Connect with Us

Pasi la shkollën u bë miliarder/ Njihuni me historinë e suksesit të pronarit të “Poker Stars”

Kuriozitete

Pasi la shkollën u bë miliarder/ Njihuni me historinë e suksesit të pronarit të “Poker Stars”

Publikuar

-

I njohur tashmë si njeriu i tetë më i pasur në botë, 46-vjeçari kanadez Mark Scheinberg ka një pasuri prej 4.5 miliardë dollarësh dhe ka më shumë para se Produkti i Brendshëm bruto vjetor i ishullit në të cilin ai jeton i quajtur “Isle of Man” me vetëm 58 mijë banorë midis Anglisë dhe Irlandës.

Historia e tij se si u bë miliarder duket si e zhvilluar në një film por që në të vërtetë është jeta e tij reale. Edhe pse hyri në kolegj, e la shkollën pas vetëm një viti, duke u futur në punë në industrinë turistike dhe më pas në atë të kumarit online, Mark Scheinberg bashkëthemeloi me të atin, programuesin e IBM Kanada, Isai Scheinberg – një kompani të lojërave online të kumarit “Poker Stars”, me të madhen në botë të këtij lloji. Kompania kishte 50 milionë llogari kur u shit.

E themeloi në vitin 2001, kur ishte 28 vjeç dhe e shiti atë më pas 4.9 miliardë dollarë te Amaya Gaming Group e Kanadasë, pas gjashtë muaj negociatash. Ai fitoi tre miliardë dollarë pasi zotëronte 75 për qind të aksioneve të kompanisë Rational Group që zotëronte Poker Stars.

Aktualisht, Scheinberg është duke investuar në një projekt disa miliona dollarësh në prona të patundshme, të quajtur “Centro Canalejas Madrid” në Madrid, ku do të ketë edhe hotelin e parë në Spanjë të rrjetit “Four Seasons”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra amerikanë të dynden në plazhet e Kalifornisë Jugore. Plazhet janë mbushur plot edhe pse ndodhen në një periudhë izolimi ku sipas urdhrave të qeverisë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rojtarëve të plazheve u është dashur të zbatojnë një pjesë të udhëzimeve dhe kufizimeve , duke përfshirë mbajtjen e […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të mrekullueshme gjë që i bën meshkujt të bien menjëherë në dashuri me to.Femrat e kësaj shenje të zodiakut janë tërheqëse dhe kokëfortë. Ata jetojnë në etikën e tyre, kështu që shumë burra nuk mund të jetojnë me ta. Për të qenë me ta, duhet të tregoni […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: