Connect with Us

Ja cilat janë dallimet kryesore midis inteligjencës artificiale, dhe asaj të njeriut

Kuriozitete

Ja cilat janë dallimet kryesore midis inteligjencës artificiale, dhe asaj të njeriut

Publikuar

-

Ajo që sot njihet si “inteligjencë artificiale”, përbëhet nga disa rrjete nervore. Përveçse në këtë rast, një rrjet nervor, është një algoritëm kompjuterik, që imiton funksione të caktuara të trurit të njeriut.

Ai përmban “neurone” virtuale, që janë sistemuar në “shtresa”, që nga ana e tyre janë të lidhura me njëra-tjetrën. Pavarësisht ngjashmërisë së modelit të kopjuar, midis inteligjencës artificiale dhe asaj të njeriut, ekzistojnë të paktën 10 dallime thelbësore. Ja cilat janë ato:

 

  1. Forma dhe funksioni

 

Një rrjetë nervore, është një softuer që funksionon në një kompjuter. “Neuronet” e një inteligjence artificiale, nuk janë fizike. Ato janë të koduar në bajte dhe tela në hard disqe. Struktura e tyre fizike, nuk i ngjan aspak neuroneve në trurin tonë. Ndërkohë, në trurin e njeriut, forma dhe funksioni përputhen me njëra-tjetrën.

 

  1. Madhësia

 

Truri i njeriut, ka rreth 100 miliardë neurone. Ndërsa rrjetat nervore të inteligjencës artificiale, kanë kanë qindra neurone, ose edhe më shumë.

 

  1. Lidhshmëria

 

Në një rrjetë nervore, çdo shtresë është zakonisht tërësisht e lidhur me shtresën e mëparshme dhe atë të radhës. Por truri ynë nuk ka fakt shtresa të tilla. Përkundrazi, ai mbështetet në një strukturë të paracaktuar. Jo të gjitha rajonet e trurit të njeriut, janë të lidhura në mënyrë të barabartë, dhe rajonet janë të specializuara për qëllime të caktuara.

 

  1. Konsumi i energjisë

 

Truri i njeriut, është shumë me efikas në përdorimin e energjisë, se sa çdo lloj inteligjence artificiale që ekziston sot në botë. Truri përdor një energji prej rreth 20 vat, çka është e krahasueshme me atë që përdor sot një laptop i zakonshëm. Por me atë fuqi, truri menaxhon

1 milionë herë më shumë neurone.

 

  1. Arkitektura

 

Në një rrjet nervor, shtresat rreshtohen njëra pas tjetrës. Nga ana tjetër truri i njeriut, bën shumë përpunime paralele, dhe jo sipas ndonjë rendi të veçantë.

 

  1. Potenciali i aktivizimit

 

Neuronet e trurit të vërtetë, aktivizohen ose jo. Ndërkohë në një rrjet nervor artificial, aktivizimi imitohet nga vlerat e vazhdueshme. Prandaj neuronet artificiale, mund të kalojnë nga gjendja aktive në atë pasive, gjë që s’mund ta bëjnë neuronet e vërteta.

 

  1. Shpejtësia

 

Truri i njeriut është shumë më i ngadaltë, se sa çdo sistem inteligjent artificial. Një kompjuter standard, kryen rreth 10 miliardë operacione çdo sekondë. Neuronet e trurit të njeriut, aktivizohen me një frekuencë prej maksiumi 1 mijë herë në sekondë.

 

  1. Teknika e të mësuarit

 

Rrjetet nervore të inteligjencës artificiale, mësojnë duke nxjerrë një produkt konkret. Dhe nëse ai ka një efektivitet të ulët, atëherë rrjetet reagojnë duke ndryshuar peshat e neuroneve, dhe lidhjet e tyre. Askush nuk e di në detaje se si mësojnë njerëzit, por sigurisht që gjërat nuk funksionojnë si me inteligjencën artificiale.

 

  1. Struktura

 

Një rrjetë nervore, fillon çdo herë nga e para. Nga ana tjetër, truri i njeriut ka një strukturë shumë të lidhur tashmë në sistemin e tij. Ajo mbështetet në modele, që kanë rezultuar të dobishme gjatë evolucionit.

 

  1. Saktësia

 

Truri i njeriut, është shumë më i zhurmshëm dhe më pak i saktë, sesa një rrjet nervor që funksionon në kompjuter. Kjo do të thotë se në thelb truri nuk mund të drejtojë të njëjtin mekanizëm mësimi, si një rrjet nervor i inteligjencës artificiale, dhe ka të ngjarë të përdorë

një mekanizëm krejtësisht të ndryshëm.

Një pasojë e këtyre dallimeve, është se inteligjenca artificiale ka sot nevojë për më shumë trajnime dhe me shumë të dhëna të përgatitura me kujdes, gjë që është shumë ndryshe nga mënyra sesi funksionon inteligjenca njerëzore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kuriozitete

E thonë studiuesit: Të ngisni makinën teksa dëgjoni muzikë mbron zemrën dhe trurin nga stresi

Publikuar

-

Nga

Kur ngecni në një trafik të rënduar është shumë e zakonshme të ndiheni të stresuar. Shumë gjëra mund të shkojnë keq gjatë rrugës, duke bërë që zemra të shtojë rrahjet e saj dhe presioni i gjakut të rritet. Studimet tregojnë se stresi i udhëtimit tuaj të përditshëm mund të jenë një faktor i sëmundjeve të […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kuriozitete

FOTO-Jahti luksoz i stilit James Bond/ Pamjet në brendësi janë mahnitëse

Publikuar

-

Nga

Super jahti hibrid u krijua nga Elena Nappi, 34 vjeç, e kompanisë italiane të ndërtimit të anijeve Fincantieri. E quajtur “Carapace”, jahti është i gjatë 256 metra dhe mund të zhytet në një thellësi prej 985 metra deri në 10 ditë Anija luksoze është e pajisur me një palestër, sallë pritjeje, bar, banjë, kabina VIP, […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kuriozitete

Nga Kim Kardashian tek Jennifer Lopez/ Gratë më seksi të showbizit që guxuan të shfaqeshin në publik pa tualet

Publikuar

-

Nga

2019 ishte viti i bukuirsë natyrale. Nuk ka të bëjë vetëm me mospërdorimit të make up por me atë që shumë personazhe të famshme vendosën të shfaqeshin në publik pa asnjë filtër. Një nga yjet botërore siç është Kim Kardashian, tregoi me anë të një video në Instagram fytyrën e saj pas asnjë lloj ndërhyrje […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kuriozitete

Publikohen emrat e këngëtareve më të paguar/ Këto janë artistët që futen në top 10

Publikuar

-

Nga

Të gjithë e dimë që Taylor Swift është shpallur si këngëtarja më e paguar e vitit. ylli i muzikës fitoi 185 milionë dollarë falë një marrëveshje të re duke u renditur kështu nga Forbes si këngëtarja më e paguar. por përveç Taylor Swift, janë të shumtë këngëtarët që paguhen shumë mirë, por sipas Forbes këto […]

LEXO TE PLOTE