit, kështu që bëhuni gati.

LEXO TE PLOTE