Connect with Us

Bie miti/Konsumi i çokollatës, nuk e kuron depresionin

Life Style

Bie miti/Konsumi i çokollatës, nuk e kuron depresionin

Publikuar

-

Një studim i fundit, i bërë publik në revistën “Depression and Anxiety”, ka tërhequr shumë vëmendjen e mediave. Sipas tij konsumi i çokollatës, dhe në veçanti i asaj të zezë, zvogëlonte simptomat e depresionit. Por për fat te keq, ne nuk mund të përdorim këtë studim, për të promovuar ngrënien e çokollatës, si një lloj mbrojtje kundër depresionit, një gjendje serioze e shëndetit mendor.

Kjo për shkak se ky studim shqyrtoi një lidhje midis dietës, dhe depresionit në popullatën e përgjithshme. Por nuk qëmtoi shkakun. Me fjalë të tjera, nuk ishte dizenjuar për të konfirmuar nëse konsumi i çokollatës së zezë, shkaktonte apo jo një ulje të simptomave depresive.

Dhe çfarë bënë studiuesit? Ata shqyrtuan të dhënat në rang kombëtar mbi shëndetin dhe egzaminimin e të ushqyerit në SHBA. Njerëzit në studim, raportuan në 2 mënyra çfarë kishin ngrënë 24 orët e fundit. Së pari, ata u kontaktuan personalisht nga një intervistues i trajnuar me dietat ushqimore, që kreu me ta një pyetësor standard. 

Herën e dytë u pyetën përmes telefonit se çfarë kishin ngrënë, vetëm disa ditë pas intervistës së parë. Studiuesit llogaritën se sa çokollata kishin konsumuar pjesëmarrësit në studim, duke përdorur mesataren e këtyre dy pyetësorëve. Çokollata e errët, duhej të përmbante të paktën 45 për qind kakao të pastër, që të llogaritej si e tillë. 

Studiuesit, përjashtuan nga analiza e tyre njerëzit që konsumonin një sasi të madhe çokollate, ata që ishin nën peshë, apo që vuanin nga diabeti. Të dhënat e mbetura (nga 13.626 njerëz) u ndanë në dy mënyra. Njëra sipas kategorive të konsumit të çokollatës (pa çokollatë, me çokollatë por pa çokollatë të errët, dhe çdo lloj çokollate të errët). 

Mënyra tjetër bazohej tek sasia e çokollatës (pa çokollatë, dhe më pas në grupe, nga konsumi më i ulët, në atë më të lartin). Studiuesit vlerësuan simptomat depresive të njerëzve, duke i udhëzuar pjesëmarrësit të plotësonin një pyetësor të shkurtër, ku pyeteshin për shpeshtësinë e këtyre simptomave gjatë 2 javëve të fundit. 

Studiuesit kontrolluan faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në çdo marrëdhënie midis çokollatës dhe depresionit, si pesha, gjinia, faktorët socio-ekonomikë, duhanpirja, konsumi i sheqerit dhe aktriviteti fizik. Dhe çfarë zbuluan studiuesit? 

Nga i gjithë kampioni, 1.332 (11 për qind) e njerëzve, thanë se kishin ngrënë çokollata gjatë 2 raportimeve të të tyre dietike 24-orëshe, ndërsa vetëm 148 (1.1 për qind) raportuan se kishin ngrënë çokollatë në ngjyrë të errët. Në total 1.009 prej tyre (7.4 për qind), raportuan simptoma depresive. 

Por pasi u përshtatën për faktorë të tjerë, studiuesit nuk gjetën asnjë lidhje midis konsumimit të çokollatës dhe simptomave depresive. Gjithsesi, njerëzit që konsumonin çokollatë të errët, kishin 70 për qind shanse më pak për të raportuar simptoma depresive klinike të rëndësishme, sesa ata që nuk raportonin konsumimin e çokollatës. 

Kur shyrtuan sasinë e çokollatës së konsumuar, njerëzit që hanin më shumë çokollatë, kishin më shumë gjasa të kishin më pak simptoma depresive. Prodhuesit e çokollatave, kanë qenë një burim i mirë financimi për pjesën më të madhe të hulumtimeve mbi efektet pozitive të produkteve të tyre. Ndërsa autorët e këtij studimi të ri, nuk deklarojnë ndonjë konflikt interesi, çdo raportim për mungesën e efekteve pozitive të çokollatës në lehtësimin e simptomave depressive, e zbeh publicitetin ndaj këtij produkti. 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

E pangopur me s*ks/ Rrëfehet 28 vjeçarja: Kam shkuar me 130 meshkuj

Publikuar

-

Nga

Prindërit e saj u ndanë kur ajo ishte 13 vjeç dhe nëna e saj u shpërngul. Babai i saj punonte si shofer taksie, kështu që shpesh ishte në shtëpi vetëm, duke u ndierë e vetmuar dhe e izoluar. Frankie humbi virgjërinë e saj në moshën 14 vjeç dhe më pas vazhdoi të ketë një lidhje […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Akrepi në dashuri/ 14 faktet që nuk i keni ditur më parë për shenjën më pasionante të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Akrepi është një nga shenjat më intensive në astrologji. Tiparet e Akrepit përfshijnë zotërimin dhe xhelozinë, që të dyja mund të jenë jashtë mase. Por në të njëjtën kohë, të kesh dikë që të vlerëson dhe është kaq tërheqës, është e vështirë të mos falësh. Fuqia e tyre është tërheqëse dhe frikësuese, prandaj nuk përbën […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nëna akuzon Kaderin për vrasje/ Zbuloni se çfarë do të ndodhë të hënën në serialin tuaj të preferuar

Publikuar

-

Nga

Ejlyl, Songyl, Xhemre dhe Kader shkojnë të pastrojnë në një shtëpi në mënyrë që të fitojnë para për varrin e prindërve të Xhemresë. Ky është kurth i Defnes e cila ka bërë plan t’i poshtërojë vajzat e jetimores. Xhemre vendos të pastrojë vetëm për të bërë varrin e prindërve. Defne tallet me vajzat teksa ato […]

LEXO TE PLOTE