Connect with Us

Ekskluzive-“Është më mirë të parandalosh sesa të kurosh”/ Anila Kalleshi zbulon “sekretet” për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë

Life Style

Ekskluzive-“Është më mirë të parandalosh sesa të kurosh”/ Anila Kalleshi zbulon “sekretet” për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë

Publikuar

-

Anila Kalleshi është një nga dietologet më të mira dhe të famshme në Shqipëri. Historia e saj e suksesit është shumë frymëzuese për çdokënd që dëshiron të ketë një karrierë të suksesshme në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar.

Ndër të tjera ajo është vlerësuar me çmime të ndryshme në eventet më të mëdha botërore që kanë lidhje me shëndetin. Në një intervistë ekskluzive për CNA.al, Anila ka rrëfyer sekretet dhe këshillat më të domosdoshme për kujdesin ndaj shëndetit.

Intervista e plotë:

1. Ju keni fituar shumë çmime të rëndësishme dhe jeni vlerësuar si një nga dietologet më të mira në Shqipëri. Cili nga këto çmime ka përmbushur qëllimin tuaj? Të thoni, po kjo është ajo që kam dashur gjithnjë?

Nuk ka qenë vetëm një çmim por disa që kanë përmbushur qëllimet e mia dhe kanë afirmuar karrierën time profesionale. Pra mund të përmend disa prej tyre: “ The name of Science” vlerēsuar në Lucerne të Zvicrës me motivacionin “A personal contribution of a candidate to scientific research, his/her personal achievements in the development of national science”, si dietologia më e mirë  në Konferencën e Ekselencës të Cilësisë dhe “ The Rose of Paracelsus”, çmim mjaft i rëndësishëm ndërkombërar që jepet për praktikat më të mira mjekësore nga European Medocal Association me qendër në Bruksel . (The Rose of Paracelsus is an award that is given to those who have excelled in the field of public health, in the organization, implementation and modernization of care and health services in general). Çmimi i Sokrates gjithashtu është një çmim mjaft i rëndësishëm për mua, i marrë në Kanë, me një vlerë të jashtëzakonshme, pasuar më pas me çmime të tjera të marra në Amerikë dhe në shumë vende të Europës. 
Theksoj se përgjatë karrierës sime kam marrë shumë  çmime prestigjoze ndërkombëtare të cilat kanë qenë vendimtare në fillimin e një karriere ndërkombëtare në fushën e dietologjisë. 
Ndërsa po të më pyesni cili është çmimi që them “Po, kjo është ajo që kam dashur gjithmonë”, është padyshim titulli që më është propozuar në Dhjetor të 2019 në Oksford, nga “Unioni Akademik i Oksfordit” si “Profesore Nderi”. Një vlerësim i tillë nga akademikë të shquar ndërkombëtare, është një vlerësim tejet i madh dhe një nder për mua të jem pjesë e tyre.



2. Në qendrën tuaj keni patur shumë personazhe të njohur që falë ndihmës dhe përkujdesit tuaj kanë arritur peshën ideale. Cili ka qenë rasti më i vështirë për ju?

Shumë prej tyre kanë teka, janë të përkëdhelura dhe mendojnë që e gjithë bota rrotullohet rreth tyre. Shpesh nuk janë të rregullt me seancat dhe nuk kanë vullnetin e duhur që t’i shkojnë deri në fund. Ka qenë një rast, nje personazh mjaft i njohur i skenes shqiptare ku gjatë periudhes se trajtimeve tek “AKC” hante çdo ditë akullore me pesë kupa. Ka shumë raste të tilla dhe gjithmonë mundohem që të kultivoj te ta një stil të shëndetshëm të të ushqyeri, pasi shpesh herë shikoj që abuzojnë me ushqimin.

3. Ku e gjen Anila të gjithë energjinë për të motivuar personat që vijnë në qendrën tuaj për t’u dobësuar pasi është shumë e vështirë të bindësh dikë të heqësh dorë  nga ajo që do më shumë për shembull ushqimi?

Pas gjithë këtyre viteve punë, i kam kushtuar një vëmendje të veçantë punës psikologjike te persona që kanë pasur nevojë të humbin kilogramët e tepërta. Pra kam pasur mundësinë të punoj me persona të cilët kanë pasur vullnet të ndryshojnë stilin e tyre të jetesës dhe jetën e tyre, si dhe me ato që në një farë mënyre kanë dështuar në arritjen e qëllimit të tyre për shumë shkaqe. Sot janë në rrugën e duhur në sajë të trajtimeve në “AKC”, në sajë të vullnetit dhe përkushtimit të tyre, si dhe në sajë të punës së palodhur nga ana ime dhe stafit të “Anila Kalleshi Center” AKC.

