Connect with Us

Instagrami vjen me “rregulla” të reja/ Çdo postim i bërë më parë do të bëhet publik

Teknologji

Instagrami vjen me “rregulla” të reja/ Çdo postim i bërë më parë do të bëhet publik

Publikuar

-

Mjaft  e shpërndatë këtë mashtrim të Instagramit. Yjet e famshëm pretendojnë se Instagram po ndryshon rregullat, po lejon rrjetin të përdorë fotot ndërsa firma insiston se “ky post nuk është i vërtetë.”

Me siguri të gjithë e keni parë mesazhin e gjatë që vjen në telefonin tuaj kur rrjetet sociale vendosin të bëjnë ndryshime në politikat e tyre.

Shembulli i fundit, i cili qarkulloi në media të martën , pretendon se çdo post i bërë nga ju më parë do të rikthehet dhe do të publikohet që nga sot, dhe kjo mund të përdoret kundra jush.

Kjo mund të ndalet vetëm nëse ju nuk e lejoni Instagramin të ketë akses mbi postimet tuaja.

Por kjo është një gënjeshtër e dukshme. Shumë përdorues kanë rënë pre e një shakaje virale që në fakt ka prekur dhe yjet e famshëm të televizionit si Pink T.I të cilët e kanë ndarë në rrjetet sociale me ndjekësit e tyre, duke u shprehur të nervozuar me këtë shaka virale.

Përshtatur nga CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

“Mos e bëni këtë gabim”/ Ekspertët e kibernetikës tregojnë rrezikun e marrjes “borxh” të karikuesit

Publikuar

-

Nga

Keni marrë borxh një karikues të dikujt që nuk e njihni? Keni bërë një gabim shumë të madh. Sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike ky është një gabim i madh.

Eksperti Charles Henderson thotë se:

“Në 2019, kjo përbën një gabim shumë të madh. Ka disa gjëra në jetë që nuk mund t’i marrësh borxh. Nëse jeni në një udhëtim dhe papritmas kuptoni se keni harruar mbathjet e çorapet. Besoj se nuk do t’i kërkonit një bashkudhëtari që t’ia merrni borxh? Do të shkonit në një dyqan e do të blinit të reja”, nënvizon ai.

Henderson udhëheq një ekip hakerash që klientët i punësojnë për të thyer sistemet e kompjuterëve të tyre me qëllim që të zbulojnë pikat e dobëta. Që kur hakerat kanë gjetur mënyrën për të implantuar karikuesit me viruse që mund të “rrëmbejnë” pajisje dhe kompjuterë, ekipi i tij i këshillon klientët që të bëhen paksa mosbesues ndaj karikuesve të të tjerëve.

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Lundron përreth 245 ditë në vit në 51 vende të botës/ Kjo është anija që synon të thyejë rekorde

Publikuar

-

Nga

Viking Cruises po përpiqet të vendosë rekordin për lundrimet më të gjata të pasagjerëve në botë, me anijen e tij Viking Sun.

“Lundrimi i tij i fundit botëror”, i cili ka startuar në 31 gusht nga Londra, do të kalojë gjithsej 245 ditë duke vizituar 51 vende në gjashtë kontinente.

Destinacionet përfshijnë Brazilin, Vietnamin dhe Tasmania. Biletat për lundrim kushtojnë mbi 90,000 dollarë për person. Linja e lundrimit po përdor anijen e saj Viking Sun për të vendosur një rekord të ri.

Anija do të kthehet në Londër vitin e ardhshëm./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tualeti prej floriri vidhet në Pallatin Blenheim

Publikuar

-

Nga

Një tualet floriri 18 karatësh është vjedhur gjatë natës në Pallatin Blenheim.

“Një bandë ka hyrë në pallatin e Oksfordshire rreth orës  04:50 dhe ka vjedhur veprën e artit”, ka raportuar policia e Thames Valley.

Tualeti i punës, me titull “Amerika”, të cilin vizitorët ishin ftuar ta përdorin, nuk është gjetur ende.

Për këtë akt është arrestuar një burrë 66 vjeçar.

“Vjedhja shkaktoi “dëme të mëdha dhe shumë zhurmë” sepse tualeti ndodhej brenda ndërtesës”, tha policia.

Ky tualet prej floriri ishte pjesë e një ekspozite të artistit konceptual italian Maurizio Cattelan që u hap të enjten.

Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE