Connect with Us

Ja si kompanitë e teknologjisë, e përdorin psikologjinë për të na mbajtur të “mbërthyer” pas telefonave

Blog

Ja si kompanitë e teknologjisë, e përdorin psikologjinë për të na mbajtur të “mbërthyer” pas telefonave

Publikuar

-

Nga Jon Schweppe “New York Post”

 

Sipas iphone-it tim, unë e përdor telefonin plot 177 herë në ditë, dhe shpenzoj 26 orë në javë në median sociale. Dhe nuk janë orë të caktuara, që unë ia dedikoj ndonjë hobi që unë e konsideroj një përparësi. Përkundrazi, janë orë të humbura në ato që unë mund t’i përshkruaj vetëm si varësi.

Sa herë që përjetoj qoftë edhe disa sekonda kohë pa bërë asgjë, dora ime shkon instiktivisht tek iphone, dhe pasi hap Facebook ose Twitter, nis të lëviz lart e poshtë duke lexuar lajmet e mia. Ngecem aty, madje kam mësuar truket, si të zhvilloj një bisedë me një përson përballë, teksa nuk i shqit sytë nga ekrani i celularit.

Kompanitë e teknologjisë, punësojnë psikologë dhe neurologë, për të zhvilluar teknika adiktive, që do t’i mbajnë të gozhduar sa më shumë kohë që të jetë e mundur përdoruesit pas ekranit të celularit. Sa më gjatë që përdoruesit qëndrojnë në platformat e tyre, aq më shumë reklama mund të ofrojnë kompanitë, dhe aq më shumë para mund të fitojnë ato.

Konsumatori janë reklamuesit; përdoruesit e platformës janë thjesht produkti. Në përpjekje për ta adresuar këtë problem, senatori amerikan Xhosh Houlej prezantoi kohën e fundit Teknologjinë e Reduktimit të Varësisë nga Mediat Sociale, ose “SMART Act”, një projektligj që do t’i ndalojë kompanitë e tekniologjisë të përdorin praktikat psikologjike manipuluese, për t’i mbajtur përdoruesit “të mbërthyer “ pas modeleve sjellore të ndërvarura.

Propozimi, nuk ishte shumë popullor në mesin skeptikëve të zakonshëm në lëvizjen konservatore. Houlej u denoncua, se po përpiqet të fuqizojë një “shtet paternalist”. Le të jemi të qartë:”SMART Act”, do të ndalojë disa nga tiparet më adiktive të kompanive të teknologjisë:navigimin e pafundëm (infinite scroll), që i mundëson përdoruesit të lexojë përmbajtjen më të fundit të përdoruesve të tjerë – të gërshetuar me reklamat e shënjestruara – pafundësisht dhe pa asnjë ndalesë; apo opsionin “autoplay”, që u jep përdoruesve përmbajtje shtesë, të cilat ata nuk e kanë kërkuar; dhe tipare të tjera që shkaktojnë ndërvarësi, dhe që e bëjnë një sfidë të vërtetë braktisjen e një platforme.

“SMART Act“, ndalon gjithashtu sistemet “distinktive”, një teknikë e fuqizimit të përdoruesit, që është bërë e zakonshme në platformat e mediave sociale. Këto sisteme janë jashtëzakonisht të ngjashme, me mënyrën sesi kompanitë e mëdha të prodhimit të cigareve promovonin dikur produkte me çmime të leverdisshme për konsumatorët e tyre besnikë.

Facebook përdor simbolin “Top Fan”, që i lejon përdoruesit të shfaqet në listën e fansave më të mirë të një faqeje, dhe të ketë një simbol pranë emrin e tyre sa herë që komentojnë. Që të dyja strategjitë mbështeten në psikologji të ngjashme, që nxisin dëshirën e dikujt për të dëshmuar publikisht besnikërinë ndaj një produkti, ose t’i gëzohen njëfarë “autoriteti”, që kanë mbi një temë të caktuar.

Shumë “top fan”, kalojnë orë të tëra duke bashkëvepruar me faqe të caktuara, duke e shijuar statusin e tyre në këto subkultura. “SMART Act”, u kërkon gjithashtu kompanive, që t’u ofrojnë përdoruesve një mundësi të barabartë. Projektligji, përcakton që kompanitë t’u ofrojnë përdoruesve të tyre mundësinë që të monitorojnë dhe vetë-rregullojnë kohën që kalojnë në platformat e mediave sociale.

Padyshim, ka shumë hapësirë ​​ për të debatuar edhe mbi ndërlikimet që ka një nismë e tillë. Por debati deri më sot ka shmangur specifikat, dhe është përqendruar tek një pyetje më e madhe:A ka qeveria interes të mbrojë qytetarët ndaj përpjekjeve të një industrie triliona dollarëshe, për të monopolizuar burimin e tyre më të çmuar – kohën – përmes mashtrimeve më të sofistikuara psikologjike dhe neurologjike?

Historikisht, politikanët tanë kanë besuar se shteti ka një rol për të luajtu,r aty ku kompanitë i shfrytëzojnë konsumatorët, duke vënë në rrezik shëndetin e tyre fizik ose psikologjik. Kjo është veçanërisht e vërtetë, kur këta konsumatorë janë fëmijë. Ne kemi rregulluar me ligj lojërat e fatit, dhe ndalojmë pjesëmarrjen në to të të rinjve nën 21 vjeç.

Ne kemi displinuar konsumin e cigareve, alkoolit, dhe ilaçeve që jepen pa recetë, dhe të gjitha këto për të mbrojtur konsumatorët. A është vërtet e paligjshme të disiplinojmë edhe mediat sociale? A është vërtetë e padrejtë të vësh në dyshim, praktikat mashtruese të kompanive, që kanë vëmendjen e miliona amerikanëve për disa orë në ditë?

Pas ngjarjeve të javëve dhe muajve të fundit, nuk mund të ketë asnjë dyshim se media sociale po prek shoqërinë tonë edhe në mënyra thellësisht negative, të cilat vetëm sa kemi filluar t’i kuptojmë. “SMART Act” i Houlej, mund të mos jetë zgjidhja përfundimtare, por ai shtron sigurisht pyetjet e duhura.

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Studimi/Pirja e paracetamolit gjatë shtatëzanisë, i bën fëmijët hiperaktivë, dhe u shkakton probleme me përqendrimin

Publikuar

-

Nga

Një studim i ri nga Universiteti i Bristolit në Britaninë e Madhe, u shtohet provave që lidhen me efektet e mundshme anësore nga pirja e e paracetamolit gjatë shtatëzanisë. Hulumtimi i botuar në revistën “Paediatric and Perinatal Epidemiology”, shqyrtoi nëse ka ndonjë ndikim mes pirjes së paracetamolit në mesin e shtatzënisë, dhe sjelljes së pasardhësve nga 6 muajsh në 11 vjeç, memories dhe nivelin të inteligjencës deri në moshën 17-vjeçare. 

Paracetamoli, përdoret zakonisht për të lehtësuar dhimbjen gjatë shtatzanisë, dhe rekomandohet si një kurë në shumë vende. Studiuesit e Universitetit të Bristol, shqyrtuan në studimin e tyre 14.000 fëmijë. Kur ishin në muajin e shtatë të shtatzanisë, 43 përqind e nënave të tyre, thanë se kishin pirë “ndonjëherë” ose më shpesh paracetamol gjatë 3 muajve të mëhershëm. 

Studiuesit ekzaminuan më pas rezultatet e nivelit të kujtesës së fëmijëve, nivelit të inteligjencës IQ, dhe testet e zhvillimit parashkollor, temperamentit dhe sjelljes. Ata gjetën një lidhje midis pirjes së paracetamolit dhe hiperaktivitetit, por edhe problemeve me përqëndrimin e fëmijëve, si dhe sjelljeve të tjera problematike tek fëmijët e vegjël.

Djemtë duket se ishin më të ndjeshëm se vajzat, ndaj efekteve të mundshme që ka në sjellë ky ilaç. Studimi u drejtua nga profesoresha Xhin Golding. Ajo tha se grupi mori 135 rezultate të ndryshme tek fëmijët e përfshirë në studim. 

“Nga 135 rezultatet që kemi shqyrtuar, ne gjetëm një lidhje me aftësinë njohëse. Ndërkohë 12 prej rezultateve, u shoqëruan me ndryshime në sjellje dhe temperament. Dhe këto lidhje nuk mund të shpjegohen me gjëra të tilla si dhimbja e kokës, shpinës, infeksionet, të ardhurat financiare dhe stili i jetesës. 

Në zbuluam se teksa fëmija rritej, kjo lidhje dobësohej. Ajo ishte më e fortë në mesin e fëmijëve 3-4 vjeç, por zhduket në moshën 8-vjeçare”- deklaroi ajo. Sipas drejtuesit së studimit, fakti që fëmijët i tejkaluan këto sjellje problematike është qetësues. Por ai shtron pyetjen, nëse do të kostatohen lidhje të tjera gjatë viteve të adoleshencës. 

Ndërkohë, sipas Golding është e arsyeshme të sugjerohet që gratë shtatzëna duhet të zvogëlojnë në maksimum konsumimin e ilaçeve, përfshirë ato pa recetë, aty ku është e mundur, pasi asnjë ilaç nuk mund të dëshmohet se është plotësisht i sigurtë për fëmijën, që ndodhet ende në barkun e nënës. “Është më rëndësi, që gjetjet tona të testohen në studime të tjera”- përfundoi studiuesja.  / Përshtatur nga CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Dilema/Për sa orë gjumë kemi nevojë?

Publikuar

-

Nga

Kur kemi qenë fëmijë, mund të kemi protestuar dhjetëra here, duke mos dashur të flejmë në drekë. Por si të rritur, e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë. Shekspiri e quante gjumin “banjën e ëmbël pas një pune raskapitëse, balsamin e mendjeve të lënduara, ushqimin kryesor në jetë”.

Përtej shprehjeve poetike, gjumi është shumë i rëndësishëm. Një studim i kohëve të fundit me 1.600 njerëz, mbështeti gjetjet e mëhershme se një gjumë i pamjaftueshëm, lidhet me mungesën e vëmendjes, dhe gjykime më të dobëta. Gjithashtu, dihet se mungesa e gjumit, mund të shkaktojë çrregullime bipolare. 

Dhe kemi mësuar së fundmi nga studiuesit në Suedi dhe Gjermani, se një gjumë i pamjaftueshëm, mund të ndikojë madje edhe në mikroflorën e zorrëve tona. Po për sa orë gjumë kemi realisht nevojë? Përgjigja më e zakonshme duket të jetë “8 orë”.  Por sasia e gjumit që na duhet, varet nga rezistenca biologjike dhe nevojat e trupit tonë. 

Udhëzuesi i Fondacionit Kombëtar të Gjumit në SHBA i vitit 2015, rekomandon për adoleshentët 8-10 orë në ditë, por në përgjithësi një diapazon që shtrihet midis 7-11 orëve. Për foshnjat e porsalindura, diapazoni i përshtatshëm është nga 11-18 orë. Për të rriturit, ai varion nga 7-9 orë, dhe për të moshuarit 5-9 orë. 

Pra siç shihet sasia e gjumit për një organizëm të shëndetshëm, ndryshon për grupe të ndryshme, dhe oraret ndryshojnë me kalimin e kohës. Si mund të përcaktoni orët tuaja të gjumit? Ja 3 këshilla praktike:

Këshilla e parë:Nëse jeni “të lodhur, por ende pa stakuar trurin”, gjumi mund t’ju zërë me vështirësi

Në këto kushte, duket sikur i gjithë problemi është se nuk flini mjaftueshëm. Por nëse do të ishit vërtet pa gjumë, tashmë do të ishit përgjumësh. Dhe po të ishit përgjumësh, do të ishit në gjendje të flinit shpejt. Ne i mendojmë si të ngjashme, por ka një dallim midis përgjumjes dhe lodhjes. 

Ne besojmë se lodhja mund të kurohet duke shkuar në shtrat më herët.

Por përpjekja për të fjetur me forcë kur truri juaj nuk është i përgjumur, është si të përpiqesh të biesh në dashuri me dikë që nuk thjesht nuk ju do. Ky sforcim, vetëm sa do t’ju shkaktojë ankth, para se të hiqni dorë. Prandaj, dëgjojeni trupin tuaj. Nëse jeni vërtet përgjumësh, shkoni në shtrat. Nëse jo, merrumi me diçka tjetër, derisa të vijë koha e duhur.

Këshilla e dytë:Nëse përgjumeni shpesh gjatë ditës, nuk po flini mjaftueshëm gjatë natës

Ka disa mënyra për ta korrigjuar këtë. Nëse keni kohë, vendoseni zilen tuaj në mëngjes 30 minuta më vonë, ose shtrihuni të flini 30 minuta më herët. Nëse ju zë gjumi brenda pak minutash, vazhdoni t’i jepni vetes më shumë kohë për të fjetur. 

Nëse tashmë keni mjaft kohë për të fjetur, por ndiheni ende të përgjumur gjatë ditës, mund të keni një çrregullim të gjumi, siç është apnea e gjumit ose narkolepsia. Për këtë mund të testoni veten me Shkallën e Gjumit Epworth. Nëse rezultati është 10 pikë ose më shumë, duhet të këshilloheni me mjekun, pasi këto çrregullime mund të sjellin rreziqe serioze për shëndetin tuaj. 

Këshilla e tretë:Mbani një orar konstant të kohës së gjumit 

Nuk ka të bëjë vetëm me orët që flini, por edhe me cilësinë e atyre orëve. Fjetja rregullisht 7 orë çdo natë, është shumë më e mirë sesa fletja një natë 4 orë, dhe të nesërmen 10 orë. Një orar i çregullt, mund të shkaktojë përgjumje gjatë ditës një dite, dhe pagjumësi ditën tjetër, çka e çorodit trupin tuaj. 

