Connect with Us

Spiunon përdoruesit/ Google, Mozilla dhe Apple bllokojnë qeverinë e Kazakistanit

Teknologji

Spiunon përdoruesit/ Google, Mozilla dhe Apple bllokojnë qeverinë e Kazakistanit

Publikuar

-

Google, Mozilla dhe Apple kanë bllokuar një certifikatë të enkriptuar të lëshuar nga qeveria e Kazakistanit, e cila u kërkonte qytetarëve ta instalonin në shfletuesit e tyre.

Kritikët thanë se i lejuan qeverisë të monitorjë trafikun e internetit. Qeveria raportoi se softweri ishte një masë sigurie por studiuesit nga Universtiteti i Miciganit zbuluan se certifikata e instaluar e shfletuesit lejonte qeverinë të vëzhgonte faqet të cilat vizitoheshin nga njerëzit dhe të shihte çdo postim të përdoruesve.

Sipas studiusëve certifikata e rreme kishte në shënjestër 37 faqe, duke përfshirë aplikacionet e mesazheve në pronësi të Google, Google Docs, Instagram, Gmail, Tëitter, Facebook dhe një numër shërbimesh të mediave sociale ruse.

Chrome i Google është deri tani shfletuesi më i popullarizuar në Kazakistan, sipas StatCounter, me gati 70% të tregut.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

Rekord në kinematografi/ Ky dokumentar po “trondit” botën si filmi më i shikuar

Publikuar

-

Nga

Blogerja më e famshme në botë Chiara Ferragni, ka hedhur në treg së fundmi dokumentarin e saj Unposted, ku flet për jetën që nuk e shfaq në Instagram.

Ky dokumentar sipas mediave ka thyer rekord në historinë e kinematografisë italiane duke qenë filmi i publikuar në ditë jave me më shumë shikues dhe me më shumë bileta të shitura.

Dokumentari, pasi dha premierën në Festivalin e Filmit në Venecia, shfaqet në kinema prej vetëm tre ditësh. Mbi 160 mijë njerëz e kanë parë dhe janë shitur mbi 1.6 milionë euro bileta.

Në Chiara Ferragni Unposted rrëfehet ngjitja e Chiara-s deri këtu ku është sot. Ajo u rrit para kamerës, falë pasionit të së ëmës për të dokumentuar pushimet dhe ndodhitë e veçanta të familjes ndër vite. Rrëfehet spontaniteti i saj për të ndarë me botën jetën private, vështirësitë e martesës me Fedez, problemet e shtatzënisë dhe djalin e tyre, Leone.

“T’u tregoja të tjerëve për veten më trembte: S’isha mësuar të mos kisha kontroll. Kam postuar për jetën time që kur isha 16 vjeçe, në fillim në blog dhe tani në Instagram. Pastaj gjeta harmoninë me Elisa Amoruso-n, që më bëri të zbuloj pjesë të vetes që s’i njihja. Për shembull, s’e kisha kuptuar sa ndikim ka pasur nëna ime në atë që jam sot,” tha Ferragni.

Nga Unposted, Ferragni do që të “të përcjell një mesazh pozitiv: ji i vendosur dhe bëj ëndrrat e tua realitet. Jam shumë e lumtur që jam një burim frymëzimi dhe ndoshta do ta kuptoni më mirë pse përmes dokumentarit.”

Në dokumentar, Chiara projektohet si perfekte, gjithnjë në kontroll të situatës, “një person tejet pozitiv” me aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe një dialog të pandërprerë me ndjekësit: “U lexoj gjithë mesazhet, komentet, bëj rregullisht sondazhe, kërkoj këshilla, përmes tyre u bëj ballë vështirësive.”

“Unë jam shumë e fortë, edhe pse në fillim bëhesha shumë keq kur lexoja mesazhe dhe komente negative. Më bënë të dyshoja të vetja, te rruga që kisha marrë. Tani e kam më të thjeshtë të mos ndikohem. Dua të jem një shembull kundër heronjve të tastierës dhe shumë shpejt do t’i dedikoj më shumë energji këtij misioni,” tregon ajo. Djali i saj, Leone, është një vjeç e gjysmë dhe është postuar në Instagram para se të lindte. Natyrisht, ky vendim u kritikua shumë.

“Ai është djali i dy personave të famshëm: të flas për Leo-n, për lumturinë tonë familjare më duket gjëja më normale dhe më transparente. Edhe ktëu gjej një mesazh pozitiv. Kur isha e vogël, mami filmonte gjithçka. Sot ndodh në rrjete sociale, është një ndryshim kulturor. Privatësia sot është një koncept i çuditshëm, ndryshe nga më parë. Për mua, të ndaj jetën me të tjerët është themelore. Jam një libër i hapur dhe nuk e kam problem të tregoj veten sepse jam njeri i mië: në rrjetet sociale dhe në realitet jam i njëjti njeri. Përpiqem vazhdimisht të përmirësohem dhe ta mendoj veten si një e tretë, si Chiara që dua të jem.”

 

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Huawei bën ndryshimin drastik/ Ja çfarë do të ndodhë me aplikacionet

Publikuar

-

Nga

Huawei ka lançuar smartfonët më të rinj të cilët shumë prej programeve nuk i kanë të instaluar. Mate 30 dhe Mate 30 Pro kanë mungesë të aplikacioneve si Youtube, Google Maps dhe Gmail, midis tyre edhe softuerë të tjerë.

Ato gjithashtu nuk përmbajnë Google Play Store të cilin e ka të instaluar çdo lloj smartfoni. Por për këtë pjesë kanë menduar që të krijonë një dyqan që i përket firmës Huawei.

Një zëdhënës i firmës kineze ka treguar për BBC se Facebook, Instagram dhe What’s up do të jenë të disponueshëm në dyqanin e vetë Huaëeit i cili do të quhet Galeria e aplikacioneve të Huawei.

Ai gjithashtu tregoi se është krijuar një mënyrë që të gjithë ikonat e këtyre aplikacioneve do të dalin në pjesën anësire të telefonit dhe se stafi i dyqnit do t’iu shpjegonte klientëve se si funksionon kjo.

E pavërsisht këtyre sqarimeve duket se nuk do të ketë kaq shumë interes në blerjen e tij pasi këto aplikacione nuk do të mund të funksionojnë mirë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

“Mos e bëni këtë gabim”/ Ekspertët e kibernetikës tregojnë rrezikun e marrjes “borxh” të karikuesit

Publikuar

-

Nga

Keni marrë borxh një karikues të dikujt që nuk e njihni? Keni bërë një gabim shumë të madh. Sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike ky është një gabim i madh.

Eksperti Charles Henderson thotë se:

“Në 2019, kjo përbën një gabim shumë të madh. Ka disa gjëra në jetë që nuk mund t’i marrësh borxh. Nëse jeni në një udhëtim dhe papritmas kuptoni se keni harruar mbathjet e çorapet. Besoj se nuk do t’i kërkonit një bashkudhëtari që t’ia merrni borxh? Do të shkonit në një dyqan e do të blinit të reja”, nënvizon ai.

Henderson udhëheq një ekip hakerash që klientët i punësojnë për të thyer sistemet e kompjuterëve të tyre me qëllim që të zbulojnë pikat e dobëta. Që kur hakerat kanë gjetur mënyrën për të implantuar karikuesit me viruse që mund të “rrëmbejnë” pajisje dhe kompjuterë, ekipi i tij i këshillon klientët që të bëhen paksa mosbesues ndaj karikuesve të të tjerëve.

LEXO TE PLOTE