Connect with Us

Gëzim në familjen e Stefi Priftit/ Këngëtari marton vajzën

Kryesore Show Biz

Gëzim në familjen e Stefi Priftit/ Këngëtari marton vajzën

Publikuar

-

Këngëtari i njohur Stefi Prifti po përjeton një nga gëzimet më të mëdha që mund të ketë një prind. Vajza e tij Maria Prifti do të martohet së shpejti.

Maria është diplomuar në vitin 2016 në degën e Kantos për Soprano dhe Stefi e ka prezantuar gjithmonë si talentin që synon të rritet gjithmonë e më lartë në karrierë. Por paralelisht me profesionin, Maria po nisë edhe jetën familjare, pasi do të martohet së shpejti. Përgatitjet për dasmën VIP kanë filluar. Natyrisht që shumë të ftuar do të jenë pjesë e muzikës, pasi si i ati dhe e bija kanë miq të shumtë në këtë fushë.

Në një intervistë për “Panorama Plus”, pyetjes se si i ka marrëdhëniet me vajzat tani që është prind i vetëm, i është përgjigjur:

“Këto vitet e fundit kam qenë shumë i lidhur me vajzat e mia, Maria dhe Joana, dy zemrat e mia. Jam krah tyre çdo moment dhe përpiqem të bëj edhe gjëra që nuk i kam bërë më parë. Bëj aq sa mundem. Në fakt, nuk është se kam bërë apo postuar shumë foto me vajzat. Janë vetëm pak, por kam vënë re se kanë shumë impakt te njerëzit dhe këtë e vlerësoj”.

Nëse e kanë trashëguar të dyja talentin e të shkruarit nga nëna dhe të të kënduarit nga babai, ai thotë:

 

“Të dyja kanë shumë talent në muzikë dhe e vogla shkruan nga pak. Për vajzën e madhe, Maria, jemi në kërkim të audicioneve operistike brenda dhe jashtë shtetit, me shpresën e madhe se do të krenohem jo vetëm unë si baba, por gjithë Shqipëria dhe kombi ynë. Mbi të gjitha, iu uroj shëndet dhe fat të mirë!”

 

Po si e motivon veten pas ndarjes së parakohshme nga jeta e bashkëshortes?

 

“Vajzat dhe muzika kanë qenë motivimi i jetës sime këto vite. Nuk janë vite monotone, por të menduara dhe reflektive. Udhëtimet e shumta dhe njerëzit që na duan kaq shumë kanë qenë një tjetër motivim për mua”.

 

E si një baba që i duhet t’u jap forcë të bijave për të përballuar vuajtjen, ai thotë: “Njeriu duhet të jetë i fortë. Kështu është jeta, me gëzime dhe hidhërime. Sikur të kishte radhë, ndoshta më mirë për ne njerëzit e paditur do të ishte. Një shok i imi, Shpëtim Saraçi, më tha një shprehje shumë të bukur. “E thirri, tha.. e thirri Ai…” Pra, kur të thërret Zoti, ne njerëzit jemi krejt të pafuqishëm. Nuk i dimë planet e Tij dhe prandaj nuk e kuptojmë pse nuk ka radhë për të lindur dhe për të vdekur”.

 

Po a do të jetë dhe martesa e tij e dytë një diell pas stuhisë për Stefin?

 

Jo… thotë vajza ime e vogël, Joana”, është përgjigjur ai. Le të shohim se si do të jetë ceremonia e dasmës, që natyrisht do të ketë elemente nga tradita e qytetit të serenatave nga ata vijnë, Korçës.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

Si të keni një lëkurë me shkëlqim? Merrni “shembull” nga Victoria Beckham

Publikuar

-

Nga

Bashkeshortja e David Beckham dhe ikona e modes britanike, Victoria Beckham, se fundmi i ka habitur te gjithe duke treguar se ha katër avokado në ditë pasi lexoi diku se i jep lëkurës shkëlqim.

“Nuk është se dua të dukem më e re, por më ndihmon të mbaj të freskët dhe me shkëlqim fytyrën time” tha ajo për Daily Telegraph.

Ajo është prag nxjerrjes në treg të linjës së produkteve të grimit nën emrin Victoria Beckham Beauty dhe ka në plan të angazhohet dhe në industrinë e produkteve për kujdesin ndaj lëkurës dhe parfumeve.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Nuk kisha jetuar kurrë me dikë tjetër më parë”/ Modelja e njohur rrëfen për vështirësitë e martesës

Publikuar

-

Nga

Modelja Hailey Baldwin dhe këngëtari Justin Bieber janë të martuar prej një viti dhe lidhja e tyre ka kaluar mjaft problematika për shkak të gjendjes së Bieber, i cili u përball me ankthin dhe depresionin.

Në një intervistë për “Vogue Australia” modelja u pyet nëse rezultoi i vështirë viti i parë i martesës. Ajo tha se:

Unë e kam thënë këtë gjë kur ndodhën shumë gjëra të reja. Unë nuk kisha jetuar kurrë me dikë tjetër më parë. Nuk më ishte dashur kurrë të bashkëjetoja me dikë, kështu që unë isha duke mësuar si të ndaja hapësirën time me dikë tjetër për herë të parë. Por ne kemi gjetur një ritëm. Kalojmë më bukur bashkë, gjë që duhet të ndodhë kur kalon më shumë kohë me dikë që dashuron”,-është shprehur ajo.

 

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Nuk doja, por…”/ Pushime romantike, Adelina Ismaili tregon lumturinë pranë bashkëshortit

Publikuar

-

Nga

Pas një bashkëpunimi të suksesshëm me këngëtaren Rina Balaj, me këngën “Qikat”, Adelina Ismaili i ka munguar fansave në rrjetet sociale.

Këngëtarja ndodhet me pushime me bashkëshortin e saj, Valin dhe djalin e tyre Uliksin, të cilët kanë zgjedhur Greqinë për të pushuar.

Nga pushimet Adelina ka postuar një foto krah bashkëshortit dhe tregon se pranë tij ndihet e lumtur.

“Nuk doja të bija në dashuri, por kur ti buzëqeshe e dija që do të të dua përgjithmonë”, ka shkruar Adelina.

LEXO TE PLOTE