Connect with Us

Horoskopi ditor 14 gusht 2019/ Dashuria dhe financat, zbuloni si do të jetë kjo ditë për ju

Life Style

Horoskopi ditor 14 gusht 2019/ Dashuria dhe financat, zbuloni si do të jetë kjo ditë për ju

Publikuar

-

Dashi

Gjatë kësaj dite pritet të merrni diçka më shumë, duke pasur parasysh ndikimin e favorshëm të shumë planetëve në shenjën tuaj. Këshillohet që të shmangni shpenzimet e tepërta dhe të shmangni humbjen e kontrollit. Sa i takon ndjenjave do të ndryshoni mendim lehtësisht.

Demi

Ju pret një ditë disi nën ritmin e duhur! Jeni në kërkim të qetësisë ndaj bëni mirë që të qëndroni larg problemeve dhe komplikimeve. Bëni mirë që të tregoheni të kujdesshëm ndaj asaj që do të thoni.

Binjakët

Kjo është një periudhë nën ritmin e duhur, sa i takon sferës profesionale. Për shkak të pushimeve po përballeni me një periudhë stanjacioni, megjithatë bëni mirë që ti shtyni për më vonë zgjidhjet. Keni nevojë për të rikarikuar bateritë dhe për tu relaksuar më shumë. Në dashuri gjërat do të ecin shumë më mirë dhe ndjenjat janë mjaft të favorizuara.

Gaforrja

Në sferën profesionale do të përballeni me një sërë problemesh të cilat do ju krijojnë jo pak shqetësime. Në dashuri, familje dhe raportet miqësore, mund t’iu duhet të përballeni me disa probleme dhe ndryshime të ndjeshme.

Luani

Duhet të mundoheni që të shmangni situatat stresuese dhe të ngarkuara. Tregohuni të kujdesshëm në dashuri dhe bëni kujdes ndaj tensioneve me të cilat do të përballeni.

Virgjëresha

Kjo është një periudhë e mirë, por brenda vetes do të ndjeni një pakënaqësi. Ndoshta kjo do të vijë për shkak se do të mendoni për sforcimet që keni bërë, të cilat nuk janë vlerësuar siç duhet. Yjet favorizojnë pa masë dashurinë.

Peshorja

Ju pret një ditë mjaft interesante, gjatë së cilës duhet të shfrytëzoni në maksimum edhe një rikuperim në dashuri. Gjëja e vetme jo pozitive e kësaj të mërkure është ana financiare, ku këshillohet që të mos e teproni me shpenzimet.

Akrepi

Kjo ditë nuk do të jetë në ritmin e duhur, pasi do të ndiheni të rënë moraliosht. Mund të përjetoni momente dembelizmi, duke mos pasur fuqi të bëni atë që dëshironi. Në sferën sentimentale do të ketë tensione dhe nervozizëm, ndaj bëni mirë që të shmangni situatat stresuese.

Shigjetari

Do të jeni disi frenetik dhe me një dëshirë ë madhe për të vepruar. Bëni mirë që të mos e teproni, sidomos në dashuri, ku nëse ndiheni të mërzitur bëni mirë që të shfryheni tjetër kund, pasi rrezikoni që të gaboni rëndë.

Bricjapi

Këshillohet që gjatë kësaj dite të mos e teproni me shpenzimet! Edhe pse gjatë pushimeve është normale që të shpenzoni më shumë, mundohuni që të mbani nën kontroll llogaritë. Në dashuri duhet të jepni më shumë, të jeni më të pranishëm, më të dashur dhe më pasionantë.

Ujori

Gjatë kësaj të mërkure do të jeni disi nervoz, ndoshta për shkak të diçkaje që ka mbetur pezull apo prej problemeve të cilat nuk kanë marrë ende zgjidhje, shkruan noa.al. Mundohuni që të jeni të kujdesshëm dhe të mos acaroheni. Lidhur me shpenzimet duhet të tregoheni të matur.

Peshqit

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, qoftë nëse jeni në punë, apo edhe me pushime. Nëse ka çështje të mbetura pezull në sferën profesionale, ky nuk është momenti i duhur për të diskutuar, ndaj shtyjeni për më vonë. Me gjasë do të ketë disa ndryshime të rëndësishme.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Kafshë surrealiste dhe peisazhe mahnitëse/ 9 fotot mbresëlënëse të natyrës që duken si piktura

Publikuar

-

Nga

“BrightSide” ka sjellë në vëmendje disa imazhe nga e gjithë bota, ku tregon se natyra është aq mbresëlënëse sa që shumë peizazhe, kafshë dhe struktura natyrore duken surrealiste ,  si piktura.

Sidoqoftë, këto imazhe janë reale dhe janë kapur me një aparat fotografik.

 

 

LEXO TE PLOTE

Fashion

Do t’i adhuroni/ Zbuloni dizajnin më “in” të thonjve të këtij sezoni

Publikuar

-

Nga

Ditët e verës po përfundojnë dhe thonjtë me ngjyra të hapura nuk mund të “përdoren” më. Këtë vjeshtë modelet e reja të thonjve do t’ju mahnisin me stilin dhe ngjyrat e forta.

Për më tepër më lart do të shikoni një fotogaleri me thonjtë më in pr sezonin e vjeshts.

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Studimi/Një gjumë i keq natën, dëmton rëndë kujtesën dhe gjendjen emocionale

Publikuar

-

Nga

pasojat e fshehta te pagjumesise

Filozofi i Mesjetës, Toma Akuini shkroi dikur se “pikëllimi mund të lehtësohet nga një gjumë i mire”. Sot shkencëtarët po konstatojnë, se ai nuk ishte shumë larg të vërtetës. Një studim i publikuar muajin e shkuar në revistën “Current Biology”, tregon se një gjumë i keq gjatë natës – konkretisht një gjumi i shqetësuar, me lëvizjen e shpejtë të syve (faza REM) – ndikon negativisht në funksionin e trurit, përfshirë edhe punën e amigdalës. 

Ajo është një bërthamë me madhësinë e një bajameje, e vendosur thellë brenda lobeve temporale të trurit, dhe është përgjegjës për konsolidimin e kujtimeve për mësimin afatgjatë, si dhe përpunimin dhe ruajtjen e kujtimeve të lidhura me ngjarje që shkaktojnë emocione të forta, si pikëllimi, sikleti, frika dhe ankthi. 

Pas zgjimit nga gjumi, vullnetarët në studim që përjetuan një lloj gjumi të ndërprerë REM, ishin më reaguas ndaj ngjarjeve emocionale të një dite më parë, sesa individët që kishin pushuar më mirë, të cilët i etiketuan ngjarjet e një dite më parë si të një rëndësie më të vogël emocionale, nga sa mendonin në fillim.

Ne kemi qenë prej kohësh të vetëdijshëm, se një gjumë i mirë sjell një gjendje më të mirë mendore dhe shpirtërore, rrit përqendrimin dhe forcon aftësinë gjykuese. Ndërkohë, shkenca ka vërtetuar se gjumi luan një rol jetik në ruajtjen e kujtesës. Ajo që ne nuk e kemi ditur qartë, të paktën deri më tani, është se si këto procese të gjumit dhe kujtesës, janë të lidhura potencialisht mes tyre, dhe se si një ndikim negativ tek njëri, shkakton një ndikim mbi tjetrin. 

Autorët e studimit, thonë se edhe një natë e vetme privimi nga gjumi, mund të shkaktojë prodhimin e beta-amiloidit, një produkt metabolik që grumbullohet në strukturat e trurit, përfshirë edhe amigdalën, që rregullon gjendjen shpirtërore, emocionet, kujtesën etj dhe aftësinë për të mësuar, dhe që ndikon në zhvillimin ose jo të sëmundjes së Alzheimerit. 

Amigdalat ruajnë shtigjet nervore deri në hipotalamus, që rregullon sisteme të rëndësishme biologjike, siç është gjumi, cikli menstrual dhe ritmi cirkadian, dhe ato bashkëveprojnë me hipokampusin, një përbërës kryesor në përpunimin e kujtesës. 

Në fakt, qarqet nervore që lidhin hipokampusin në rajone të tjera të trurit, konsiderohen si një “depo” për ruajtjen e kujtimeve episodike, konkretisht ngjarjeve, vendndodhjes së tyre dhe emocioneve që lidhen me to. Që kujtesa jonë të funksionojë siç duhet, duhet të ndodhin tre procese jetike:

Përvetësimi:të mësuarit, ose të përjetuarit e diçkaje të re

Konsolidimi:integrimi i informacionit të ri në tru

Ndërmendja:Qasja tek informacioni, pasi ai është ruajtur

Përvetësimi dhe ndërmendja ndodhin kur dikush është zgjuar; ndërsa konsolidimi kur njeriu është në gjumë. Kur jemi zgjuar, truri reagon ndaj stimujve të jashtëm, dhe kodon kujtime të reja, që në atë moment janë të paqëndrueshme dhe i nënshtrohen harresës. Gjatë gjumit truri ka një ekspozim më të vogël ndaj stimujve të jashtëm, prandaj siguron kushte optimale për konsolidimin e kujtesës, e cila forcon dhe integron memorjen e re në rrjetet ekzistuese të njohurive.

Dikur, ekspertët mendonin se gjumi thjesht mbronte kujtesën nga ndërhyrjet e stimujve të jashtëm. Tashmë e dimë që REM dhe gjumi i ngadaltë (SWS), kanë role më aktive në konsolidimin e kujtesës, me lloje të ndryshme të kujtimeve që përpunohen gjatë fazave të ndryshme të gjumit. 

Një studim i publikuar vitin e shkuar , tregon se një natë pa gjumë mund të dëmtojë kujtesën në vendin e punës, çka është e rëndësishme për arsyetimin dhe planifikimin. Për të shmangur këtë gjë, ja cilat jnë disa nga këshillat për përmirësimin e sasisë dhe cilësisë së gjumit:

Nëse ushtroheni fizikisht, bëjeni këtë më herët gjatë ditës, dhe jo pak orë para gjumit.

Ulni ose shmangni stimuluesit si kafeina gjatë pasditeve të vona, dhe alkoolin në mbrëmje.

Kufizojeni dremitjen e drekës në maksimumi 30 minuta; dhe mos flini pas mesditës.

Shkoni në shtrat dhe zgjohuni thuajse në të njëjtën kohë çdo ditë, përfshirë fundjavat dhe pushimet.

Relaksohuni dhe pastroni mendjen nga shqetësimet para gjumit; lexoni një libër, dëgjoni muzikë të qetë.

Mbajeni dhomën e gjumit më të freskët gjatë natës, dhe mbyllni perdet për të krijuar errësirë thuajse të plotë.

Sigurohuni që dysheku juaj të jetë i rehatshëm dhe provoni të flini me 1, dhe jo 2 apo 3 jastëkë.

Mos hani apo pini shumë pak para gjumit në mbrëmje.

Shmangni përdorimin e kompjuterit, tabletit apo smartfonit, menjëherë para se të shkoni në shtrat. 

Drita e ekranit e stimulon trurin, duke e bërë të vështirë rënien në gjumë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE