Kryesore Show Biz
“Une i bëj vetë rregullat”/ Bebe Rexha i bën thirrje vajzave të reja të mos bien pre e paragjykimeve

Shumë shpesh, këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë ndërkombëtare, Bebe Rexha është përfolur për linjat e saj të kolme dhe së fundmi ka hapur sërish debat për paragjykimin e grave dhe vajzave në industrinë e muzikës. Ajo ka rrëfyer në Instagram se si një burrë i botës së muzikës në SHBA e ka konsideruar të plakur për shkak se po i afrohet të 30-ave dhe e ka kritikuar për fotot provokuese që publikon në rrjetet sociale.
Ajo ka shkruar: “Së fundmi një burrë, përfaqësues në muzikë, më tha se po plakesha dhe se stili im është konfuz. Sepse unë jam kantautore që publikoj foto seksi në Instagram dhe kjo nuk është ajo se çfarë duhet të bëjnë kantautoret, sidomos ato në moshën time. Jam 29 vjeç.
Jam e ngopur me të qenit brenda një kutie. Unë i bëj vetë rregullat. Jam e lodhur me faktin që gratë etiketohen si plaka kur rriten në moshë dhe djemtë etiketohen si seksi me kalimin e moshës. Gjithsesi, unë do të bëj 30 vjeç në 30 gusht dhe e dini çfarë, nuk do t’i largohem kësaj. Nuk do të gënjej për moshën apo të këndoj këngë që mendoj se do të shesin më shumë sepse ngjasojnë “më të reja”. Do ta festoj moshën time sepse jam më e mençur, më e fortë dhe më besoni, jam më e dashur se 10 vite më parë”, shkruan Bebe.