Një nga gjërat më të mira që mund të bëni për gjumin tuaj dhe funksionimin e ditës, është të zgjoheni çdo ditë në të njëjtën kohë. Mos u shqetësoni për vendosjen e një orari strikt fjetjeje.Sapo të futeni në rutinën e rregullt të gjumit dhe zgjimit, trupi juaj do t’ju njoftojë vetë kur duhet të shkoni në shtrat, duke ju bërë të flini gjumë në kohën e duhur./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse ndikon drita e Hënës së plotë mbi gjumin tonë?

Publikuar

-

Nga

Shumë njerëz thonë se kur Hëna është e plotë, ata qëndrojnë zgjuar, ose e kanë të vështirë të flenë normalisht. Tashmë një studim i fundit, i publikuar në revistën “Current Biology”, i mbështet pretendimet e tyre. Në një studim të vogël të 33 njerëzve, studiuesit zbuluan se fazat e Hënës, ndikojnë në cilësinë e gjumit tonë.

Për tre ditë e gjysmë, subjektet e studimit, që i përkisnin moshës 20-74 vjeç, u mblodhen në një laborator, ku u vëzhguan nivelet e hormoneve të tyre, si dhe modelet e gjumit. “Ne zbuluam se kur afron faza e Hënës së plotë, aktiviteti i elektroencefalogramik (EEG) gjatë gjumit NREM, një tregues i gjumit të thellë, ra me 30 për qind, teksa koha që i duhej subjekteve për të fjetur gjumë u rrit me 5 minuta.

Ndërkohë kohëzgjatja totale e gjumit e vlerësuar me EEG, ishte zvogëluar me 20 minuta. Këto ndryshime, u shoqëruan me një rënie të cilësisë subjektive të gjumit, si dhe me nivele të zvogëluara të melatoninës endogjene, shkruan autorët e studimit.

Duke ditur që njerëzit mund t’i mbajnë zgjuar edhe dritat ndriçuese në rrugë, ne mund të hamendësojmë se një Hënë e plotë, do të kishte në fakt një efekt të ngjashëm. Por pjesa më interesante e studimit, mund të jetë që shqetësimet e gjumit të lidhura me fazat e Hënës, duket se nuk kanë asnjë lidhje me dritën e Hënës.

Në fakt gjatë studimit, shkëlqimi i dritës së Hënës, nuk ishte një faktor ndikues. Subjektet që iu nënshtruan testimit, e kaluan kohën e eksperimentit në një dhomë pa dritare, dhe as që ishin në dijeni se të dhënat e mbledhura do të kishin ndonjë lidhje me fazat e hënës. (Në këtë mënyrë, mund të minimizohen perceptimet apo besimet personale në lidhje me ndikimin e Hënës në gjumin e tyre).

“Ne kemi prova që distanca me fazën më të afërt të Hënës së plotë, ndikon ndjeshëm në gjumin e njeriut, si dhe në nivelet e melatoninës në mbrëmje, kur ato maten në kushte laboratorike të kontrolluara rreptësisht, ku faktorë të tillë si drita dhe perceptimi personal i Hënës mund të përjashtohen si faktorë”- shkruajnë më tej autorët e studimit.

Si reagon trupi i njeriut ndaj diçkaje që nuk është as e dukshme? Një teori, është se kjo është një veti e së kaluarës sonë evolucionare. Ne e dimë që ciklet cirkadiane dhe riprodhuese të disa specieve, janë të lidhura me Hënën. Prandaj, edhe truri i njeriut mund të ketë një version të këtij tipari.

“Ne nuk e dimë nëse njerëzit e kanë ende atë, apo arsyen pse”- tha për CNN Kristian Kajohen nga Spitali Psikiatrik i Universitetit të Bazelit në Zvicër, autori kryesor i studimit. Ky efekt mund të ndryshojë nga burrat tek gratë, thekson një studim i ngjashëm i kryer pak kohë më parë në Angli.

Në atë studim, 205 njerëz u vëzhguan ndërsa flinin (gjithashtu në dhoma pa dritare) gjatë ciklit hënor. “Analizat e vëçanta për burrat dhe gratë, treguan se tek gratë koha totale e gjumit, Faza 4 e gjumit dhe gjumi REM, u zvogëluan kur gjumi përkonte me fazën e Hënës së plotë, ndërsa tek burrat kohëzgjatja e REM, u rrit rreth fazës së Hënës së plotë”- shkruan më tej autorët e këtij studimi.

Asnjë studim nuk është kryer mbi efektin që mund të ketë mosha apo rrethana të tjera mbi cilësinë e gjumit, në raport me fazat e Hënës. Prandaj ka ende shumë për të mësuar. Për ta kuptuar këtë fenomen, shkencëtarët do të duhet të mbledhin më shumë të dhëna nga më shumë njerëz dhe për një periudhë më të gjatë kohore.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: