Connect with Us

U tha se e tradhtoi me Lady Gaga/ Irina Shayk ka gati “hakmarrjen” për Bradley Cooper

Kryesore Show Biz

U tha se e tradhtoi me Lady Gaga/ Irina Shayk ka gati “hakmarrjen” për Bradley Cooper

Publikuar

-

Pak muaj më parë, lajmi se modelja Irina Shayk dhe aktori Bradley Cooper i dhanë fund lidhjes së tyre 4-vjeçare, u bë qëndra e mediave rozë.

Arsyeja kryesore e ndarjes u tha se ishte Lady Gaga, pasi u afrua më shumë se ç’duhet me aktorin gjatë xhirimeve të filmit “A star is born”.

Megjithatë, këto lajme u mohuan dhe teksa Gaga shijon romancën e re, mediat e huaja kanë zbuluar se Irina do të “plasë bombën” për Bradley-n.

Sipas “RadarOnline”, modelja ka për të treguar shumë gjëra në lidhje me martesën e saj si dhe e ka planifikuar mjaft mirë hakmarrjen ndaj tij.

Burime pranë modeles kanë rrëfyer se Irina ka marrë oferta të majme nga disa shtëpi botuese, për të treguar çdo gjë për Bradley Cooper në një libër.

“Në fillim ajo mendoi se kjo do të ishte diçka e keqe, por tani është e mendimit se duhet ta nxjerrë të vërtetën në dritë dhe pse jo të përfitojë pak prej saj në të njëjtën kohë. Bradley e ka dëgjuar se ajo po punon për diçka dhe e di se ajo do të shkruajë se sa partner i lig dhe i fokusuar pas punës ishte ai.”- ka thënë burimi.

Irina ende nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme dhe ende nuk dihet nëse modelja e ka përgatitur vërtetë hakmarrjen e saj.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: