Connect with Us

Martesë me të vdekur, bileta për kafshët në tren, ja disa nga ligjet më të çuditshme që ka sot Franca

Blog

Martesë me të vdekur, bileta për kafshët në tren, ja disa nga ligjet më të çuditshme që ka sot Franca

Publikuar

-

Franca është një vend i njohur për shumëkënd. E megjithatë, ka shumë fakte të çuditshme, që mund të mos i keni ditur për këtë vend të madh evropian. Disa janë të lezetshme, ca të neveritshme, dhe të tjerat janë thjesht të pabesueshme. 

Mund të martoheni ligjërisht me një person të vdekur

Shprehja “derisa vdekja të na ndajë”, nuk vlen gjithmonë për francezët, të cilët mund të martohen ligjërisht edhe me një të vdekur. Nekrogamia, martesa midis të gjallëve dhe të vdekurve, ka qenë e ligjshme në Francë që nga shekulli XIX, por u bë e famshme gjatë Luftës së Parë Botërore. 

Në atë kohë, shumica e martesave përfshinin gra që martoheshin me të dashurin e tyre të ndjerë, të vrarë në frontin e luftës. Martesat ishin të nevojshme, për të siguruar që fëmijët e ushtarëve të ndjerë, të ishin trashëgimtarë të ligjshëm të baballarëve të tyre. Ndërkohë, ligji aktual i nekrogamisë u shfaq për herë të parë në vitin 1959, kur 423 njerëz vdiqën si pasojë e shembjes së Digës Malpas. 

Iren Jodar, e fejuara e njërit prej viktimave, Andre Kapra, i shkruajti një letër presidentit Sharl De Gol, duke kërkuar të martohej me të fejuarin e saj të vdekur. Presidenti pranoi. Por ka edhe disa kushte të përcaktuara për këtë lloj martese. Partneri i gjallë, duhet të ketë një arsye të fortë për ta dëshiruar këtë lloj martese. Ndërkohë kur partneri i vdekur është burri, martesa ndodh zakonisht pasi partnerja e tij e gjallë është shtatzënë.

Sistemi “Viager”, ose kur blerësi shpreson që pronari i shtëpisë së vdesë sa më pare…

Në Francë harrojeni hipotekën, pasis francezët përdorin shpesh sistemin “Viager”, që mund të cilësohet si një kombinim i lojërave të fatit dhe hipotekës. Aspiranti për t’u bërë pronar i një shtëpie (blerësi), i bën një pagese paraprake pronarit të shtëpisë (shitësit), në varësi të vlerës së shtëpisë. 

Blerësi vazhdon të kryejë pagesa më të vogla ndaj shitësit çdo muaj, derisa ky i fundit vdes. Më pas blerësi bëhet pronar i shtëpisë. Por kjo marrëveshje ka rreziqet e veta, po të kihet parasysh se është e pamundur të parashikohet kur do të vdesë një person. Shpeshherë, blerësit kërkojnë të marrin fshehtazi informacione mbi shëndetin e pronarit të shtëpisë, para se të bien dakord për një marrëveshje. 

Kjo përfshin vëzhgimin e mënyrës së sjelljes së tyre, apo kontrollin e banjës së tyre, për të konfirmuar nëse janë duke u kuruar, dhe për çfarë lloj sëmundje. Disa shitës të zgjuar, shtirren sikur janë keq me shëndet, kur një blerës potencial vjen të vizitojë shtëpinë. Siç u tha më lart, ky lloj sistemi nuk siguron gjithmonë fitoren e blerësit. 

Rasti më i famshëm është i Zhan Kalmen, që nënshkroi në një marrëveshje të tillë me avokatin e saj, Andre-Fransua Rafraj në vitin 1965. Kalmen ishte në atë kohë 90 vjeçe. Rafraj 45 vjeç, mendonte se kishte nënshkruar një marrëveshje të mirë. Ai i paguante një shumë të madhe parash çdo muaj, 2.500 franga (ose 500 dollarë). 

Por Kalmen jetoi edhe 32 vjet të tjera, deri në moshën 122-vjecare, duke mbajtur ende rekordin e njeriut më jetëgjatë në botë. Rafraj vdiq në vitin 1995. E shoqja vazhdoi të kryente pagesat mujore ndaj Kalmen, derisa ajo vdiq 2 vjet më vonë. Marrëveshja rezultoi një katastrofë, pasi deri atëhere Rafraj dhe e veja e tij, e kishin paguar mbi dy herë vlerën reale të shtëpisë. 

Qeveria i detyron me ligj radiot të transmetojnë këngë franceze

Në vitin 1994, qeveria miratoi një ligj, sipas të cilit 40 përqind e këngëve që transmetohen në radiot e vendit, duhet t’i përkasin artistëve francezë dhe të jenë të kënduara në gjuhën frënge. Me kalimin e viteve, kjo krijoi një skenar të çuditshëm, ku radiot vazhdonin të luanin të njëjtën këngë pa pushim, vetëm për t’iu përmbajtur kuotës së përcaktuar në ligj. 

Në treçerekun e kohës, luheshin vetëm 10 këngë. Kjo pjesërisht edhe për faktin se nuk kishte mjaft këngë dhe muzikantë francezë. Për më tepër, shumë artistë francezë këndonin gjithashtu në anglisht. Sidoqoftë, problemi më i madh ishte vetë publiku, që preferonte më shumë muzikën në gjuhën angleze. 

Radiot po ankoheshin se po humbnin dëgjuesit. Në shenjë proteste në vitin 2015, ato refuzuan të luanin ndonjë këngë franceze për 1 ditë të tërë. Qeveria e ndryshoi ligjin, dhe e uli kuotën në 35 përqind. Ajo shtoi gjithashtu se për gjysmën e kohës, radiot mund të transmetojnë vetëm 10 këngët më të njohura franceze. 

Shoferët ndalohen të përdorin telefonin, kur parkojnë buzë rrugës

Në vitin 2018, qeveria franceze miratoi një ligj që i ndalon shoferët të përdorin telefonat e tyre celularë, gjatë kohës që po kanë parkuar buzë rrugës. Ky lloj ndalimi, vlen edhe kur makina është e fikur. Shoferët mund ta përdorin telefonin e tyre, vetëm kur ndalen në një parking të ligjshëm. Ata mund t’i përdorin telefonat e tyre në anën të rrugës, vetëm nëse makina ka pësuar defekt. Në çdo rast tjetër, shoferët gjobiten me 135 euro, dhe heqje të 3 pikëve nga patenta.

Ligji ndalon fotografimin natën të Kullës Eifel 

Ndriçimi në Kullën Eifel, cilësohet si një vepër arti me të drejtat e drejtat e autorit, çka e bën të paligjshme fotografimin e saj natën, apo shpërndarjen e fotos pa leje në mediat sociale. Ligji bazohet në ligjin e të drejtës së autorit të Bashkimit Evropian, që mbron veprat origjinale të artit gjatë jetës së krijuesve, dhe 70 vjet pasi ata kanë vdekur. Ndriçimi në kullën e famshme, u realizua vetëm në vitin 1985. 

Bileta për kafshët që udhëtojnë në tren 

Operatori shtetëror i hekurudhave franceze, u kërkon udhëtarëve të paguajnë 7 euro për kafshët që peshojnë nën 6 kg. Ndërsa biletat për kafshët mbi 6 kg, janë sa gjysma e çmimit të një bilete të klasit të dytë. Vetëm qentë që shërbejnë si guidë për personat e verbër, mund të udhëtojnë në trena pa pagesë. 

Qeveria jep çmime për familjet që rritin me sukses fëmijët e tyre

Më 26 maj 1920, qeveria franceze miratoi dhënien e Medaljes së Nderit të Familjes për gratë që rrisnin të vetme dhe me sukses të paktën 4 fëmijë. Çmimi u krijua për të vlerësuar gratë, fëmijët e të cilave mbetën pa baba, pasi bashkëshortët e tyre vdiqën në Luftën e Parë Botërore. Kishte 3 variante të këtij çmimi:medalje ari për gratë me 8 ose më shumë fëmijë, argjendi për gratë me 6 ose 7 fëmijë, dhe bronzi për ato me 4 ose 5 fëmijë.

Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Studimi/Pirja e paracetamolit gjatë shtatëzanisë, i bën fëmijët hiperaktivë, dhe u shkakton probleme me përqendrimin

Publikuar

-

Nga

Një studim i ri nga Universiteti i Bristolit në Britaninë e Madhe, u shtohet provave që lidhen me efektet e mundshme anësore nga pirja e e paracetamolit gjatë shtatëzanisë. Hulumtimi i botuar në revistën “Paediatric and Perinatal Epidemiology”, shqyrtoi nëse ka ndonjë ndikim mes pirjes së paracetamolit në mesin e shtatzënisë, dhe sjelljes së pasardhësve […]

LEXO TE PLOTE

Blog

Dilema/Për sa orë gjumë kemi nevojë?

Publikuar

-

Nga

Kur kemi qenë fëmijë, mund të kemi protestuar dhjetëra here, duke mos dashur të flejmë në drekë. Por si të rritur, e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë. Shekspiri e quante gjumin “banjën e ëmbël pas një pune raskapitëse, balsamin e mendjeve të lënduara, ushqimin kryesor në jetë”. Përtej shprehjeve poetike, gjumi është […]

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse ndikon drita e Hënës së plotë mbi gjumin tonë?

Publikuar

-

Nga

Shumë njerëz thonë se kur Hëna është e plotë, ata qëndrojnë zgjuar, ose e kanë të vështirë të flenë normalisht. Tashmë një studim i fundit, i publikuar në revistën “Current Biology”, i mbështet pretendimet e tyre. Në një studim të vogël të 33 njerëzve, studiuesit zbuluan se fazat e Hënës, ndikojnë në cilësinë e gjumit […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: