Connect with Us

“Ato po e bëjnë botën më të mirë”/ Të famshmit i dalin në mbrojtje Meghan Markle dhe Princit Harry

Kryesore Show Biz

“Ato po e bëjnë botën më të mirë”/ Të famshmit i dalin në mbrojtje Meghan Markle dhe Princit Harry

Publikuar

-

Kritikat kundër Meghan Markle dhe Princ Harry po shtohen gjithmonë e më shumë dhe kjo po “revolton” të famshmit.

Personazhet e njohur po i dalin në mbrojtje Meghan, duke shpërndarë mesazhin e të qenit më të sjellshëm e pozitivë me njëri-tjetrin.

Si fillim ka qenë Ellen DeGeneres që nëpërmjet një fotoje të dukës dhe dukeshës, tregoi për takimin me ta:

“Portia dhe unë takuam Princ Harryn dhe Meghan në Angli për të folur për punën e tyre në konservimin e jetës së qenieve të egra. Ata ishin njerëzit më me këmbë në tokë, më të dhembshur që kam takuar. Imagjino të të sulmojnë për çdo gjë që bën, kur gjithçka që po përpiqesh të bësh është ta bësh botën më të mirë.”

Ellen DeGeneres

@TheEllenShow

Portia and I met Prince Harry and Meghan in England to talk about their work on wildlife conservation. They were the most down-to-earth, compassionate people. Imagine being attacked for everything you do, when all you’re trying to do is make the world better.

View image on Twitter
11.1K people are talking about this

Më pas, shqetësimin e tij e shprehu dhe Elton John:

“Jam tmerrësisht i shqetësuar nga komentet e shformuara dhe keqdashëse që kanë qarkulluar në media, përsa i përket qëndrimit të Dukës dhe Dukeshës së Sussex në shtëpinë time në Nice javës që shkoi.

Mamaja e Princ Harry-t, Diana, Princesha e Wales ishte një nga mikeshat e mia më të mira. Ndjej një detyrim të thellë të mbroj Harryn dhe familjen e tij nga ndërhyrjet e panevojshme të medias, që kontribuoi në vdekjen e parakohshme të Dianës.

Pas një viti të tensionuar me punën dhe dedikimin e tyre për bamirësi, David dhe unë donim që familja e re të kishte një udhëtim privat në qetësinë dhe sigurinë e shtëpisë sonë. Për të mbajtur një nivel të lartë mbrojtjeje të nevojshme, ne i vumë në dispozicion një udhëtim me avion privat.

Që të mbështesnim angazhimin e Princit Harry për mjedisin, u siguruam që fluturimi të ishte pa karbon. E respektoj thellë dhe e duartrokas angazhimin e Harryt dhe Meghan për bamirësinë dhe i bëj thirrje medias të ndalojë këto akuza të pamëshirshme dhe të pavërteta për karakterin e tyre.”

Elton John

@eltonofficial

I am deeply distressed by today’s distorted and malicious account in the press surrounding the Duke and Duchess of Sussex’s private stay at my home in Nice last week.

View image on Twitter
11K people are talking about this

Dhe e fundit, me një mesazh ku përmend edhe fëmijët, ka qenë këngëtarja Pink:

“Jam e lumtur të shoh njerëz që dalin në mbrojtje të Dukës dhe Dukeshës së Sussex. Mënyra se si njerëzit e trajtojnë atë është forma më publike e bullizmit që kam parë prej kohësh. Është jashtë kontrolli. Le të jemi pak më të sjellshëm. Le t’i tregojmë fëmijëve tanë që është “cool” të jesh i sjellshëm.”

P!nk

@Pink

I’m happy to see people coming to the defense of The Duke and Duchess of Sussex. The way people treat her is the most public form of bullying I have seen in a while. It’s out of control. Let’s all be a bit kinder, huh? Let’s show our children that it’s cool to be kind.

7,557 people are talking about this

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: