Connect with Us

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur qani?

Life Style

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur qani?

Publikuar

-

Pavarësisht nëse shkaktohet nga parja e një filmi të trishtë, ribashkimet familjare, apo alergjitë,  e qara duket se u shërben shumë qëllimeve. Një lëng i kripur rrjedh nëpër sipërfaqen e syve tuaj, dhe në fund ju ndiheni më mirë. Ndërsa edhe kafshët e tjera kanë lotë, njerëzit janë kafshët e vetme, që mund të lotojnë për shkak të emocioneve.

Megjithatë Çarls Darvini, babai i evolucionit, shkruante dikur se e qara ishte “e paqëllimshme”. Gati 150 vjet më vonë, të qarat emocionale, janë ende një nga misteret më të mëdha të trupit tonë. Por ja çfarë dimë deri tani mbi to.

Llojet e lotëve

Lotët mund të duken njëlloj kur bie nga sytë. Në fakt Akademia Amerikane e Oftalmologjisë, dallon 3 lloje lotësh.

Lotët bazikë:Këto lloj lotësh ndodhen gjatë gjithë kohës në sytë tanë, duke i mbrojtur ato nga tharrja, teksa mbrojnë edhe kornenë. Këto lloj lotësh, i mbrojnë sytë nga të gjitha papastërtitë dhe mbeturinat. Sytë tanë, prodhojnë rreth 125-250 mililitra lot çdo ditë.

Lotët refleksivë:Këta dalin, kur sytë përballen me elementë irritues si tymi, pluhuri, apo era e qepës. Këto lotë mund të përmbajnë antitrupa shtesë, që ndihmojnë në luftimin e baktereve.

Lotët emocionalë:Ne i prodhojmë këto lotë, kur i kapërcejmë të gjitha llojet e emocioneve, duke nisur nga gëzimi dhe trishtimi, deri te frika dhe stresi. Disa shkencëtarë, besojnë se lotët emocionalë kanë hormone dhe protein, që nuk gjenden në llojet e tjera të lotëve.

“Përfitimet” nga të qarit

Ne e kuptojmë qëllimin fiziologjik të lotëve bazikë dhe atyre refleksivë. Por sado paradoksale mund të duket, nga e qara emocionale njeriu ka shumë përfitime. Ja cilat janë ato.

Fiton vëmendjen e të tjerëve:Foshnjat qajnë për të na njoftuar se kanë nevojë për diçka, duke bërë që njerëzit (nëna, babai, familjarët e tjerë) t’u kushtojnë vëmendje. E qara është mënyra e tyre për të thënë se janë të uritur, u flihet gjumë, se nuk ndihen rehat etj, kur nuk munden ende të flasin. Djemtë dhe vajzat qajnë thuajse njëlloj. Megjithëse kur rriten, gratë thuhet se kanë prirjen të qajnë më shumë se sa burrat.

Lehtëson stresin:Disa studiues, besojnë se të qarat zhdukin hormonet e stresit dhe substancat e tjera toksike, që mund të ndërtohen gjatë stresit. Frenimi i lotëve dhe i emocioneve, ka të ngjarë të jetë me kalimin e kohës një gjë jo e shëndetshme. Disa studime, thonë se frenimi i lotëve është i lidhur me një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës dhe presionit të lartë të gjakut. Ndërkohë, studime të tjera tregojnë se njerëzit që vuajnë nga ulçera dhe koliti, kanë më pak të ngjarë të qajnë, sesa njerëzit që nuk vuajnë prej tyre. Një studim tjetër nga studiuesit e Universitetit të Kuinslendit në Australi, zbuloi se të qarët mund të ndihmojë në rregullimin e frymëmarrjes gjatë situatave stresuese.

Forcon lidhjet sociale:Studiuesit në Universitetin e Tel Avivit në Izrael, zbuluan se lotët rrëzojnë të gjithë barrierat mbrojtëse, dhe veprojnë si një shenjë e nënshtrimit, duke i afruar më shumë njerëzit. “Lotët nxisin ​​empatinë dhe dhembshurinë tek tjetri”- thotë Majkëll Trimbëll, një neurolog dhe ekspert mbi të qarin.

Manipulon të tjerët:Foshnjat mësojnë rreth moshës 9 muajshe, se përmes të qarit të tyre mund të detyrojnë të tjerët rrotull të bëjnë diçka për ta. Ky është fillimi i asaj, që disa ekspertë e quajnë e qara manipuluese. Disa njerëz, e vazhdojnë këtë lloj të qare edhe në moshën madhore. “Ne mësojmë që herët, se e qara e ka këtë efekt vërtet të fuqishëm tek njerëzit e tjerë”-tha për “Time” Xhonatan Rotenberg, profesor i psikologjisë në Universitetin e Floridas Jugore. 

“Ajo mund të neutralizojë shumë shpejt zemërimin. Kjo është arsyeja pse njerëzit qajnë shpesh gjatë zënkave kur ndihen fajtorë, dhe kur kërkojnë që të falen. Të rriturve u pëlqen të mendojnë se janë jashtë kësaj sjellje, por unë mendoj se sillen pak e shumë njëlloj”- thotë ai.

Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Horoskopi javor sipas astrologut të famshëm italian/ Zbuloni surprizat që ju presin

Publikuar

-

Nga

Dashi Java fillon pozitivisht dhe mbështetet nga një qiell i mirë . Hëna dhe Venusi i favorshëm do të lejojnë përmirësime të vogla. Sipas horoskopit Paolo Fox ju jeni ndër shenjat e pasigurta të zodiakut në këtë fazë dhe duhet të mendoni për ndryshime për të ardhmen e afërt por është gjithashtu e nevojshme të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nesër në serialin “Lule të vetmuara”/ Gokhan i propozon për martesë Xhemresë

Publikuar

-

Nga

Neriman dyshon se Seher e gënjen për punën e saj të dytë. Zejno ia vë syrin Serkanit dhe nuk heq dorë derisa ta bëjë për vete. Mesude nuk ndahet dot nga Kemali dhe gjen sërish arsye për ta takuar. Kader shet xhaketën dhe këpucët e saj për të fituar para me të cilat telefonon të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

10 arsyet pse seksi është i mirë për trupin dhe trurin

Publikuar

-

Nga

1. Seksi lëshon kimikate që lehtësojnë dhimbjen Endorfinat janë qetësuesit natyralë të trupit. Gjatë seksit, endorfinat përmbytin trupin dhe trurin, duke lehtësuar çdo siklet. Për disa njerëz, mund të kurojë një dhimbje koke . Kjo mund të jetë për shkak të endorfinave, ose lëshimit të serotoninës neurotransmetuese, gjë që ju bën të ndjeheni të lumtur. […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: