Connect with Us

Pse jemi kaq të vetmuar dhe të dëshpëruar si kurrë më parë?/ Ja cilat janë 6 arsyet

Life Style

Pse jemi kaq të vetmuar dhe të dëshpëruar si kurrë më parë?/ Ja cilat janë 6 arsyet

Publikuar

-

Njerëzit duken sot më të vetmuar dhe më depresivë se dikur. A mund të na ndihmojë shkenca ta kuptojmë arsyen? Depresioni ka qenë gjithmonë një “mik” melankolik, por nuk dukej se ishte aq i pranishëm sa është sot.

Vetmia dhe depresioni, duket se janë të pranishme sot gati në çdo familje, duke çuar në ndjenja dëshpërimi, dhe madje edhe në tentativa për vetëvrasje. Por pse situata është shumë më e keqe se më parë? Ja disa nga arsyet sipas shkencës:

1.Është një diagnozë psikologjike e imponuar

Kjo mund të tingëllojë paksa e çuditshme, por është e vërtetë. Shumë individë, vuajnë nga depresioni apo vetmia sot më shumë se sa më parë, pasi janë diagnostikuar në atë mënyrë. Diagnostikimi i depresionit është i rëndësishëm, pasi mungesa e diagnostikimit të këtij çrregullimi, mund të bëjë që sëmundja të përkeqësohet në përmasa të frikshme.

Në kohët moderne, duket se të gjithë mendojnë se janë në depresion, ndaj klinikat janë të prirura t’i cilësojnë të gjitha problemet mendore depression, para çdo gjëje tjetër, duke rekomanduar barna, dhe i bindur njerëzit se vuajnë nga një problem, para një diagnose vërtetë profesionale.

2.Shmangia e natyrës

Natyra ka aftësinë të ngrejë moralin e çdo njeriu, në një mënyrë vërtetë të mahnitshme. Flladi i erës, zhurmat e insekteve dhe zonjve, dhe vetë toka plot bimësi e përmirësojnë shëndetin mendor. Shumë ekspertë, besojnë se vetëm vendosja e këmbëve zbathur mbi bar të paktën një herë në ditë, e përmirëson shëndetin dhe gjendjen tonë shpirtërore. Sot është ndryshe. Njerëzit duken më të vetmuar dhe depresivë, pasi e kanë humbur kontaktin me natyrën. Në shumicën e kohës, vendin e parë e zë elektronika dhe teknologjia.

3.Mungesa e aktivitetit fizik

Përveç shmangies së shëtitjeve në natyrë, shumë njerëz po shmangin çdo lloj aktiviteti fizik. Sot është shumë më e lehtë të bësh gjëra pa lëvizur fare. Truri ynë po ndryshon, dhe ne po preferojmë më shumë aktivitetet brenda mureve të shtëpisë. Kjo na bën më të vetmuar, por edhe më të dëshpëruar.

4.Materializmi

Materializmi, është shndërruar në një varësi gati tek të gjithë. Arsyeja pse jemi në depresion, është se jemi mësuar të përvetësojmë gjithnjë e më shumë dhe pambarimisht. Nëse do të ndaleshim dhe reflektonim për të kuptuar se këto gjëra janë të përkohshm, dhe të padobishme pas vdekjes, atëherë ndoshta do të ngadalësonim disi turravrapin tonë, dhe do të shijonim diçka tjetër, qoftë edhe vetëm për hir të ndryshimit. Lumturia, nuk gjendet asnjëherë tek gjërat materiale.

5.Të ngecur në mjerim

Shumë njerëz, kanë ngecur në mjerimin e tyre. Në disa raste, ky është zakonisht depresioni, që trashëgohet nga traumat e të shkurës. Po, sëmundja mendore është një sëmundje e vërtetë dhe duhet të trajtohet si e tillë, por ne nuk mund të zgjedhim të qëndrojmë në depresion dhe vetmi jashtë rrethit tonë social. Përkundrazi duhet të angazhohemi me ta, për ta kaluar ose zbutur gjendjen tonë.

6.Ushqimi i keq

Dihet se ushqimet e freskëta dhe organike janë më të mira për njerëzisht, si për trupin ashtu edhe për mendjen tonë. Kjo do të thotë që ushqimet e përpunuara, dhe ato të shpejta (fast food) kanë efektin e kundërt . Studime të shumta, kanë vërtetuar se ushqimet e shpejta, mund të shkaktojnë një rritje të depresionit.

Përshtatur nga CNA.al 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Life Style

Aktorët e famshëm të serialit turk Bija ime/ Zbuloni çfarë nuk dinit rreth tyre

Publikuar

-

Nga

“Bija ime” është një nga serialet turke më të ndjekura në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera. historia e këtij seriali është shumë prekëse dhe e veçantë pasi bëhet fjalë për një vajzë të vogël e cila quhet Ojky që vuan nga një sëmundje e rëndë si dhe mamaja e ka brkatisur duke e […]

LEXO TE PLOTE
" "

Life Style

Ojky sëmuret dhe e dërgojnë në spital/ Zbuloni se çfarë do të ndodhë sot në serialin “Bija ime”

Publikuar

-

Nga

Ojky sëmuret dhe e çojnë në spital. Doktori njofton Demirin se Ojkyt duhet t’i bëjnë transplant palcën kockore në të kundërt ajo nuk do të jetojë më gjatë. Demir tronditet kur merr këtë lajm. Atij i duhet të gjejë një dhurues për Ojkyn. Xhemal akuzon Ugurin se ka vrarë babain e Demirit. Demir është shumë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Fashion

Tendencat e modës/ Stilistja e famshme tregon kombinimet më perfekte

Publikuar

-

Nga

Asgjë nuk ndryshon aq shpesh sa moda dhe trendet. Njerëzit dëshpërimisht mundohen t’i përqafojnë menjëherë. stilistët që kanë njohuritë më të azhurnuara të modës dhe disa prej tyre (për fat të mirë për ne) janë të gatshëm të ndajnë atë që dinë në internet. Alexandra Gazinskaya, një stiliste nga Krasnoyarsk, ka më shumë se 50,000 […]

LEXO TE PLOTE
" "

Life Style

Do të bënin gjithçka për atë që kanë në krah/ Njihuni me shenjat më hiperaktive të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Binjakët Kur keni një Binjak rreth jush, atëherë mos e vrisni mendjen për asgjë. Ata janë shumë entuziast, mbështetës dhe të zgjuar. Ata do të vijnë me ide kreative dhe do t’iu tregojnë se ndodhen aty për ju. Shigjetari Shigjetarët janë të njohur për zemrën e tyre të madhe. Dhe kur ata e duan një […]

LEXO TE PLOTE