4. Cili është 24 orëshi ideal sipas jush, si duhet të nisë,  vazhdojë dhe përfundojë dita?

24 orëshi ideal është një regjim i mirëbalancuar, nuk është një dietë por një regjim i mirëbalancuar i cili do të kishte të gjithë nutrientët dhe mikronutrientët e nevojshëm për organizmin. Trupi ynë është i programuar për të marrë të gjitha elementët që i japin energji, e mbajnë larg sëmundjeve, i rrisin sistemin imunitar si dhe të mbajnë çdo qelizë të trupit në funksion optimal. Dhe për të arritur këtë, duhet një regjim ushqimor i mirëbalancuar, i cili konsiston në marrjen e sasive të duhura të karbohidrateve, yndyrnave, proteinave por gjithashtu edhe të vitaminave, mineraleve, enzimave, fibrave dhe anti-oksidantëve. Një regjim ideal 24 orësh do të ishte ai që fillon me një zgjim të hershëm, i shoqëruar me një aktivitet fizik dhe nisjen e mëngjesit me një gotë uji me lëng limoni ose kanellë (të cilët janë perfekte për pastrimin e zorrëve).

Mëngjesi mund të jetë kos me drithëra dhe të kombinuara me fruta të thata. Antioksidantët që ato përmbajnë të mbajnë të ngopur gjatë dhe nuk e lejojnë trupin të kalojë në gjendje urie. Dreka është mirë të konsumohet në të njëjtin orar dhe të përmbajë sasi të balancuara karbohidrate/perime si dhe darka të përmbajë proteina/perime. Por gjithmonë duhet të kemi kujdes me sasitë e porcioneve si dhe me balancimin e tyre përgjatë ditës. Konsumi çdo ditë i lëngjeve të perimeve dhe frutave do të ishte një zgjidhje ideale për të marrë sasitë e duhura të lëngjeve që i nevojiten trupit. Sasia e ujit është ajo më e rëndësishmja, duhet konsumuar rreth 30 ml ujë për peshë trupore, duke i shtuar gradualisht sasi nëse personi merret me aktivitet fizik. Pra nëse merret me aktivitet fizik duhet të marri një sasi më të madhe të ujit, në mënyrë që të mos jetë i/e dehidratuar.



5. Cila është dieta më pak e “mundimshme” që do t’iu sugjeroje atyre që ndjekin dhe dëgjojnë me shumë vëmendje këshillat tuaja për mënyrën e të ushqyerit?

Dietat nuk janë shkop magjik, por janë një kombinim i shumë faktorëve: stil i shëndetshëm ushqyerje, aktivitet fizik, shumë vullnet dhe përkushtim. Pra “dieta perfekte” do të ishte një regjim ushqimor afatgjatë i kombinuar me aktivitet të rregullt fizik, i cili është çelësi kryesor për një jetë të shëndetshme dhe shëndet optimal. Mbani mend: Me shëndetin nuk ka kompromise! Është më mirë të parandalosh sesa të kurosh!

Intervistuar nga: Anxhelina Elezaj & Enxhi Rapo

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Life Style

E gjykojnë veten për çdo lloj gjëje/ 4 shenjat më vetë-kritikuese të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Gaforrja Gaforret kalojnë një kohë të gjatë duke u menduar se cila është gjëja e duhur për të bërë dhe cila jo. Gjithashtu harxhojnë shumë kohë duke mbajtur dietat të ndryshme në mënyrë që të humbasin peshë pasi gjithnjë e kritikojnë nëse marrin disa gramë më shumë. Peshqit Peshqit duan që gjithçka të fundksionojë pa […]

LEXO TE PLOTE
" "

Life Style

Materialistë dhe sarkastikë/ Tiparet më negative të Binjakëve

Publikuar

-

Nga

Binjakët janë sarkastikë Binjakët janë njerëz që karakterizohen nga ironia dhe sarkazmë. Sarkazmë mund të jetë e mërzitshme veçanërisht nëse kërkon një këshillë prej tyre. Mund të jenë flirtues Binjakët si shenja të ajrit urrejnë ta lënë veten të bien poshtë. kështu që më mirë do të bënin të rrinin beqarë pasi në një lidhje […]

LEXO TE PLOTE
" "

Life Style

Aktorët e famshëm të serialit turk Bija ime/ Zbuloni çfarë nuk dinit rreth tyre

Publikuar

-

Nga

“Bija ime” është një nga serialet turke më të ndjekura në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera. historia e këtij seriali është shumë prekëse dhe e veçantë pasi bëhet fjalë për një vajzë të vogël e cila quhet Ojky që vuan nga një sëmundje e rëndë si dhe mamaja e ka brkatisur duke e […]

LEXO TE PLOTE
" "

Life Style

Ojky sëmuret dhe e dërgojnë në spital/ Zbuloni se çfarë do të ndodhë sot në serialin “Bija ime”

Publikuar

-

Nga

Ojky sëmuret dhe e çojnë në spital. Doktori njofton Demirin se Ojkyt duhet t’i bëjnë transplant palcën kockore në të kundërt ajo nuk do të jetojë më gjatë. Demir tronditet kur merr këtë lajm. Atij i duhet të gjejë një dhurues për Ojkyn. Xhemal akuzon Ugurin se ka vrarë babain e Demirit. Demir është shumë […]

LEXO TE PLOTE