Connect with Us

Këto janë 10 plazhet më të rrezikshme në botë

Kuriozitete

Këto janë 10 plazhet më të rrezikshme në botë

Publikuar

-

Plazhet janë zakonisht vendet, ku shumë njerëz pushojnë dhe argëtohen, kryesisht gjatë sezonit të verës. Por nëpër botë ekzistojnë disa plazhe, që janë hera-herës shumë të rrezikshme për jetën e njeriut. Ja cilët janë 10 prej tyre, dhe arsyet pse rekomandohet një kujdes maksimal, nga ana e pushuesve:

 

  1. Praia do Norte në Nazare, Portugali

 

Është një nga vendpushimet më të vjetra, dhe më të preferuara në brigjet e Atlantikut, sidomos nga vendasit. Rreziku më i madh këtu, janë dallgët e larta oqeanike, që ndonjëherë arrijnë lartësinë mbi 30 metra. Dallgë të tilla janë potencialisht vdekjeprurëse, edhe për serfistët më me përvojë, dhe jo më për pushuesit e zakonshëm.

 

  1. Bikini Itoll, Ishujt Marshall

 

Në vitet 1950, në këtë ishull u kryen një seri testimesh bërthamore nga SHBA-ja. Njëri prej tyre ishte gati 3 herë më i fuqishëm se sa prisnin shkencëtarët, 15 megaton, ose 1000 herë më i fortë se bomba që ra mbi Hiroshima. Për këtë arsye, zona e ndotur nga mbetjet radioaktive është e gjerë:mbi 18 mijë km2 në ishull, the përreth Oqeanit Paqësor. Prandaj Bikini Atoll, është në fakt i pabanueshëm. Sot ishulli vizitohet nga zhytës profesionistë, që udhëzohen paraprakisht të mos konsumojnë apo marrin me vete asgjë nga ishulli.

 

  1. Arnhem Lend, Australi

 

Rreziqet kryesore këtu vijnë nga krokodilat gjigantë, dhe nga një lloj kandil deti vdekjeprurës. Ky territor, është shtëpia e një popullsie masive krokodilësh të ujërave të kripur dhe të ëmbël. Edhe pse peisazhi është mahnitës, duhet pasur shumë kujdes. Kandili i detit i llojit Chironex, me tentakulat e tij 2 metra të gjatë, është i pajisur me mijëra qime helmuese. Helmi është i

fortë, dhe për shkak të distancës nga zonat e banuara, ka rrezik t’i marrë jetën pushuesit që bie viktimë e tij.

 

  1. Shirnes, Britani e Madhe

 

I ndodhur në grykëderdhjen e lumit Tamiz, Shirnes është shembulli tipik i një qyteti bregdetar, të lënë disi pas dore. Në pamje të parë, duket sikur plazhi nuk bart asnjë rrezik. Në të vërtetë, qytet ndodhet mbi një minë me sahat. Në gushtin e vitit 1944, pak para fundit të Luftës së Dytë Botërore, anija amerikane “SS Richard Montgomery” u mbyt rreth 1 milje larg bregut. Ajo kishte në bord rreth 1.500 ton eksploziv, në formën e llojeve të ndryshme të predhave. Nje pjesë e municioneve u gjetën, por pjesa dërrmuese mbeten nën ujë. Ndaj është shumë e rrezikshme të lëvizësh vetëm në këtë plazh. Nëse ngarkesa do të shpërthejë, kjo do të ishte një nga shpërthimet më të mëdha jo-bërthamore të të gjitha kohërave.

 

  1. Gjiri Bajron, Australi

 

Në Australi, ndodh numri më i lartë në botë i sulmeve fatale nga peshkaqenët. Dhe një ndër zonat më të rrezikshme, është pikërisht plazhi Bajron në rajonin e Uellsit të Ri Jugor. Të paktën 2 pushues kanë gjetur vdekjen 20 vitet e fundit, si pasojë e sulmit nga peshkaqenët. Në këtë plazh ka në përgjithësi 3 herë më shumë sulme, sesa zonat e tjera në këtë kontinent.

 

  1. Akapulko, Meksikë

 

Ka qenë dikur një nga destinacionet kryesore të pushimeve për meksikanët, dhe jo vetëm. Jo sot më, për shkak se në këtë qytet ndodhin shumë vrasje, kryesisht për shkak të luftës së egër mes karteleve rivale të drogës. Vetëm vitin e kaluar në Akapulko ndodhën 2316 vrasje, duke lënë pas në këtë drejtim vetëm kryeqytetin e Venezueles, Karakas. Departamenti Amerikan i Shtetit, e vlerëson Akapulkon po aq të rrezikshëm sa Afganistani dhe Siria.

 

  1. Praia da Boa Viagem, Recife, Brazil

 

Në këtë plazh do të gjeni një peizazh mahnitës, me një zërë ngjyrë ari, dhe një ujë si kristal. Megjithatë, asnjë nga pushuesit nuk guxon të hyjë më thellë se sa deri tek gjunjët. Përgjatë plazhit janë vendosur mbi 100 tabela, që i paralajmërojnë notarët dhe serfistët, të mos hyjnë në ujë. Boa Viagem, mban rekord për numrin e lartë të sulmeve fatale nga peshkaqenët. Që nga viti 1992, ka pasur mbi 60 sulme, 24 prej të cilave kanë shkaktuar vdekje.

 

  1. Ishulli i Ribashkimit

 

Ky ishull tropikal i ndodhur në Oqeanin Indian, kontrollohet nga Franca. Me një sërë majash vullkanike në brendësi të ishullit, pyjet e shiut, dhe një vijë bregdetare me shkëmbinj nënujorë koralesh dhe plazhe me rërë të bardhë, ai duhet të ishte në listën e dëshirave të çdo turisti. Por edhe këtu rreziku kryesor vjen nga peshkaqenët. Që nga viti 2011, këtu ka pasur mbi 20 sulme, nga të cilat 8 ishin fatale.

 

  1. Ishulli i Sentinelit Verior

 

Është një territoret e pakta që nuk ka përqafuar modernizmin. Aty banon fisi sentinelez, ndoshta fisi më i izoluar dhe më i rrezikshëm në tokë. Mbi ta dihet shumë pak, por mendohet se janë një popullatë prej 100-500 personash. Mënyra e tyre e jetës, duket se ka ndryshuar pak që nga Epoka e Gurit.

Atyre nuk u pëlqejnë vizitorët e huaj. Tentativat e ndryshme për kontakte me këtë fis, janë pritur me një seri sulmesh me shigjeta ndaj turistëve. Vizitorët e fundit në këtë ishull, ishin dy peshkatarë në vitin 2006. Mendohet se ata i zuri gjumi stë dehur, barka u zhvendos vetë drejt bregut, ku u sulmuan dhe u vranë.

 

  1. Hanakapi, Hauai

 

Është një ndër ishujt më të bukur të Hauait, por edhe ndër më vdekjeprurësi. Deri tani atje kanë gjetur vdekjen mbi 80 persona, për një sërë arsyesh. Shumica kanë vdekur për shkak të mbytjes në ujë, si pasojë e rrymave të paduksshme vrastare detare.

Përshtatur nga CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Kafshë surrealiste dhe peisazhe mahnitëse/ 9 fotot mbresëlënëse të natyrës që duken si piktura

Publikuar

-

Nga

“BrightSide” ka sjellë në vëmendje disa imazhe nga e gjithë bota, ku tregon se natyra është aq mbresëlënëse sa që shumë peizazhe, kafshë dhe struktura natyrore duken surrealiste ,  si piktura.

Sidoqoftë, këto imazhe janë reale dhe janë kapur me një aparat fotografik.

 

 

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

A e shikoni dot? 16 fotot që do t’ju lënë pa mend, zbuloni kafshët më “kamufluese” në planet

Publikuar

-

Nga

Instikti i parë i kafshëve është të mbrohen nga grabitqarët duke zbuluar shumë mënyra si të fshihen. Disa kamuflime të tyret janë aq mira në mjediset e tyre natyrore, saqë është  gati e pamundur t’i shohësh ato.

Shikoni 16 fotot më sipër për të parë nëse mund të dalloni disa nga këto krijesa të pabesueshme dinake.

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Javë stresuese dhe pa energji? Ja cili planet e ka “fajin”

Publikuar

-

Nga

E filluat këtë javë me stres , pa energji dhe të mërzitur? Sipas astrologëve “fajin” për këtë e ka Marsi që tashmë ka kaluar në shenjën e Virgjëreshës dhe është koha të pastroni shtëpinë dhe jetën tuaj. Shenjat e Tokës si Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi do të fillojnë të riorganizojnë lehtësisht jetën e tyre, ndërkohë shenjat si Binjakët, Peshqit dhe Shigjetari do të kenë një periudhë sfiduese.

Marsi në shenjën e Virgjëreshës do të thotë zell dhe perfeksion.Ajo është shenja më perfeksioniste dhe detajiste, që nuk kombinohet shumë mirë me Marsin e nxehtë dhe të paduruar. Kështu që bëhuni gati të kujdeseni për përgjegjësitë tuaja dhe të realizoni çdo gjë në mënyrë perfekte që herën e parë. Nëse vini gjithçka në vijë tani, mund të jeni shumë produktivë dhe të lumtur 6 javët e ardhshme. Do të keni më shumë punë dhe pastrim sesa festa dhe vëmendje.

Por cilat janë rreziqet e kësaj lëvizjeje të planetit? Mund të ktheheni në të fiksuar dhe të shpërtheni sapo bëni një gabim të vogël, apo diçka nuk ju shkon siç duhet. Gjithashtu, do të keni tendencën të kritikoni tërë kohën të tjerët, prandaj përmbahuni.

Shtatori do të jetë muaji më produktiv i vitit, kështu që bëhuni gati.

LEXO TE PLOTE