Connect with Us

Çfarë ndodhi me ta? Zbuloni 6 çiftet e showbizzit shqiptar që i dhanë fund lidhjes së tyre këtë verë

Kryesore Show Biz

Çfarë ndodhi me ta? Zbuloni 6 çiftet e showbizzit shqiptar që i dhanë fund lidhjes së tyre këtë verë

Publikuar

-

Tradhëtia në çift është gjëja më e tmerrshme që mund t’i ndodhë dikujt dhe për shumë njerëz kjo nuk mund të tolerohet.

Kjo i ka ndodhur edhe çifteve të showbizzit shqiptar të cilët kanë pasur një histori të shkurtër dashurie dhe më pas i kanë tronditur të gjithë me ndarjen e tyre.

Nga Stresi- Kesi tek Dua Lipa dhe Isaac Carew më poshtë do të njiheni me 6 çiftet që u ndanë këtë verë.

 

Stresi-Keisi

Stresi dhe Keisi prej disa kohësh po përfliten në media për një ndarje të mundshme. Keisi priti disa muaj që Stresi të dilte nga burgu për të sqaruar situatën, pasi reperi u arrestua në një hotel ku shfaqej me një femër tjetër, megjithatë duket se pritja nuk ia vlejti. Ajo është larguar për në Kanada dhe Stresi as nuk e përcolli për në aeroport.

Baby G -Lim Hoti

Baby G dhe Lim Hoti konfirmuan historinë e tyre të dashurisë në mënyrën më të bukur. Në 14 shkurt ata publikuan në Instagram një foto ku shfaqeshin bashkë dhe e shoqëronin me dedikime romantike. Por romanca e tyre nuk zgjati shumë dhe thuhet se ata janë ndarë. Baby G dhe Lim Hoti nuk janë parë më në prani të njëri-tjetrit, madje nuk ndiqen më as në Instagram.

Dua Lipa- Isaac Carew

Pasi u ribashkuan për herë të dytë, Dua Lipa dhe Isaac Carew nuk zgjatën shumë dhe i dhanë përfundimisht fund lidhjes së tyre. Ata u ndanë pak kohë më parë duke lënë zemërthyer fansat e tyre. Momentalisht Dua është në një histori tjetër dashurie me Anwar Hadid, ndërsa Isaac pak ditë më parë zbuloi se është një marrëdhënie dhe imazhin e vajzës nuk e bëri publik.

Stine-Graciela

Stine dhe Graciela janë përfolur për një kohë të gjatë mbi ndarjen, megjithatë vetëm pak kohë më parë e pranuan publikisht. Ata nuk zbuluan arsyen, megjithatë tregua se të ndarë janë më mirë.

Ata ruajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe kanë lënë të hapur mundësinë për një rikthim të mundshëm. Nga marrëdhënia e tyre Stine dhe Graciela kanë një vajzë së bashku.

Bella Hadid- The Weenknd

Një vit pas ribashkimit Bella Hadid dhe The Weekend u ndanë për herë të dytë. Lajmi u bë i ditur tre ditë më parë dhe shkak për ndarjen u bënë disa arsye. Mbi të gjitha ata nuk kishin mjaftueshëm kohë për njëri-tjetrin dhe kjo sillte debate të vazhdueshme.

Irina Shayk- Bradley Cooper

Ndarja e tyre ishte e papritur dhe ne na ka lënë të shokuar. Aktori 44-vjeçar dhe modelja 33-vjeçare i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare dhe momentalisht janë duke u marrë me gjyqet për kujdestarinë e vajzës së tyre, Lea.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: